Shtohen low cost, por fluturimet nga Shqipëria kushtojnë edhe dyfish e trefish më shtrenjtë se rajoni (krahasimi)

9 Prill 2018, 09:21Sociale TEMA

Ndonëse numri i kompanive ajrore që kanë linja direkte me Shqipërinë po shtohet, përfshirë dhe ato me kosto të ulët (low cost), çmimet e biletave për të fluturuar nga Tirana drejt vendeve të ndryshme të Europës vijojnë të mbeten më të shtrenjtat në rajon, në disa raste edhe dyfish apo trefish më shumë.

“Monitor” ka krahasuar çmimet e biletave për udhëtim vajtje -ardhje rreth datave 21 dhe 27 maj për të njëjtat destinacione për nisje nga Tirana, Shkupi, Prishtina me linja të njëjta ose të ndryshme. Në përgjithësi Shqipëria ka biletat më të shtrenjta për të gjitha destinacionet, me shumë pak përjashtime. Më i liri është Shkupi, për shkak të fluturimeve të shumta direkte nga kompania low cost hungareze, e cila subvencionohet nga shteti maqedonas.

Gjermania, më e shtrenjta

Destinacioni më i shtrenjtë nga Rinasi është Gjermania, dyfish apo tre. Për në Berlin, çmimet variojnë nga 200-250 euro, me Lufthansa, Adria, Alitalia, ose Austrian (tranzit)  ndërsa nga Shkupi (Wizz Air) dhe Prishtina (Eurowings) biletat janë rreth 75 euro me linja direkte, rreth një e treta sa shpenzon nëse udhëton nga Shqipëria.

Frankfurti është më i lirë nga Shkupi, me 70 euro, ndërsa është më i shtrenjtë nga Shqipëria, me gati 300 euro dhe rreth 200 euro nga Prishtina (të dyja me Adrian).

Për në  Munih, nga Podgorica, me Wizz Air, një biletë vajtje ardhje për javën e fundit të majit e gjen me 100 euro, ndërsa nga Rinasi me 180-230 euro.

Budapesti më i liri

Me hyrjen e Wizz Air në rajon, Budapesti është bërë destinacioni më i lirë i arritshëm përmes avionit. Nga Kosova, rreth datave 21-26 maj, mund të gjesh një biletë vajtje ardhje me vetëm 25 euro, nga Shqipëria me 65 euro dhe nga Maqedonia me 50 euro. Nga Pordgorica është më i shtrenjtë, me gati 105 euro.

Italia, me më shumë alternative të lira

Rritja e konkurrencës ka sjellë një ulje të fluturimeve nga Shqipëria drejt Italisë. Për destinacionet drejt Italisë, më i liri është Milano me 110 euro (Fly Ernest). Për në Romë, bileta kushton 147 euro me AlItalia dhe Blue Panorama me 130 euro. Megjithatë, nga Shkupi, Roma psh është e arritshme me 86 euro.

Oslo, tre herë më e shtrenjtë se Shkupi

Pas interesit të turistëve norvegjezë për Shqipërinë, për herë të parë nga muaji qershor, do të nisin fluturimet direkte nga Tirana në Oslo me Norwegian Airlines. Biletat variojnë nga 300 euro në qershor, në 350 euro e më shumë në fund të korrikut dhe në gusht. Ndërsa nga Shkupi me Wizz Air, në maj, Oslo është e arritshme me 100 euro dhe në gusht me 240 euro.

Londra, Vjena, Parisi

Në Londër, ndonëse nga Tirana operojnë dy linja direkte (British dhe Wizz Air), bileta më e lirë është 200 euro me Wizz Air, në krahasim me 120 euro nga Maqedonia (po me Wizz Air) dhe 135 euro nga Prishtina.

Vjena, me Austrian, mbetet sërish më e shtrenjta nga Tirana, me 250 euro, nga 160 euro nga Shkupi dhe 200 euro nga Prishtina.

Për në Paris ka linja direkte nga të tre vendet, po më i liri mbetet sërish Shkupi me 108 euro, nga Prishtina 160 euro (me Germania që ka filluar fluturimet së fundmi) dhe nga Tirana (me Transavia) bileta vajtje ardhje kushton 233 euro, dyfishi i Shkupit.

11 komente në “Shtohen low cost, por fluturimet nga Shqipëria kushtojnë edhe dyfish e trefish më shtrenjtë se rajoni (krahasimi)”

  1. Travel ma mire nga Koqova says:

    Shqiperise ja merr dhe Kosva, lol? Imagjino ne cfare vendi jetojne dhe shtet kane bijte e komunizmit.

    1. adi says:

      ja se del arben ahmetaj per here te 10 , dhe thote qe do ulim cmimet dhe rilindasit do kenaqen per aritjet e rilindjes.
      vari leshte pune bagetish , bile me keq, se bagetia nuk genjehet me fjale duhet ti hedh pak bar ndersa rilindasit genjehen vetem me ” do te”.
      KUIZ : tani me rilindjen qe u ndrua pronari i Rinasit dhe ju shtua edhe me 2 vjet koncesioni cili mendoni se eshte pronari i ri qe cmimet jo nuk ulen po ngrihen??????

  2. Toni says:

    Rinasi ju dha serisht pa negocim…. kete vit shteti Shqiptar behej pronar i aeroportit por ja dha Kinezeve pa rinegocim. Na rropen…

  3. vito says:

    KEMI POLITIKANET me te kqi ne ter boten , ne ka politikan qe nuk pyesin per popullin e vet hajdut ordiner pisa ,te paret jan rrugaçet SHQIPTAR, vetem te vjedhin per vete jan dhe sa her vjedhin shajn ENVERIN qe i ka mar shpirtin kti populli , hajde gjeje po deshe me kta rrugaç ordiner ,tre her me te lira biletat SHKUPI , dy her me lir kosova dhe kta dy shtete te vegjel jan me te pergjegjshem per popullin e vet.

  4. Udhetari says:

    Me shku ne Athine bileta del 330 euro , ne Vjene edhe me shtrenjt
    te pakten kur ishte Bel Air e konkuroj Olympikun ose sic quhet sot Aegean, por kur nuk ka konkurence…??!!
    Po me ate linjen e re qe na eshte premtuar Air Albania ca behet ??

  5. Keli says:

    Nga podgorica shkon ne Memingen jo ne Mynih, qe esht 120 km larg!

  6. drino says:

    Jemi shteti me i degjeneruar ne Evrope,keta politikane shkerdhata ja kalojne dopjogjashten nje here njonit nje here tjetrit dh po bohen 28 vjet qe as njeri se ha SEPSE E HA POPULLI DELE,mir ja bejne….

  7. Nik says:

    Nga Manchester ne Tivar £60
    Nga Gatwick ne Tirane £350

    Gjeni kushte eshte hajduti

  8. Lani says:

    Kemi marr fund skemi shtet skemi drejtesi

  9. Adriatik says:

    Kjo eshte gabim!

  10. beni says:

    Koncesionari kërkon paratë,ktu esht zanafilla e korrupsionit kur dikur kan përfituar e jo të viheshin parat e shqiptarve për interesat e tyre?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

2 Komente

  1. Y
    YourDoll JP

    ラブドール ロボット みなさん、こんにちは。今が将来の計画を立てるのに最適な時期です。幸せになる時期です。

    Përgjigjjuni
    1. ラブドール販売

      ラブドール 安価 あずみ、最小限の白い水着と巨大なプロモーションであなたはとても魅力的です

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje