Rusia: Nuk ka dëshmi se ka pasur sulm kimik në Siri; reagon ashpër SHBA: Assad një "kafshë"

9 Prill 2018, 17:15Bota TEMA

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se nuk është gjetur asnjë dëshmi se ka pasur sulm kimik në qytetin sirian të shkatërruar të, Douma.

Ai ka deklaruar se specialistë rusë dhe punonjës të ndihmës kanë vizituar zonën, ndërsa luftëtarët rebelë kanë filluar të largohen nga qyteti pas një marrëveshje dorëzimi, shkruan BBC.

Burimet mjekësore thonë se dhjetra civilë u vranë në sulmin e së shtunës por numrat janë të pamundur për tu verifikuar.

SHBA dhe Franca kanë kërcënuan për një “reagim të përbashkët, të fortë” ndaj sulmit të supozuar.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të diskutojë akuzat të hënën vonë.

Shefi i diplomacisë ruse tha se ushtria kishte paralajmëruar shumë herë se po përgatitej një “provokim”, që synonte të fajësonte Damaskun për përdorimin e supozuar të armëve kimike kundër civilëve.

Specialistët tanë ushtarakë kanë vizituar këtë vend, së bashku me përfaqësuesit e Gjysmëhënës së Kuqe të Sirisë dhe nuk gjetën ndonjë gjurmë të klorit apo ndonjë substance kimike të përdorur kundër civilëve“, ka thënë Lavrov.

Deklarata e kryediplomatit rus erdhi disa orë pas një tjetër sulmi vdekjeprurës në një aeroport ushtarak sirian, për të cilin Moska dhe qeveria siriane fajësuan Izraelin.

Sulmi në fjalë goditi bazën ajrore Tiyas, i njohur si T4, pranë qytetit të Homs.

Vëzhguesit thonë se 14 vetë u vranë, ndërsa Izraeli ende nuk ka komentuar zhvillimet. Shteti sirian fillimisht fajësoi Uashingtonin, por deri më tani SHBA, Britania e Madhe dhe Franca e kanë mohuar përfshirjen në këtë sulm.

Presidenti i SHBA Donald Trump tha se ata që e kanë ndërmarë këtë sulm do të marrin një “çmim të madh për të paguar”. Shefi i Shtëpisë së Bardhë, e cilësoi presidentin e Sirisë Bashar al-Assad një “kafshë”.(TemA TV)

3 komente në “Rusia: Nuk ka dëshmi se ka pasur sulm kimik në Siri; reagon ashpër SHBA: Assad një “kafshë””

  1. Sit back and relaks says:

    Si gjithmone duhet bere pyetja, kush perfiton nga nje skandal i tille? As Asadi as Moska nuk kane interes ne kete faze te luftimeve te perdorin armet kimike pasi jane ne ofensive te plote dhe po progresojn me sukses. Armet kimike detyrohesh ti perdoresh kur je ne nje situate te pashprese. Per me teper tani qe Turqia-Irani-Rusia rane dakord per menyren se si do menaxhojne krizen ne Siri askush nga keta nuk ka interes te terheqi vemendje negative mbi veten. I vetmi perfitues nga kjo gjarje nqs eshte e vertete eshte ai qe po humbet influencen ne Siri, USA dhe forcat siriane te mbeshtetura prej saj. Mesa duket black ops jane under way per interesa te politikes dhe populli i pambrojtur eshte ai qe shkon mish per top apo si i thone diplomatikisht deme anesore.

  2. .. says:

    hajde na e rruaj trap

  3. .. says:

    hajde na e rruaj trap …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje