Letërkëmbimet mes Stokholmit dhe Tiranës për skandalin erotik të vajzës së uritur, me mollë në dorë.
Si turisti suedez vuri në “lojë” autoritetet më të larta komuniste të Shqipërisë, të cilët nuk mundën të gjejnë vajzën e aventurës.
Gjetkë nëpër botë, do të quhej një aventurë e padëmshme. Nga ato të qëmtuarat për një natë prej turistëve, edhe pse përfundonte në faqet e një reviste. Por jo në Shqipërinë e 1988-ës, ku reportazhi i turistit suedez për netët e “zjarrta” në shoqërinë e një shqiptareje, do të shkaktonte një tërmet të vërtetë. Turisti suedez, autor i shkrimit: “Atje ku vajzat, janë më të nxehta se llava” ka vizituar Sarandën gjatë vitit 1988.
Ishin disa syresh në atë kohë që ia dilnin të siguronin vizë, ndaj edhe regjimi e kishte të pamundur ta identifikonte mes tyre të huajin e aventurës së rrezikshme. Në këtë shkrim, i cili mbërriti në Tiranë nëpërmjet ambasadës tonë në Stokholm mungonte emri i autorit.
Ai përshkruan me detaje vizitën e tij në qytetin e Sarandës, ku qëndroi disa ditë e ku u njoh në hotel me një vajzë shqiptare që punonte aty. Sipas shkrimit dhe fotos nudo të publikuar në të, vajza quhej Ana dhe nga pamja ishte tepër ezmere. Përshkruhej me detaje sesi ata u njohën rastësisht dhe pas disa dialogësh, ai e fton Anën në dhomën e tij.
Po sipas shkrimit, Ana shkon në dhomën e turistit suedez, ku kalon atje gjithë natën. Autori në fund të shkrimit shpjegon me hollësi marrëdhëniet intime që pati me vajzën shqiptare, pa e ditur se historia e tij erotike nga Shqipëria do të fuste në hall të madh autoritetet e vendit më të izoluar të Europës.
Transkripti i shkrimit të suedezit
Në vitin 1988, vendi më stalinist i Europës nuk jepte as shenjën më të vogël të devijimit nga rruga e Enver Hoxhës. Ndaj edhe mund të imagjinohet skandali që shkaktoi në Tiranë shkrimi intim i turistit suedez, i formatit të revistave rozë. Për të gjetur personazhet e asaj aventure “mëkatare” në një hotel të Sarandës nuk do të ishte fare e lehtë. Duke e ditur se me ç’vend kishte të bënte, suedezi kishte fshehur veten dhe identitetin e vajzës shqiptare me të cilën kishte kaluar natën, duke i vendosur edhe asaj një emër të rremë, në mënyrë që të mos ishte nën vrojtimin e autoriteteve të kohës, nëse ata mund ta kërkonin.
Raportimet nga Shqipëria në mediat e huaja, edhe ata më të kotët analizoheshin shumë në atë kohë, pasi i vetmi burim nga brenda vendit, ishte informacioni zyrtar që vinte nëpërmjet kanaleve si ATSH-ja apo radiot në gjuhë të huaja, të cilat gjithsesi i përmbaheshin fort formatit të mërzitshëm komunist. Për shumë, vendi në këto vite kishte hyrë në një izolim të thellë dhe PPSH-ja i kishte shpallur luftë pa kthim gjithë botës. Në këtë sfond historik, shkrimi i turistit suedez në Shqipëri do të ngrinte në këmbë ambasadën tonë në Stokholm, Ministrinë e Punëve të Jashtme e atë të Punëve të Brendshme. Të gjithë u vunë në kërkim të Anës.
Materiali në fjalë kaloi në duart e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, Sokrat Plaka, i cili do ta kishte të pamundur të gjente dhe përcaktonte se cila ishte vajza nga Saranda, që kishte kaluar një natë me suedezin. Historia e kësaj ngjarje shkon edhe më tej. Materiali i përcillet më 8 mars 1988 ministrit të Punëve të Brendshme të kohës, Simon Stefanit, një ndër drejtuesit më të lartë komunistë, njëkohësisht zëvendëskryeministër dhe anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë. Stefani, ndoshta ndër ministrat më të shkurtër që njeh historia e shtetit shqiptar, u alarmua nga informacioni dhe i kërkoi ndihmësit të tij, Zylyftar Ramizit të hetonte dhe të gjente me çdo kusht se cila ishte vajza në revistën suedeze. Jo vetëm kaq, por për regjimin ishte e patolerueshme edhe pamja e vajzës, e fokusuar nga suedezi: e uritur, me një mollë në dorë.
Nisin hetimet nga Dega e Punëve të Brendshme Sarandë për gjetjen e vajzës. Merren në pyetje njerëz të dyshuar. Të gjitha të dyshuarat, punonjëse në hotel ishin femra me një jetë normale. Fillon krahasimi i fotove me revistën. Asgjë nuk del në dritë. Fillojnë prapë hetimet dhe ngërçi është po ai. Vajza nuk ishte punonjëse hoteli, por një femër nga pjesët inferiore të popullsisë së vendit. Kishte kaluar një natë me të dhe kaq. Turisti suedez, në fakt i kishte futur në lojë të gjithë zyrtarët e Shqipërisë.
Raporti nga Stokholmi
Ambasada e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë në Stokholm ka qenë vigjilente në rastin e botimit të këtij shkrimi. Ajo menjëherë ka bërë përkthimin përgjithësues të materialit pa hyrë në gjërat e turpshme, dhe këtë ia ka postuar Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Për eprorët e tij, ambasadori shqiptar në Suedi shkruan: “Revista e përmuajshme suedeze “Stop Weekend”, nr.10/1988, me 45 mijë kopje, në lidhje me vendin tonë boton shkrimin: “Atje ku vajzat janë të nxehta si llava”.(Mapo)
”anna” ishte Hanemja e Zikes………..e ”nxehte” pasi Zike i binte sumes dhe nuk kujtohej per gruan!
Hahaha..uhuhu..ishte zecka grecka..moma e turkofakut..dhe e Dule vetullziut.
trgfc mo u bej koqe kandari… zikja ka qen duke palluar tet eme moter e cfare te kish pragu
Tfgs, mos e ngaterro Ziken me historine e bythes tende. Mos e projekto veten tek te tjeret.
NUK ka gje per tu çuditur nese shteti ishte tronditur , se tek e fundit prostitucioni dhe kurveria ishin te ndaluara ne at koh , ne ate artikull flitej jo per ate vajzen si individ , por per grat SHQIPTARE ne total , kjo ishte arsyeja tronditjes , çfar ka per tu çudit , ne kte koh ky sistem po mban europen me kurva shqiptare , ne prap nuk çuditemi qe kjo e fundit esht vertet tronditese , pse i vlersoni kaq padrejtesish gjerat, çfar jan te ati sistemi qe kishim te keqen e hiperbolizoni , te miren e tkurrni deri ne zhdukje , pse e shani sistemin e shkuar , per prapagand ai sistem i hongert mutin kti sistemi sot , se me i peshtir qe qenka ky sot per propagand te pa drejt kunder te tjerve nuk na kishin zen kurr syt , se kte e drejtojn ordineret rrugaçet njerzit pa as nje moral , po çensura sot 1 mij her me e tmerrshme se ne at koh sot po komentove diçka te mir per te shkuaren nuk ta boton njeri komentin , po the gje te mir, te ter skandalizohen si te tmerruar ,kan frik se mos kthehet sistemi shkuar prap , nuk kthehet me o njerez jo , se sot per be nuk gjen nje njeri te ndershem ne kte vend , nje atdhetar , nje njeri qe te doj shtet dhe ligje , ne jemi ne total popull kusar , ata qe investuan per shkaterrimin ton te flen te qet se dhe po te duan te behemi pak njerez , do paguajn miliarda dhe nuk do na bejn dot , ata europa e amerika investitoret e shkaterrimit te kti populli ,sot kerkojn te ven drejtesi po i genjen mendja lodhen kot , ne sot nuk duam me as shtet as rregull as ndershmeri u mesuam te hurit e te litarit nga i pari tek i fundit , rroft demokracia jon .
Ti je idiot
Bravo shqiptari…nuk i heq asnje presje komentit tuaj !
RESPEKT !!!
Ky do ket palluar ndonje jevg dor e zez patjeter
Po fotoja ku eshte?
Ana qe fjeti me suedezin paska tronditur shtetin shqiptar,ne e dim se saliu e tronditi shtetin shqiptar dhe zhduku bllokmenet……
Pjese inferiore e vendit. Jevge ka qene. Ato nuk kishin as banesa e as gjendeshin per identifikim.
I lumte dafllaku jevges, pas 9 mujesh ka lind nji beb me sy bojeqiell dhe u ka martu me Karafilin e Zykes ajona, keni inat juve mor gaxhija, nji shtet te tane ka vu ne levizje ahahah
Bravo Shqiptari ashtu eshte e verteta sic thua ti, nuk i heq asnje presje. Se sot me te drejte thote populli rane malet e u ngriten halet.
Sipas te gjitha gjasave ngjarja ngjan me nje trillim nga Suedezi per te tallur sistemin tone,pa dyshuar aspak ne;
Bukurine
Ciltersine
Zgjuaresine
Shkathtesine
Thjeshtesine
Zhdervjelltesine
Miresine
Nxehtesine e tyre si llava.
O suedez ke pi shum raki me duket dhe ke fol karlliqe
Z. “Shqiptar” te lumte dora per komentin. Nje e vertete absolute.
Sot kurveria shqiptare shuan epshet e europianeve. Ne ate sistem
paskish patur vetem nje “llave” ndersa sot mburren me “llavat”
gjithe Europa ! Dhe hajt e kritikoje po deshe ! Te quajne injorant,
e cfare nuk i nxen goja. Eshte nje turp per nje nje intervistuese te
nxjerre nga goja fjalet qe s’ka guxim t’i thote asnje femer qofte
edhe prostituta: “Vetem veshet i kam te virgjer” ! Keto gjera edhe
ne Amerike , me kane thene se censurohen.
O bastard se le kokrren e namit, cfare epshes te europuaneve shuaka ”kurverua” shqiptare mor krye hajvan, mor bastard analfabet komunist, a mund te me thuash????
A mundet ndonje nga ju hajvanet komunista te temes te japi ndonje argument o vemje???
Per prostituta ne europa nuk mbahen shqiptaret mor hajvan i zeqos dhe nuk jane mbajt ndonjehere.
Mbahen rumunet, moldavet, ruset, ukrainaset, bullgaret, polaket, ceket, hungarezet, serbet etj etj por shqiptaret nuk jane mbajt ndonjehere.
Prostitucion edhe mund te kesh, por jo ne shifat dhe ekzagjerimet qe ti ben o hajvan.
Problematika nuk zgjidhet duke e ekzagjeruar.
PO mire o injorant shqiptar ku i ke ti gjithe keto llava shqiptare qe po thua se nuk kam degjuar.
Si ka mundesi qe ju fshtataret komuniste jeni rraca me inferiore dhe e trashe qe vetem per te glorifikuar sisntemin komunist doni te nxirrni cdo gje sot te zeze.
Mund te kete disa kurva sic thua ti, por jane te pakta ne numer dhe nuk perbejne as 0.001% te kurvave ne europe.
Shumica dermmues ee kurvave ne europe jane rumune, moldave, ukrainase, ruse, bullgare, serbe, ceke, polake etj etj dhe kete e di gjithe bota.
Na hapet koken duke permend te njejtin muhabet o fshatar.
Boll permendet kero kurverirat se qeshin te tjeret me ju, cfare i bie te thone shtetet me siper pastaj
Bravo shqiptari…nuk i heq asnje presje komentit tuaj !
RESPEKT !!!
Ka kaluar cdo kufi perversiteti gazeta Tema me keto “Mapot” e saj.
.
Fotografia e ketij mini-porti eshte e vitit 1920 qe tregon sa imorale eshte lufta kunder ‘Kamunizmit”..
.Ne kohen ku vendi po shkon per lesh dhe parlamenti eshte bere si bordello porno-politike me Saliun salianjin dhe grida sumen..keto shkrime te Temes se semes dhe Mapos po ja rrit lavdine atij sistemi qe ishte i ashper por kishte dinjitet dhe sovranitet..