LSI po sillet si parti e kapur

10 Prill 2018, 09:16Politika TEMA

Nga Andi Bushati

Monika Kryemadhi ka përsëritur brenda pak javëve të njëjtin qëndrim, të padenjë për një opozitare, kur i është dashur të përgjigjet për Erion Velinë. Në “5 pyetje nga Babaramo” ajo i ka qarë hallin kreut aktual të bashkisë se Rama po kërkon t’ia fusë, se ai nuk e duron dot suksesin e “lalit” në Tiranë, se ai nuk do e kandidojë më për postin aq të lakmuar në krye të bashkisë më të pasur të vendit.

Çdo dëgjues opozitar që do të refuzonte t’i interpretonte këto deklarata si diversione banale të denja për politikën e fillim viteve ’90, me siguri që do t’i bënte pyetjen vetes: po ç‘farë e keqeje n’a gjen nëse Veliaj largohet?

A do të ishte një humbje e madhe për kryeqytetasit nëse njeriu që akuzohet se manipuloi dosjen e vdekjes së Ardit Gjokalajt, njeriu që ka dorë direkt në mbylljen e emisioneve investigative, njeriu që ka blerë pjesën më të madhe të mediave vendase, njeriu që ka dhënë 200 leje ndërtimi ndërkohë kur dihet se çfarë premtoi, njeriu që i ka vjedhur këshilltarët edhe vetë LSI-së, nuk do të kishte një mandat të dytë?

Së paku opozitarët nuk duhet të kishin dilema për këtë.

Por, Monika Kryemadhi e bëri dhe kjo nuk është një rastësi. Fakti se ajo i’u shmang pyetjes për mbajtjen me hatër që LSI po i bën Veliajt, nuk ka të bëjë as me amatorizëm politik, as me provokime të rëndomta brenda shumicës.

Sepse kjo nuk është “gafa’ e parë e kryetares së përtisë së Ilir Metës. Edhe në “Real Story” të Sokol Ballës, ajo u shpreh se kalemendej 50% me 50% për të mbështetur një kandidim të ri të Veliajt në Tiranë. Menjëherë pas saj, në të njëjtin emision u shfaq dhe kryebashkiaku i cili s’gjeti përgjigje më të mirë për të dhënë sesa të thotë me të drejtë: “medoni sa vlerë ka puna ime, sa edhe opozita është e gatshme të më mbështesë”.

Dhe pas gjithë kësaj shfaqeje gjithësejcili ka të drejtën të pyesë: pse po luhet ky teatër? Ç‘farë na intereson më shumë, kulisat që Rama apo Veliaj kurdisin ndaj njëri – tjetrit, apo një qëndrim konseguent dhe parimor ndaj të dyve? Çfarë i volit më tepër publikut, një diversion vulgar për të krijuar të çara mes tyre, apo denoncimi i të vërtetës lakuriq?  Si bëhet më e besueshme një opozitë: duke n’a treguar shembujt se Rama dhe Veliaj duhen ndëshkuar po njësoj (tek shkatërrimi i Tiranës, tek prishja e teatrit, tek stadiumi me kullë, tek lejet për grataçelat, tek lehtësimi fiskal për disa klientë të të dyve, tek inceneratorët e djegjes së plehrave), apo duke i fryrë fabulës së shpikur të rivalitetit mes tyre?

Natyrisht edhe në LSI e kanë përgjigjen për këto dilema. Edhe aty e dinë se një opozitë reale, e besueshme dhe e vërtetë fiton më shumë pikë sesa ajo që përpiqet të luajë në kulisa.

Por, flirtimi i turpshëm me Erion Velinë, i përsëritur nga Kryemadhi, është rasti më flagrant që ngre dyshime për për sinqeritetin opozitar të partisë së saj. Ky ambiguitet i turpshëm tregon dy gjëra: ose se pavarësisht çizmeve, fjalorit dhe përbetimeve për djegjen e shtëpisë së Surrelit, ajo nuk beson tek një opozitë ballore, ose, në të kundërt, ajo ka ende nostalgji për kohën e tepsisë dhe për këtë arsye vazhdon të koketojë me segmente të rëndësishme të qeverisjes.(Lapsi.al)

16 komente në “LSI po sillet si parti e kapur”

  1. Marku says:

    Moniken dhe Vasilin ne flirtimin e tyre me PD-ne e ka perkrahur vetem i qakerdisuri i kesaj pšartioe Ylli Manjani.Shumica e Deputeteve dhe militaneteve e te mos flasim per 90% te votuesve te kesaj partie jane kunder aleances dhe identifikimit me PD-ne ,me Bashen dhe Berishen.Monika me siguri e ka kuptuar se rruga dhe ekstremizmi i opozites me PS-ne dhe vete Ramen do ta lere pa anetaresi dhe pa vota,me nje fjale do ta zhbeje si parti.Ajo do mbetej si Nard Ndoka.Kete e deshmojne edhe largimet e qindera keshilltareve te bashkesive dhe bashkimi i tyre me PS-ne,madje kane filluar levizjet edhe mes deputeteve te LSI-se.

    1. I.Hoti says:

      KASTRAVECI I HYSNI KAPOS PO NA DEL ‘DEMOKRATI_REVOLUCIONAR’ NR 1 ,po ja kalon edhe atij qe ja ka lare bythen(salihit).. Shko mor pordhaxhi i dale boje!

  2. never says:

    po shume idiot je or Bushat kur komenton dhe thenjet e Monikes.

  3. dreni says:

    Une kisha me thene se ti vete je i kapur ,sepse ndryshe nuk do shkruaje fjithefare broqkullash duke nxitur njerezit per dhune e perplasje.

  4. emermbiemer says:

    qenka cmprehur keq lapsi teksa merret me figura politike te dores se dyte. dhe pse duket qartazi qe eshte cmprehur per t’u mprehur me porosi. shkrim thjesht i ben jehone mones por ne nje menyre qe dhe andushi te mos perlyhet e te mos i thoje kush qe tashme eshte krah mones, jo vetem neper kafenera e restorante.

  5. Iliri says:

    Ty Bushat, te herren syte nga puna e Veliajt ne Tirane; perpiqesh te sulmosh indirekt Veliajn. Mos kujto se nuk ka per te dale ne drite nga kush paguhesh per keto sulme cinike!

    Krahaso rezultatet e Erion Veliajt me rezultatet e Erion Kunatit (te Bashes). Veliaj e beri Tiranen qytet evrpian kurse Erion Kunati i vodhi te gjitha te ardhurat e Bashkise, pa bere asnje pune!!

    Gjithsesi, per nga ligesia, nuk ia kalon dot gjyshit tend, Hysni Kapos, qe ia conte ne tepsi Enver Hoxhes, kokat e opozitareve te diktatures

    1. mirel says:

      Ashtu eshte, i herren syte.
      Dhe mua qe perpiqem te gjej nje lapsus midis e -se dhe h-se. Diku kerkoja ndonje aferi ne typing, po jane larg.
      Keshtu qe kur lexoj dhe shikoj sa e pashprese eshte erresira e mendjes habitem perse Andi merr guximin dhe shkruan.

  6. Ali Pashe Tepelena says:

    Te dhjeret e ridhjerjes dhe ri pjellejellejs jane shume te lenduar nga bushati, as qe kur edhey ky shan LSI-in dhe flet qarte mbia ferat e Velise perseri e shajne bushatin.

    Bastarde te ndyre qe mbajne ne pushtet dorgaxhiun e shqiperise dhe zarin e cifuteve, edvin drog rama.

  7. saliu says:

    Po qe per divesion ti je i pari o idiot.

  8. ela says:

    Hera e pare o bushat qe te pelqej

  9. ? says:

    BUSHAT-SHKËRDHAT ,
    NIPI I KRIMINELIT? KE GOJË E FLET PËR MONËN?????

  10. Andi bushati ,nip i familjes se bllokut ku ne kohen e tyre sju mungonte asgje dhe e ndjenin vehten zot perball cdokujt , i edukuar me kete status , sot eshte mbushur me mllef kundrejt cdokujt qe eshte ne pushtet . Nuk jane parimet qe e udheheqin ne analizat e tij por vetem mllefi , qe rrjedh me shumice ne gjakun e tij sepse nuk e ndjen me vehten aq te rendesishem sa dikur

  11. luzati says:

    bushat je kerejt out realitetit,mundet qe disa nga ato qe thua te jene te verteta ,por te futesh E.Veline ne diskutim se a do te behet prap kryebashiak kjo duket se “lapsit” tend i eshte mbaruar karboni .Une si qytetar do te beja vetem dy pytje A eshte me e paster Tirana tani apo para 4 vjetesh.?A ka bere me shume per qytetin ky njeri me parqe te reja dhe vende kreacioni per femije ? Pasi te jesh pergjigjur ketyre pytjeve fillo te shkaravitesh sa te duash ti me lapsin tend ……

  12. mirel says:

    Andi i ke rene ne koke.
    Monika ben farse me opoziten. Skenar per te mbajtur klanin bantitesk ne pushtet.

  13. dajti says:

    Je idiot komplet. Shkruan gjera pa lidhje. Shko me mire mblidh kanaçe.

  14. Jimi says:

    More po shkruaj cfare te duash ti, por une ty nuk te lexoj me, e jo te kometoj cfare brockullis ti more zuzar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje