PD-LSI dhe “frika” prishin protestën, tregtarët e irrituar përzënë deputetët: Çfarë doni që vini këtu, ku ishit më parë ju?

10 Prill 2018, 09:03Politika TEMA

Biznesi i vogël ka ulur qepenat sot për dy orë, në shenjë proteste për taksat e rritura nga qeveria.

Por, përfshirja e deputetëve të PD-së dhe LSI-së ka shkaktuar një efekt boomerang.

Shumë tregtarë në Tiranë, kanë vendosur të mos i ulin qepenat, vetëm për shkak të politizimit të protestës së tyre.

Madje, disa deputetë, i kanë përzënë nga protesta e tyre.

Siç ishte rasti i Halim Kosovës.

“Çfarë do që vjen këtu? Ku ishit ju më përpara kur u rritën taksat”, i janë drejtuar tregtarët e Tregut Ushqimor deputetit demokrat, që është deturuar të largohet.

Përplasje ka pasur dhe me Aldo Bumçin, Florion Mimën e Jorida Tabakun, ndërsa deputeti i LSI-së, Brahimllari, është përplasur edhe fizikisht me tregtarët.

Por nuk ka qenë vetëm politizimi i protestës, ajo që ka shtyrë shumë tregtarë të mos ulin qepenat.

Shumë prej tyre kanë pasur edhe frikë nga tatimorët, ndaj nën zë thonë se nuk iu bashkuan protestës.

Në Lushnje p.sh, ndryshe nga qytetet e tjera, asnjë tregtar nuk e uli qepenin.

Tek tregu i Medresese në tiranë, një pjesë e bizneseve nuk i janë përgjigjur protestës.

“Disa tregtarë kanë replikuar me kryetarin e shoqatës së bizneseve të vogla me pretendimin se deri sot këto shoqata nuk e kanë mbrojtur biznesin e vogël” raporton Ora News.

As në “Rrugën e Kavajës” në Tiranës, shumë biznese nuk iu përgjigjën thirrje për të mbyllur qepenat.  Pyetjes se përse nuk i mbyllën qepenat, tregtarët iu përgjigjën se nuk besojnë dhe nuk duan të përdoren politikisht.

Edhe në “Tregun Ushqimor” ku përzunë Halim Kosovën, tregtarët kanë qenë të ndarë.(TemA)

5 komente në “PD-LSI dhe “frika” prishin protestën, tregtarët e irrituar përzënë deputetët: Çfarë doni që vini këtu, ku ishit më parë ju?”

  1. pensionisti says:

    Po te kesh politikan mendjefycke, kalamanj si puna e LSI -se , po te kesh nje kryetare qe vete e rrefehet te prifti , mos prit zhvilim…..

  2. Po me te vertet : C’mut donin deputetet e PD ete LSI-se midis tregetareve ? Ja pra pse kjo nuk eshte proteste e tregetareve ,por e PD_LSI.

  3. Gri says:

    Vazhdon gallata me pd dhe lsi!
    Ne Itali lajmerohet 2 jave zyrtarisht tek tatimet dhe policia! 1 dite para besoj se bie ndesh mee sistemin e ekonomise se tregut, politikisht kapitaalizimin.
    Kjo menyre veprimi wuhet anarki ose sic thote S. dixhitali: revolucion.
    Per kete shkak pronaret mund te gjobiten lehtesishte. Prandaj opozita eshte gallate.
    Opozita nuk duhej te shkonte sot, kjo con ne politizim.
    Opozita nuk mund te detyroj me zore te ulin qepenat! Opozita dubet te mesohet te pres momentin kur fillon vlimi. Atehere po…..
    Po c’te besh, si gjithmon prish pune. Kush ta beje politiken e zgjuar! Aldua, luli, etj. te cilet duhet te reformohen sipas formatit te reformes ne drejtesi,te pergjigjen! Pastaj …. mund te kerkojne pushtetin, por jo qyl, jo me rotacion me rekomansim nderklmbetaresh. Duhet te shtrengojne bythen mire!
    Populli eshte zgjuar! Kerkon te perdor te dredjten e sovranit dhe lirite demokratike, pa politike! Shqiperia po perparon, po ecen drejte europes!

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Epo koqe kandari deputete.. Me 7 banka llogarish te bera me “konsultence” i kerkon tregtarit te varfer te uli qepenin. Kllouni merr miljardera hajdut ne parti, dhe do te luftoj edhe varferine, edhe korrupsjonin.. Merr djalin e 55-ses qe ka ngrene pace gjithe jeten the zverrku si sholle kepuce ushtaraku dhe do luftoj oligarkine. Heq Majlinden dhe merr Salianjin qe shkon me peshk ne dore si idjot para Parlamentit.. Po ajo cishte?!?! Apo rri me buzet qeshur si kalama thibe.. Morren dhe psikopaten gojeshthurur tani. Opozite e kapitulluar..

  5. TIni says:

    Ps po mer frutet e emerimeve qe kane bere ne tatime. Te paafte e injorante qe nga Brisi e kjo qe eshte tani Vasiliqia ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje