Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka publikuar një draft vendim të qeverisë së kryeministrit Berisha, i cili parashikonte uljen e pragut në 2 milionë xhiro për biznesin e vogël që ai të deklaronte TVSH-në.
Në një konferencë për shtyp pak minuta para nisjes së protestës 60 minutëshe të biznesit të vogël, Ahmetaj tha se në këto 10 ditë qëkur ka nisur të aplikohet tarifa e TVSH-së për biznesin e vogël nuk është rritur asnjë çmim.
“Opozita kërkon të përdorë një masë anti-informalitet për të turbulluar ambientin politik shqiptar. Kjo masë do të provohet që këtë muaj se është masa e duhur.
Ju ftoj të jepni një çmim të rritur në dyqanet e lagjeve, apo në supermarketet e mëdhenj që nga 1 prilli. Ajo që ne kemi thënë që nuk ka rritje çmimesh do jetë fakt në vazhdimësi përkundër inflacionit i cili do lëvizë në nivelet 1.6%-2.4%”, tha Ahmetaj.
Sipas tij “ata që dje gënjyen disa biznesmenë kanë qenë autorët e ndryshimit të pragut nga 8 në 5 milionë. Një VKM e 21.09.2009 i Sali Berishës uli pragun.
Nuk po e komentoj fare nëse ka qenë e duhur apo jo e duhur. Ja ku është fakti ku vendimi i qeverisë është bërë nga ata që sot bëjnë sikur qajnë për biznesin e vogël, ata që sot tentojnë të gënjejnë një grup sipërmarrësish që janë të mençur për të kuptuar se cila është e vërteta.
Kam edhe një draft vendim të Qeverisë së Berishës për ta bërë nga 5 milionë në 2 milionë. Ky draft është në protokollin e Ministrisë së Financave”.
o beno po pse o shkerdhate justifikim eshte ky? nje e dy ju plehra, ja shikoni e ka firmosur Berisha…po prandaj ndryshojne qeverite o toc, qe te ndryshojne ligjet, po te qe ashtu na marrni per krahasim edhe fermanet e sulltanit o koqe kandari!
Puna eshte se ky bisnez i vogel as i perfill fare taksat, shume prej tyre nuk presin kupone fiskale. Madje edhe tek noteri te shkosh do te thote se e ka mbyllur kompjuterin dhe duk te jep dot dokument qe ke paguar, ndonse kjo nuk e pengon te marre leke. Personlisht kete pashke nuk pata fat qe te me japin ndonje kupon tatimor ne asnje nga dyqanet qe psonisa.
na hapet barkun me keto muhabete “fajin e ka saliu”… kemi faj vete ne qe ju japim voten si saliut e ty… si nuk dolet njehere te pranoni qe jeni komplet jashte realitetit dhe jeni mbytur ne punonjes te paafte dhe partiake
Po kaq idiot është ky njeri,po kaq idiota i kemi ne ministrat.Akoma ky idiot merret me Saliun dhe 2009,po jemi në 2018 ,o idiot,çi duhet popullit se çfarë ka thënë Saliu apu Kadiu.Ti mor idiot as lopët nuk di të ruash.Po bëje një studim o idiot,si mund të jetojë një popull,duke llogaritur të ardhurat,harxhimet dhe tatimet,çfarë i ngelet o idiot,këtë thuaj popullit jo Salën,o hajdut me çizme