“Çfarë kemi kalu në kampin e Tepelenës, mos e kaloftë kush!”

10 Prill 2018, 11:32Dossier TEMA

(Duke marrë shkas nga një diskutim për kampin e internimit në Tepelenë)

Nga Albana M Lifschin

Më kishte folur edhe gjyshja për vitet e internimit,për fëmijët e rritur pas telave me gjemba.

Atë kohë kisha hyrë në gjimnaz. Një ditë, papritur, sytë më shkuan te një shenjë në ije të gjyshes.

– Çfarë është kjo, nana?

Ajo tërhoqi bluzën poshtë dhe e futi nën fund.

– Mua po më shikon ti?

– Çfarë e ke atë shenjë? – pyeta unë përsëri. – Je vrarë gjëkundi, nana?

– Eh, bijo… E kam kujtim nga internimi. Kemi qenë në Bënçë të Tepelenës atë kohë. Pranë kalasë. Ah! Çfarë kemi kalu në internim, mos e kaloftë kush! Na detyronin të banim punë të randa e nuk na mbushej barku kurrë me bukë. Na jepnin një supë, ashtu i thoshin, por zor se të zinte gja luga në të, veç krimbave. Shkonim në pyjoren pranë grykës së lumit,disa kilometra larg kampit.

Ishim rreth 100 gra që ngarkoheshim me dru në kurriz.

Një polic ishte në krye të kolonës e një në fund. Kisha kohë që e baja këtë punë, por fuqitë erdhën duke më lanë. Ishte një ditë shiu. Turra e druve erdhi duke m’u rëndu. Më mundi lodhja dhe e pangrëna. M’u veshën sytë. Nuk mbaj mend si u rrëzova në përrua dhe nuk kisha fuqi të ngrihesha, kur ndjeva kafshimin e një qeni këtu në ijë.

Mua më kishte ngrirë fytyra nga përfytyrimi i gjyshes së rrëzuar në përrua dhe e një qeni të zi mbi të.

– Që atë ditë rashë e sëmurë e nuk shkova ma për dru. Por kisha dy fëmijë të vegjël me vete dhe sido që të vinte puna, nuk duhej t’u dorëzohesha mundimeve. Ata s’kishin kërkend tjetër. Kemi kalu sëmundje të randa.

Askush nuk kujdesej për të sëmurët. Njerëzit i këpuste vdekja. Uria na mundonte përditë. Njëherë, Leka solli në kazermë një 20 lekëshe. Ishte e lagun. “Kush ta dha këtë?” e pyeta. “Askush. E gjeta rrugës. E ka lag shiu, por unë e fshiva pas pantallonave. Nanë, ne mund blejmë një racion bukë me te.” – “Shko vene në vendin ku e gjete. Dikujt i ka ranë nga xhepi dhe ai njeri ka dëshpërim sot. Do të kthehet ta kërkojë rrugës nga ka ecun”, i thashë, “dhe mos harro: veni një copë gur përsipër që të mos e marrë era.” Edhe në ato kushte me barkthatë, fëmijët doja t’i edukoja mirë. Ata do të rriteshin një ditë me vullnet të Zotit.

…….

Gjyshja vazhdoi:

– Një herë tjetër, im bir më tha se një shoku i tij i klasës kish nevojë për fanellë, por nana e vet nuk dinte të punonte me shtiza. Kështu, të nesërmen më sollën leshin dhe tanë natën kam punu me shtiza fanellën e atij djali. Të nesërmen, im bir e mori fanellën dhe ia çoi në shtëpi. U kthye prej andej me një bukë gruri të mbështjellë.

Ishte haku i punës.

Unë s’ia ndaja sytë gjyshes.

– Do prapë?

Unë kisha harruar të merrja frymë…

– S’janë për ty këto, bijo.

– Më thuaj edhe një histori vetëm, vetëm edhe një, iu luta unë dhe u ngjesha pas saj në divanin e kuzhinës.

– Mirë pra, kjo do të jetë e fundit, ë?

Tunda kokën në shenjë pohimi.

– Një pasdite na urdhnun të dilnim jashtë kazermave të tanë, pa përjashtim. Përpara nesh, disa metra më tutje, qe vendosur një mitraloz i mbështetun në dy kambë.

Fëmijët u trembën. Disa filluan të qanin. Çfarë do të banin me ne? Do të na vrisnin? U krijua panik. Komandanti i kampit doli përpara dhe foli me zë të rreptë:

“Mungon një kandil i kazermës. Kush e ka vjedhur, të dalë përpara!” Ra heshtje. Dikur, një djalë i ri bëri një hap para e tha: “E kam unë.” – “Pse e ke vjedhur kandilin? Ai është i komandës s’është i yti!” – “E pashë që ishte prishur dhe mora ta rregulloja.” Nuk u duk se komandanti i kampit e besoi. “Ju të tjerët shpërndahuni, ti dil mënjanë”, tha ai. Pranë zyrave ishe një dhomë izolimi për ata që dënoheshin. Atë djalin e futën atje. Mitralozi dykambësh në mes të kazermave dhe tmerri që u hyni të internuarve s’harrohen.

– Po sikur t’ju kishin vrarë? – e pyeta unë.

– Nuk kishim ba kurrgja që të na vrisnin.

Habitesha me gjyshen. As ajo s’kishte bërë asgjë që ta meritonte internimin, por i kishte duruar të gjitha dhimbje- dënimet në heshtje. Mos ishte pak dhimbja për burrin e djalin e arratisur? Apo për djalin e madh, Palin, që ishte vrarë si “tradhtar” e nuk i dihej varri? E kishin quajtur herë ‘nënë komunisti’ e herë ‘nënë tradhtari’. Më ishte rrënjosur që nga fëmijëria një çast kur e kam pyetur nënën time se sa vjet shkollë kishte gjyshja dhe ajo m’u përgjigj: “12 vjet”.

Nuk m’u besua. Më pas e pata pyetur edhe gjyshen dhe ajo më tha tekstualisht: “Kam 12 vjet shkollë e kurse”.

Vonë, ime ëmë më ka shpjeguar se gjyshja kishte parasysh 12 vitet e internimit. Ato ishin shkolla e saj, prej ku ajo kishte mësuar shumë. Shkollë jete. Vonë, kur dëgjoja të më thoshin se gjyshja jote flet me ‘proverba’, e dija që nënkuptonin mençurinë e saj. Besoja që më shumë se çdo gjë ishte përvoja e jetës si e internuar, që e bënte të fliste shkurt dhe thellë.

(Shkeputur nga libri ” Yjet nuk jane te kuq” , bot. ne 2013 nga “Dudaj”)

4 komente në ““Çfarë kemi kalu në kampin e Tepelenës, mos e kaloftë kush!””

  1. albani says:

    Keqardhje per autoren. Para se te marresh penene per te shkruar merr mundimin dhe meso se ku eshte Benca, ku eshte kalaja dhe ku ka qene kampi. Kur as gjografia nuk eshte e sakte si mund te jete pjesa tjeter e shkrimit?!

  2. shqiptari says:

    ME mizerabel njerez , me pa moral e te pa skrupullt e me mashtrus e ordiner se kta te gjoja te persektumit qe tregojn kto prralla esht veshtir te gjesh , degjo ktu ti moj goc , qe pe nanan tane se kishte i shenj se e kishte kafshu qeni fshatit , turp te kesh qe kerkon te mashtrosh lexuzit esht histori komplet e sajuar dhe ordinere ,nene nana jote hante nje sup se nuk kishte buk me ngop barkun , me buk ne at koh nuk e ngopnin barkun te gjith SHQIPTARET se ne ate periudh ishte kriza e bukes per te ter , te ter jetonin si mos me keq , jentonin keq dhe ata qe nuk e meritonin te jetonin keq se i ishin vrar djemt ne luft per lirin e kti vendi , kurse gjyshi jot kishte luftuar kra pushtusit , kunder vendit vet , kunder kti populli qe ti kerkon te mashtrosh sot dhe kishtelyer duart me gjak , edhe vazhdonte ti lyente me bandat e veriut ne at koh qe luftonin per interes te agjenturave te huaja UDBse jugosllave e ASFALIS greke dhe shum agjenturave te tjera , nanan tane vetem e kan mbikqyr mos e kthente shpin e vetne çerdhe kriminelesh siç kishit familjaret e tjer , kur nuk kishte populli per te ngren e per te veshur , ju ishit te fundit qe duhet te pretendonit se ishit vrasesit epopullit tuaj , mos ju familjaret tuaj ,trego dhe arsyen çfar ka ber te paret e tu PJETER MUSTAKUQI me shk qe thernin me thik femrat ne veri se shkonin ne aksion ne hekurudh , ik mos naj shpif se nuk na prek me prrallat mashtrimet e tua , trego çfar kan ber teparet e tu qe gjindeshit ne ate kamp se kot nuk ju kishin mar me kokrra se ishit te rrezikshem per popullaten jo se nuk donit komunizmin siç pretendoni sot jo , por ndiqnit instiktin e te parve tuaj qe luftuan kra pushtusit kunderkti populli qe ti kerkon sot te qaj ty hallin ik pirdhuni me historit tuaja , historit e llumit te kti populli.

  3. ELIOT says:

    NE FILLIM DO TA PERGEZOJ KET GRUA SOT QE TREGON ..PER GJYSHE E SAJ NE INTERNIM …. DHE NE RAST SE I NGATERRON BENCEN DHE …. SDO TE THOOTE GJE ……UNE MEGJITHESE ISHA TIRONS ..ME GJIMNAZ … HEREN E PARE QE PASHE QYTETIN ANTIK BUTRINTIN … SE DIJA KU ISHTE NE KUFIJ ME GREKUN… SE NUK KISHIN TE DREJT E TE VIZITONIM SHQIPERINE ..POR TANI NJOH EUOPEN ME MIRE SE FRANCEZET …..JO SEPSE JME ME I MIRI NE HISTORIE … POR EDHE KAM UDHETUAR SHUME …..PRANDAJ … KUR JETA NE SHQIPERI ISHTE ME TULLONA PER BUKEN ..USHQIMET ….. E IMAGJINOJ NE KAMPET E ENVERIT … EDHE HASMIN MOS TA SHIKOJNE NE ATO KAMPE …KUR NE EUROPE KA VARREZA ME NAZISAT GJERMANE …NE SHQIPERINE E ENVERIT SGJEJNE DOT TE VRARET E ENVERIT ..DHE MOS ME THONE SE KANE VRARE VETEN ……? E BETE NJE HERE ME MEHMETIN …MOS E THUANI PER 5000 TE PA GJETUR VARRET … ESHTRAT …..?NDDERSA DIKTATORI ..PREHET NE VARREZAT SI PASHA NE MES TE SHQIPERISE …NEXHMIJE KURVA SHKON TEK BURRI SA HERE TI DOJE BYTHA …..PO FAMILJARET QE SAKNE GJETUR TE TYRET .. BABALLARET VELLEZEIR MOTRAT . KU DUEHT TI QAJNE … NEXHMIJE HOXHA ..???NA THUAJ ..SE JE AKOMA GJALLE … SHOQJA ALABANA .. TE BESOJ PER CDO GJE ….MUA NENA IME QE KA VDEKUR SOT ….KISHA 15 VJEC QE ME TREGONTE …SI E TORTURUAN GJYSHIN TIM …BABAIN E SAJ KOMUNISTAT ..MBAS CLIRIMIT .. ISHTE BURR ME I MIRE QE E NIHTE TIRONA.. AS NJE BASHKEPUNIM ME NAZISTAT ME FASHISTAT … SHIKONTE PUNEN E VET .MBANTE FAMILJEN ME BUKE ….DHE ME TREGONTE TORTURA QE I KISHA PARE VETEM ME GESTAPON .. QE I BENIN BOLSHEVIKEVE ..PER TI TREGUAR PER SHOKET ..PER PLANET …JA KUSH ISHIN KOMUNISTAT …. ISHIN ME TE NDYRE S GJERMANET….PERSE ..SEPSE GJERMANET TORTURONI RUSET SERBET … KOMUNISTAT ..POR KOMUNISTAT SHQIPTARE TORTURUAN POPULLIN SHQIPTAR TE PAFAJSHEM QE PUNOI JETOI ME DJERESE….. POR KA DISA ANALFABETA QE E KAN KEQ TA KUPTOJ NE ….. I LA DIKTATURA ME TRUNE PREJ KAUCUKU ..PREJ PLASTIKE ..

  4. Femijet jane te Zotit says:

    Ti o njeri, qe here behesh Albani e here Shqiptari, mos e prish gojen me autoren:
    Fati i fisit te saj nuk duhet paragjykuar, nga asnje krahe politik, por sidomos nga ish-komunistet.
    Albana e ka shkruar kete liber vite vite me pare, as ka lidhje me debatin e koheve tani: ajo ka pershkruar Dhimbjen e saj, madje jo vetem te saj…
    Nuk eshte njeri qe nderron gjethe si pemet, pasi vuajtjet dikur kane qene aq te gjata sa s’ka nge te luaj me veten, per tu sherbyer ketyre qe u bene me pushtet sot: te gjithe te pa dhimbje, te pashpirt…
    Albana i di te gjithe anet politike, se ashtu i erdhi jeta, di ta pranoje edhe idealizmin sado naiv te nje kusherini, sic di ta respektoj e te nderoj sakrificen e tjeterkujt, le te themi gjyshit te saj, qe e dinte c’ishte komunizmi me pare se te vetemashtrohej nipi…
    Le ta degjojme, le te mos kapemi ne lapsuse, gjoja gjeografike: eshte fjala per nje Kamp te Izoluarish grash e te moshuarish dhe sidomos femijesh…Femijet nuk kane mbiemer, jane te tere te Zotit…
    Albana nuk kerkon te behet me faj ai qe s’ka faj…
    Ajo thjesht kerkon qe te behemi me zemer njerzore…kaq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje