Gjelë Gjikola: Në kampin e Tepelenës lashë shpirtin (dëshmia e 94-vjeçares, që në kampin brutal i vdiq vajza 3-vjeçare)

11 Prill 2018, 11:55Politika TEMA

Nga Admirina Peçi

Gjelë Gjikolaj, kjo nënë vetmitare, malsore me qëndrim stoik, sot 94 vjeç, ka një histori të fortë për të rrëfyer. Jeton për të dëshmuar, pa bërtitur, pa u ankuar.

Ajo ti shemb nga themelet, ti shkërmoq, gjithë bindjet apo perceptimet që mund të kesh për dhimbjen, vetminë, vdekjen, apo mbijetesën…

Gjela është e sëmurë. Prej 40 vjetësh vuan nga astma. Por siç thotë vetë, Zoti ka dasht që ajo të jetojë gjatë.
E takojmë Gjelë Gjikolën  në spitalin e Rrëshenit, ku trajtohet prej disa ditësh për një varg shqetësimesh të moshës së shtyrë. Në jetën e saj ka një stacion të dhimbshëm që i ther në zemër sa herë e kujton. N’atë stacion do të ndalet sot.

Ajo është e gatshme të rrëfejë për të… Vitet e tmerrshme në kampin e Tepelenës i morën gjysmën e shpirtit të saj, Dilën 3 vjeç, që vdiq e uritur dhe e etur për një pikë ujë…

Gjela ishte 20 vjeç kur u martua me Preng Gjikolën. Burri i saj ishte mbështetës i Muharrem Bajraktarit, Abaz Kupit, Qazim Mulletit, e shumë të tjerëve që ishin deklaruar hapur kundër regjimit të posa instaluar komunist. Dyqanin në Kurbnesh dhe 5 dyqanet e tjera në katundet përreth që i adminsitronte prej vitesh, regjimi ia kishte mbyllë e sekuestruar që në vitet e para pas Luftës.

Prej atij momenti, Preng Gjikola ishte i vendosur ti dilte kundër regjimit të Enver Hoxhës. Siç tregon Gjela, burri i saj vendosi të arratiset bashkë me 60 burra të tjerë me idenë se një ditë do të kthehej e t’ia  ndryshonin faqen Shqipërisë.

“U prenë… i vrau Jugosllavia në at vakt. 60 burra përnjiheri… I thashë: or burrë ku ve? Jam shtatzan, ku ve? Jam tu vojt tha, nuk na le me çel dyqan, na prishi dyqanin, na mori mallin, dyqind berra, krejt mos o zot…

Ata burra që shkuan në Jugosllavi nuk patën mundësi me e ba Shqipërinë për vete, veçse ju shkoi koka…”.

Gjela ndalet një çast. E kujton me dhimbje ditën që burri e la në Kurbnesh. Pikërisht atë ditë, pasi burri iku në mal, Gjela shtatzënë, lindi vajzën e tyre, Dilën, fati i të cilës ishte shenju me kohë, një fati i hidhur! As ajo se pa kurrë të atin e as ai vajzën e tij të vetme.

“Kur u banë këta grup me ata qi u qujtën  tradhtarë, u banë 60 burra dhe dolën, kalun në Jugosllavi. Atë ditë që dolën burrat  n’mal më kishte le cuca. Kunatës i ka le cuca në rrugë me policë. “Je duke gënjy nuk je tu lind”, i thoshin rojet. Policët ishin aty. Asaj i leu cuca në rrugë…”.

Ku po i çonin ata dy gra të llahtarisura? Gjela dridhet kur mendon atë ditë të frikshme, me foshnjën e saj tre ditëshe në atë kamion, që ruhej me policë të armatosun, me kunatën e saj që i kishin nisur dhimbjet e lindjes e iu lutej me shpirt ndër dhëmbë policëve. Aty n’atë kamion, rrugës për në burg një grua lehonë, një tjetër duke lindur dhe vjehrri i tyre plak mes kërcënimit të armëve do të jetonin një ditë të tmerrshme.  E mbas saj muaj edhe më të vështirë.

“Katër muaj kemi nejt në Burrel, në hetuesi. Cuca e lindme atë ditë, e imja tre ditëshe. Kemi nejt katër muaj në hetuesi. Hetuesi burrash jo grash!!!”

Nga hetuesia e Burrelit,  Gjela  ka një shenjë që nuk i shlyhet. Thotë se nuk e kanë torturuar. Por një shenjë ja kanë lënë, që ajo ta kujtonte gjithë jetën se ishte gruaja e një “armiku të popullit”.

“Jo, jo, torturue, torturue… Me kanë ra këtij gishtit (tregon gishtin). Pasi kam dalë prej internimi,(pas 3 vjet e gjysëm) i kam heq duhanin, se e kam pas lidh me duhan. Pas operimit ka ardh në gjendje. Nuk rrej, pikë për pikë jam të t’thanë..

M’tha: “Vene dorën këtu”. Unë kujtova se më tha a di me shkrue. Edhe…(tregon me shenjë se si e ka goditur hetuesi).

“Mos bre, i thashe, mor burri i dheut…”!

“Ta ka ba burri”, me tha. Po burri s’tpyste n’atë kohë. Ku e dija unë se ç’bante burri n’atë kohë me politikë. 60 burra! Ku e çlirojshin Shqipninë, 60 burra!!   

Në hetuesi, me foshnjat që qanin çdo natë nga i ftohti, në birucat e errëta,  Gjela, dhe kunata e saj, të dyja lehona, mendonin vetëm si të shpëtonin foshnjat. Ky izolim mori fund kur burrat që kishin kaluar në Jugosllavi i kishin vrarë. Pas kësaj dy gratë dhe foshnjet e tyre bashkë me vjehrrin plak do t’i nisnin drejt një kalvari të ri vuajtjesh në Tepelenë…

“Na liroi, na liroi… Nuk na liroi Enveri, por dha urdhën për të na internu në Kampin e Tepelenës. Dhe na internun”.

Në Tepelenë, mes 6 mijë të uriturve

Gjela e kujton mirë periudhën kur u vra Bardhok Biba. Fatkeqësinë më të madhe të jetës së saj e lidh më të. Në kampin e Tepelenës çdo ditë ishte luftë për mbijetesë. Por vrasja e atij njeriu siç thotë Gjela, shenjoi jetën e 3 mijë mirditorëve që ju shtuan përnjiherë kampit që kishte pothuajse 3 mijë të internuar të tjerë….Uria që më parë kishte qenë sfilitëse, tani do të thellohej edhe më shumë. Gjela thotë se urrejtja e regjimit ndaj tyre u shtua.

“ Erdhi Beqir Balluku. Bani apelin. Qemë 3 mijë vetë, u bëmë 6 mijë vetë. U internuan edhe 3 mijë vetë të tjerë. I sollën atje…

Nuk e di, se si jam gjallë sot pra, merr vesht a jo! Tepelena ishte: gjethe lisi hanim, lende, hithna…I zinim e i hanim. E kemi jetue e kemi ardh ne shpi…
Na jepshin vetëm dy lek buke sa me rru gjallë, si sot deri nesër në këtë vakt.  Ata na jipshin vetem ndoi  groshë, n’ ata fuçiat me naft qe s’hahej. Ishim popull shumë, ishim 6 mijë vetë.

Pale, pale, pale…në Tepelenë! Ah Tepelena, çfarë maj mend unë! Sa njerëz kanë vdek atje, shpresë na m’zotin!  E kot. Tre mijë vetë kane ardhë kot, se kanë vra Bardhok Bibën. Ishim 3 mijë vetë, u bamë 6 mijë dhe… U pre buka mrapa, u pre buka, u pre ushqimi, vetem t’u varros njerëz përditë, për ditë. Se harroj kurrë. Nji e kishte vra (Bardhok Bibën) se kishte vra gjithë Mirdita! I internuan gjithë Mirditën.Vinin makinat me të internum, pa fund. Fmijët krejt tu vdek Se mban mend historia!

O sa fmi kane vdek atje… Malsija e Shkodrës u kanë vdek kalamaj shumë. Nji shkodrane  quhej Tereza, tre mbesa i vdiqën prej tifos si vajzat tona: 14 vjeç, 12 vjeçë , 6 vjeç. Tre mbesat i ka lane vdek e asht liru pernjihere me mu, e s’ka pas kënd, me fut në shpi”.

Nata kur Dila, tre vjeç, dha shpirt duke lyp ujë…

Atë natë, Gjelës iu shkul diçka prej shpirti. Dila, vajza e saj 3 vjeç, i dha shpirt ndër duar. Si mundet një nënë ta durojë këtë gjë? Fëmija me ethe e temperaturë, pa doktor e pa ilaçe, e uritur me buzët e thara, duke kërkuar ujë, e nëna, e mbyllur brenda një kampi me tela me gjemba, e ruajtur nga ushtarë të armatosur… s’ka t’i japë: as bukë, as ujë… Gjela thotë vetëm një fjalë që përshkruan më shumë se një roman: “….me tu prish mendja”…

“Vajza më ka vdek natën. Ishim, si me qenë dhjetë vetë këtu. Ishte Xhina Miraka. I thashë: “a ke ujë”? “Kam”, tha, “po kam pak”. “Po sa një pikë më jep, se asht tue më lyp vajza ujë, se asht t’u më vdekë. Dhe ma ka dhanë nji filxhan, që e kishte marrë vetë nga shpija. I dhashë me të…

“Më lypte ujë… ‘ujë, ujë, mami, m’jep ujë”. S’kisha ujë fare. Tre vjeçe ishin. Kanë vdek, sikur kanë le, kanë vdek, të dyja, prej tifos. Kishin ethe, temperaturë. Ishin prish krejt, pa pi pa ngranë… E merrsha në krahë, (Gjela bën me shenjë se vajza e mbante kokën varur).”

“S’kisha ushqim as ujë me pi. S’kisha ku me dalë, se s’na linin me dalë. S’na linin. Vetmë për ushqim na kanë vdek. Për ushqim të dy vajzat tre ditë ndërmjet ishin, fiks tre vjeçe, na kanë vdek në kampin e Tepelenës…”

“Fëmijët në Tepelenë, për Zotin, vetëm për ushqim kanë vdekë. E laja vetëm njëherë në 10 ditë, se s’kishim ujë me e la. Nuk na linin me dalë jashtë me mbush ujë. Çezma ishte në oborr jashtë rrethimit. Dilnim me leje. Dhe s’kishim enë me mbush ujë. S’kishim asnji gjë. Na i kishte marrë shteti të gjitha, ca kishim mall e gja, të gjitha na i morën…”.

Gjela hesht, nji grime kohe. Shtrëngon fort shkopin që nuk e lëshon nga vetja. Ajo natë në Tepelenë ia shkretoi gjithë jetën. Burri që iu vra, me idenë se ‘do t’i ndërronte faqen Shqipnisë’ i preu krahët dhe e la pa mbështetje. Por vajza, si ëngjëll që i iku atë natë në Tepelenë i shkretoi shpirtin.

E pyes Gjelën a kishte doktorë në kamp? Pse nuk kujdesej dikush për fëmijët e sëmurë? Dhe ajo shfaq befas indinjatë e një revoltë të fshehur.

“Jo jo.. jo, jo… Mos e fol! Çfarë doktori! S’kishte doktor atje. As doktor as infermier. Tek të internumit? Jo, jo, jo absolutisht… Pa pa pa… jo! Mos e fol! U lshoshim dhè e gjethe te kret. Me t’u prish mendja me fmitë… Vetëm t’u lut Zotin… vetëm Zotin. Vetëm Zotin!”

Dy varre të vegjël, rrëzë një muri…

Nuk mund ti imagjinoj dy gratë e mjera në orët e  asaj nate pasi vdiqën në të njëjtën kohë dy vajzat e vogla. As agimin e atij mëngjesi që e pasoi. Gjela me katër fjali e mbyll këtë kapitull…

“I varrosem cucat, i varrosëm tu u lshue dhe e gur zalli. Ka qenë nji vorr italian. Në rraz të atij muri, i morëm leje komandantit, ramë në zall, morëm ca gur të bardh si voe (vezë), e i vumë akolle (rreth) për mos me e harrue vorrin…”.

Muajt që pasojnë nuk kanë lënë asnjë shenjë në shpirtin e saj. Gjela kujton vetëm ditën e lirimit. I lëshuan nga kampi e ju thane: “Ikni në shtëpitë tuaja…”. Pas kësaj vitet që pasuan lanë në shpirtin e Gjelës vetëm shenja vetmie. Ajo nuk u martua më kurrë. Përjetë mbeti gruaja e Preng Gjikolës dhe nana e Dilës së vogël…

“Jetova…..tuj qa, tuj qa me fjalë,  e tu ardh ke shpia. Kemi ba 12 ditë e 12 netë  rrugë, në kambë nga Tepelena deri në Milot… Kanë vdek rrugës njerëzit. Hangrën ‘kokrra mreti’ (mare) e vdiqën. Kjo,  kur jemi liru prej Tepelene! Nga Tepelena 12 ditë e 12 netë… Ishte hana, ecnim natën… Po ishim njerëz shumë, Mirdita krejt!

“Na liroj shteti. Erdhëm n’shpi. Edhe fara e fisi na kanë nimu. Por na, ndodhëm larg shokësh. Na (Gjela dhe e kunata) kemi jetu bashkë me vjehrrin. Jetoi ai deri 100 vjeç… Pastaj vetëm kam nejt,  gjithë jetën, fillikat. Na dhanë triskat e Frontit dhe himë në punë te miniera e Kurbneshit, kur  u hap miniera”.

Pas 50 vitesh, kthim në Tepelënë…

Gjysëm shekulli më vonë, Gjela kishte të njëjtën zbrazëti në shpirt. Si i kishin lënë, gjithë këto vite,  vetëm, atje në atë kamp të tmerrshëm, dy vajzat e vogla, nën atë qielli që çfarë nuk kishte parë, nën shi e borë, a vapë përvëluese, nën atë marshim të pandalshëm të stinëve?

Pasi regjimi ra, Gjela dhe kunata e saj tashmë të moshuara, e gjetën mënyrën për tu rikthyer atje, ku i kishin varrosur të bijat, në vendin e shenjuar me gurë zalli e me marr prej aty shenjat që kishin mbet prej tyre.

“Kur erdh demokracia i bëmë thirrje Sali Berishës si familje. Kështu, kështu na ka ndodh. A ka mundsi me na dhane leje të shkojmë të marrim dy vajzat në Tepelenë. Dha urdhën Sali Berisha,  kemi marrë tre deputetë Pal Dajçi, Gjovalin Prenga e nji nga Tirana e kemi shku në Tepelenë. Me 13 qershor (2006?).  Kemi vojt e i kemi qit prej vorri cucat. Pluhun krejt ishin ba. Vetëm nga nji copë e vogël e djepave prej pishe kishin mbet… Kemi mor shenjat e i kemi çu te vorrat ke kisha e Shna Noit”.

Gjela ia doli të mbijetojë. Ajo nuk e jetoi rininë, as jetën me burrin që deshi, e sidomos nuk jetoi mëmësinë. Jetoi një jetë të zbrazët me mendjen mbërthyer tek ajo natë ferri në Tepelenë. Por siç thotë Gjela, jetën se kemi ne në dorë. Zoti desh që ajo të jetojë gjatë e të na dëshmojë ne këtë ngjarje. Edhe pse po bëhen mbi 40 vjet që është e sëmurë kronike nga astma, falë kujdesit të mjekëve në Rrëshen jeton ditët e moshës së saj të vonë…

“40 vjet e smurë jam. Këtu në Rreshen jam kuru. Doktor Simon Kala është i pritshëm. Po ashtu drejtori i spitalit Pjeter Pjetri.. Spital ma t’mirë se në Rrëshen s’ke në Shqipri…40 vjet ma kanë mbajt shpirtin gjallë doktorët e Rrëshenit. Tash jam fillikat. Nuk e kam vendos se ku me vdek. Veç zoti e di!”

(Zbardhur nga emisioni “Dosja K” në Report TV )

61 komente në “Gjelë Gjikola: Në kampin e Tepelenës lashë shpirtin (dëshmia e 94-vjeçares, që në kampin brutal i vdiq vajza 3-vjeçare)”

  1. kunji says:

    Habitesh kur lexon keto pralla,qe kane qene te internuar nuk diskutohet sepse rregjimet diktatoriale keto ligje kane pas por qe shumica t ketyre jane afer te 100 vjecve kjo te habit me shume.Andej na eshte kjo do te thote qe vendi internimit ka qene me i mire.

    1. kunji te hyft says:

      o idjot. tru peshk.ti e lexon shkrimin apo komenton sepse je ushtar bythlepires i Meros e i komunizmit. ti ne perendim duhet te jetosh athere le te internojme familjen tende sepse edhe ti e ke tradhetuar atdheun. Njerez te ceket. ksaj plake hallal ja beft zoti se esht e fort me gjith ato vuajtje qe ka jetu.

      1. **** says:

        Cfare i keni keto pislleqe.
        Burri i kesaj me 60 vete u nis ne Jugosllavi per te luftuar shtetin. Cfare priste ai, qe ti thoshin Faleminderit?
        Po duart me gjak qe i kane mbushur kjo rrace e felliqur e Abaz Kupit?
        Pse nuk merr Tema ne gazete familjaret e partizaneve qe u vrane nga ballisto fashistet.
        Po vuajtjet e kesaj pse jane ndryshe nga gjithe shqiptaret?
        A e dini se atehere uria ishte nje problem i rende per gjithe Shqiperine?
        Nje te afermi timit i vdiqen tre femije. Njeri pas tjetrit. Tifoja mund te kete qene se nuk kish doktore neper fshatra. U thoshin u ra pika..
        Njerezit dilnin per te mbledhur lakra se vdisnin per buke. Ka historira plot qe tregonin sesi mblidheshin te gjithe per te bere buke per ata qe ishin duke vdekur urie.
        Cfare flet kjo, ku rronte? Ne Hollivud?
        Ndaj komunizmi i shpronesoi agallaret dhe jua mori mall e gje qe te hanin te gjithe, dhe jo vetem Dila e Gjeloshit. Te gjithe kush kishte pak toke e pak drithe e dorezonin ne shtet.
        Praktika te mira apo te keqia, ato ishin per momentin zgjidhjet me te mundshme per te dale nga kriza dhe per te mobilizuar njerezit te punonin per ndertimin e vendit.
        Cfare kishte atehere? Spitale fshat me fshat?
        Ato i ndertoi Enver Hoxha, ndaj ju duket absurde qe Dila nuk ka pasur doktor per vajzat.
        Ku kish doktore neper fshatra ku vetem mushkat shkonin?
        Flisni gjepura te tilla perdite, po harroni se keshtu kane vuajtur te gjithe. Dhe shkuan dhe punuan me barkun bosh neper hekurudha, per te thare kenetat dhe per te prure buke ne sofrat e popullit.
        Po te ish per burrin e Diles do kishit vdeke te gjithe te urritur, prandaj rrini e mos e hapni gurmazin.
        Ishte koha e eger. Lufta i vuri njerezit ne dy kampe te kunderta, por as ata qe fituan nuk jetuan ne kamp pushimi, por kamp pune.
        Nga e ngriti shtetin Hoxha?
        Nga zero.
        Qe kyr dolen keta qe na tregojne per Dilen sot shteti u kthye me poshte zeros.
        Vetem shkaterrim sollen. Dhe kerkojne dhe lufte.

        1. kunji te hyft says:

          ja dhe nje ushtar tjeter. po ca faje ka kjo dhe fmija 3 vjec pse burri u arratis ne jugosllavi? ju i thoni grekut se vrate femijet came qe nuk bashkpunuan me nazistet po tani thoni se fmija e ksaj grus e paska pas hak internimin se paska bashkpunu me te arratismin. a e kutoni injorancen qe ju ka zaptu? menja eshte gja e madhe. Enverin e paskeni pas hak ju.

          1. U dhime duke qesh says:

            Enverin e kishte hak raca juaj e felliqur kolaboracioniste, se populli e kish yll te vetin!
            Tani kane dale minjte nga vrimate e po na thone se edhe kur kishte aksidente automobilistike, edhe kur kishte semundje, fajin e kishte “diktatura” ? ? ?

            1. Klyshi i kuq bolshevik says:

              Shko ore dru me pre. Turq anadolli.Qekeni ma te trash se mendoja.per ke votove ti heren e funit a nuk votove per gjermanine? Pse nuk votove per partin komuniste? Allah allah. Na myten magjypet.

              1. U dhime duke qesh says:

                C’a thu mo FSHATAR ? ? ?
                S’te pelqen e verteta!? Kujt i plasi ? ? ?
                Une ne fakt votova per tet’eme ?

          2. owl says:

            Kur u aratis dhe kur luftonte kunder shtetit e dinte ai buri I kesaj qe kishte grua dhe femije qe duhet tu dilte zot familjes dhe jo ti linte ne mes te ruges.

        2. Elio says:

          Te qifshin agallaret ne bythe, mut muti. ske respekt as per vdekjen e femijeve.

          1. **** says:

            Ik or krimb i mutit. U qiu nenat Enver Hoxha te gjithe.

          2. everest says:

            PO BURRI I KESAJ 100 VJECARES SE VUAJTUR,MOS VALLE NUK DOLI PER TE VRARE FEMIJET TANE?
            ME MIRE QE U VRANE 60 ARMIQ SE SA TE VRISNIN 1 MIJE NGA POPULLI!

        3. joel shkodra says:

          **** shkruan: “… por as ata qe fituan nuk jetuan ne kamp pushimi …” . Sa mire do te ishte keshtu! Por ku jetoi E. Hoxha dhe shoket e tij?

          1. **** says:

            Po more gjithe shqiptaret te blloku jetojne?
            Ke qene ndonjehere neper fshatra ti apo vetem me te degjuar?

            1. Zigur Qarri says:

              Pooo,shuma fshatare vuajn,sidomos ata te zonave malore.
              Ligji komunist,qe nuk lejonte fshataret te leviznin drejt Qyteteve,
              solli mbipopullimin e fshatrave.Qe te ndertosh nje Ferme rentabel
              dhe konkuruese ne treg(tregun nderkombetare),duhet te keshe
              minimalja 30 hektare toke fushore.Ne regjistrimin e popullsise ne 2010
              ne Rusi,statistikat zbulojn,qe 150.000 fshatra jan braktisur,pothuaj
              20.000 fshatra dhe qyteza pothuaj te pabanuara,dhe ne 30.000
              fshatra jan te banuar jo me shume se 10 banore.Si kudo,komunistet
              e kthyen popullin e tyre ne skllever.45 vjet komunizem ne Shqiperi,
              pasojat negative do te zgjasin edhe 100 vjet te tjera.

              1. heu bre says:

                Skllav dmth njeri qe punon pa fitim per pronarin dhe vete eshte prone e tij!!!!
                Mund te na besh atehere kete perqasjen qe ke thene ketu : populli u kthye ne skllav! Na e shpjego pak, prone e kujt ishte populli dhe per ke punonte falas!
                Vetem me jep pergjigje te nje njeriu te rritur, se nuk jam as femije e as nga Vicidoli ?

        4. Zigur Qarri says:

          D.m.th,ti je dakort qe denoheshin grate dhe femijet,per krime qe i ka bere dikush tjeter?!!!
          Denime te tilla kan bere fashistet,nazistet dhe komunistet.
          Imagjino,Djali ose Nipi yt te arratisej(sepse ashtu i thoshte mendja),dhe per kete te interrnohej
          e gjith familja juaj!Kjo do ishte normale per ty?
          Ore,mos ke bere krime vete ti,dhe duke i dhene te drejte vetes,mendon se lehteson barren e fajit?

          1. **** says:

            Zigur, ti nuk je kaq naiv. Femije nuk ka vrare komunizmi. Ka patur lufte klasash, por jo vrasje. Kjo eshte tager e ketyre qe po ankohen.
            Vuajtja ka qene njelloj per te gjithe.
            Uria, dhe vdekjet nga semundjet kane qene per shumicen e popullsise, neper fshatra sidomos.
            Vendi mezi doli nga kriza e urise vite me vone.
            Mos e ver komunizmin ne vend te kolaboracionisteve.
            Ata perqafuan terrorin ndaj popullsise.
            Hajt tung

            1. Zigur Qarri says:

              Un kam qene per vizite ne kampin e perqendrimit Mauthausen,ne Austri,ku ka vdekur Daja im
              21 vjeç.Edhe atje,shumica e vdekjeve kan qene”vrasje pasive” si ne kampin e Tepelenes,nga
              semundjet,puna e rende,ftohjet,uria…etj,perjashto rastet tentative per arratisje ose kundershtim,
              ku qellohej pa paralajmerim.Por,edhe per “vrasjen pasive” eshte dikush fajtore,perderisa
              vdes nje femi i debuar padrejtesisht nga Shtepia e tij ne kushte ç’njerzore.
              Megjithese personalisht nuk jam i prekur nga diskriminimi apo lufta e klasave,ajo koh mos ardhte
              kurre.Me mjafton ajo ç’kam pare me vuajtjet e te tjereve(denuar vetem per nje fjale goje)qe te gjykoj keshtu.

              1. everest says:

                PO BURRI I KESAJ 100 VJECARES SE VUAJTUR,MOS VALLE NUK DOLI PER TE VRARE FEMIJET TANE?
                ME MIRE QE U VRANE 60 ARMIQ SE SA TE VRISNIN 1 MIJE NGA POPULLI!

              2. ehhh says:

                Mjaft the brockulla o DERDIMEN! Te dhjefsha “vrasjen pasive”! Ne kampin e Tepelenes nuk ka patur asnje vrasje, as pasive e as aktive. Aty ishin grumbulluar familjaret e kolaboracionisteve te fashizmit qe ishin arratisur ne Jugosllavi dhe tashme bashkepunonin me serbet kunder shtetit shqiptar. Largimi i familjareve eshte bere ne menyren me te llogjikshme dhe me te drejte, per t’u hequr mundesine e bazave ndihmese te ketyre krimineleve qe futeshin nga Jugosllavia dhe benin terror ne Shqiperi. Natyrisht qe bashke me te rriturit u larguan edhe femijet e tyre, se nuk do i linin femijet vetem ne shtepi, kjo eshte KREJT E LLOGJIKSHME! Ne kamp nuk ishin ne hotele me 5 yje, sic mund te kesh deshire ti apo kushdo tjeter, sepse behet fjale per vitet e para pas Clirimit, ku varferia ishte kudo. Femijet shkonin ne shkolle dhe te rriturit benin pune ndihmese per kampin. Kishte ato mundesi e perkujdesje qe ishin ne ato kohe. KAQ! Nese u rrezua nje makine, apo ra epidemia e tifos, apo u ftoh ndonjeri e vdiqen njerez, kjo nuk perben as “vrasje pasive” e as “vrasje aktive”. Edhe ne familjen e tim gjyshi (qe banonte ne nje fshat jo shume larg nga Tepelena), afersisht ne ate kohe, vdiqen 2 nga 7 femijet qe kishin gjysherit e mij. Une duhet te mendoj se me siguri ishte “vrasje pasive” e diktatures ?
                Kuptoje njehere e mire ti dhe kushdo tjeter : ESHTE PROPAGANDE ANTISHQIPTARE dhe “ANTIKOMUNISTE” e mbeshtetur mbi 1 te vertete dhe 99 genjeshtra, e ngritur dhe mbeshtetur nga pasardhesit e kolaboracionisteve te fashizmit!

          2. **** says:

            E mire, tani fole si shkerdhate. Ashtu di dajua jot ka me qindra familje qe kane humbur femijet ne Mathauzen dhe Aushvic.
            Jane arrestuar dhe dorezuar nga ballistet e Abaz Kupit.
            Po kjo te duket vrasje aktive apo pasive?
            Thashe dhe me siper. Ne familjen time kane vdekur 3 femije. Nuk merrej vesh cfare ishte. Uri apo pika si i thoshin.
            Situata ka qene e rende per te gjithe.
            Domosdo qe do merreshin dhe masa per familjet e kolaboracionisteve.
            Qellimi nuk ishte per te vrare femije, por per te neutralizuar reaksionin antishteteror.
            Ishte cnjerezore?
            Ndoshta po.
            Si per te gjithe.
            Atehere e haje plumbim dhe po te bije ne dashuri.
            Kjo nuk ka te beje me terrorizmin shteteror te Enver Hoxhes, por me mentalitetin partizanqe u perhapne gjithe Evropen.
            Ngjarjet e Shqiperise nuk jane te shkeputura nga vendet e ish kampit te lindjes. As nga faktet dhe provat qe ekzistoj e per trajtimin e kolaboracionisteve dhe ne France dhe Itali.
            Njerezit pesuan shkaterrim total te jetes njerezore, dhe me kete atmosfere hakmarrja ishte ndjenje dhe detyre.
            Sikur te flisnin te gjithe familjet e deshmoreve we u masakruan nga ballistet, cfare do shpreheshin?
            Sq me teper qe vendi i nderit me histori ju takon atyre.
            Ata jane arsyeja qe shteti shqiptar ekziston sot.
            Ndersa kolaboracionistet jane nhe arsye qe shteti shqiptar mund te mos kish ekzistuar, si puna e Camerise, se me dukesh dhe shume cam zotrote

            1. Zigur Qarri says:

              Shkerdhata e Sateme o pis Burr.
              Sa per dijeni,Dajua im eshte Deshmor,ka luftuar me arme ne dore,por u kap ne Qytet i plagasur ne nje aksion.
              Meqe paske paragjykime krahinore dhe presupozon qe jam çam,po te them qe nuk jam.
              Nuk ka pasur ne historine shqiptare vellavrasje te atille,si ajo qe provokoi ideologjia komuniste.
              Kete nuk duan ta kuptojn vetem ata qe kan lyer duart me gjak,ata qe kan shperdoruar edhe ligjet
              qe ishin ne fuqi ne ate koh,ashtu siç beri Koçi Xoxe me shoke dhe shume shefa policie dhe gardiane
              burgu.Humanizmi ideologjik(si ai komunist) ishte humanizem selektiv edhe mbrenda rraces se nje
              kombi,prandaj ishte i pavlere,prandaj edhe u shkerrmoq si keshtjelle rere.

              1. U dhime duke qesh says:

                Ti e ke patur dajon deshmor, aq sa Pogba eshte bardhosh!

        5. Shkolla says:

          Pse duhej ta ngrinte nga zero shtetin EH????
          O muzhik, ti nuk e kupton se ç’domethene shtet.
          Shteti nuk eshte nje parti politike, o injorant, spiun i Serbise dhe Rusise.
          Partizanet e PKSH ishin ushtare te Titos e Jugosllavise, o injorant.

          1. U dhime duke qesh says:

            Injoranti bertet kapeni injorantin!
            Sa klase shkolle ke o IDIOT I LINDUR!?
            Ja na thuaj perse partizanet e PKSH ishin ushtare te Titos dhe Jugosllavise dhe perse partizanet e PKJ nuk ishin ushtare te Enverit dhe te Shqiperise!?
            Kete nuk mund ta kuptosh ti. E di pse!? Sepse je INFERIOR o race katunaresh dhe injorantesh dhe si inferior qe je, gjithmon e shikon veten poshte te tjereve!
            HALABAK!

    2. vezhguesi says:

      KUJTIMET E SAJE MENDOJ SE NUK DUHET TE VIHEN NE DYSHIM. POR VETEM NJI GJE NUK KUPTOJ NE THANIEN E SAJ: PSE DUHEJ TE MERRTE LEJE NGA SALI BERISHA PER TE SHKUAR NE TEPELENE TE CVARROSI VAJZEN E SAJ. APO MENDONTE SE DIKTATUREN E ENVERIT E VAZHDONTE SALA? ne vitin 2006

    3. Toni says:

      Nena ime nuk ka qene ne kamp dhe humbi vajzen e saj (motren time) 3 vjecare nga nje diare. Nuk kishte as antibiotik ne ate kohe as ilace per te sheruar. Prandaj, kjo nene nuk po thote ndonje gje te vecante qe i ka ndodhur vetem asaj. Sigurisht qe na vjen keq qe i ka humbur femijet por kjo ishte dicka e zakonte ne ato kohe te zymta per mbare njerezimin. Kini parasysh qe burri i saj ka bashkepunuar me fashistet dhe nazistet qe kane vrare djemte qe ishin ngritur kunder bishave fashito-naziste. E gjithe bota ishte ngritur kunder bishes naziste. Por Preng Gjikola Abaz Kupi Bajraktaret dhe Mulletet nuk kishin tru te kuptonin qe nuk mund te bashkepunohej me pushtuesin dhe kundra aleances antifashiste te Amerikaneve, Britanikeve, Frances dhe sigurisht edhe Rusise dhe popujve te tjere ne bote qe po vuanin pushtimin dhe shkaterrimin fashist. Pra, perfundimisht keta gjeloshet e kaposhet e ndyresirat e kane merituar kampin sepse burrat e tyre kane vrare e kane djegur e burgisur te rinj te pafajshem. Asnje nuk fletv per gjemat qe burrat e tyre u kane bere shqiptareve dhe Shqiperise por na tregojne vuajtjet e ketyre qe kane perfituarc duke i sherbyer fashisteve. Nuk na interesojne vuajtjet e ketyre. Ne kemi 60 vjet qe qajme deshmoret tane qe rane ne lufte, te vrare nga keta maskarenj.

  2. s'kam ç'bej says:

    Nga torturat e medha te komunizmit, Gjela rron akoma edhe 94 vjet! Po une kisha dhe nje pjetje: perse shumica e ketyre jane nga veriu?! Pergjigjen e pres nga Gjela demokrate sepse dhe ketu e ndane vendin ne jug e veri. Ore, kur nuk shkon muhabeti, pse nuk ndahet vete jugu me veriun dhe marrin fund keto probleme. Sot jemi ne kohen e globalizmit, kombet e shtetet po zhduken, njerezit te bardhe e te zese jane njelloj, arixhij e e evgjiter po ashtu, perse duhet te rrine bashke jugu me veriun e Shqiperise qe jane larg ketij globalizimi e na çan koken Tufat e kafsheve te egra , kane dite?. Seicili ne pune te tij. Ata te veriut dhe ti torturosh si i torturoi komunizmi, prape rrojne me shume. Ta gezojne dhe mos na çani me koken per te mos thene ndonje gje tjeter.

    1. Befana says:

      I Kane dhene nje dore pare ,kesaj dhe te tjere e vetem per te poshteruar ate. Periudhe te lavdishme te punes per ndertimin e shtetit.
      Kane kaluar kaq. Vite rrumpalle pa qene te zotet me ndertu shtet dhe bejne propagande kunder asaj periudhe te lavdishme.

    2. Geg says:

      ju qe doni enverin keni gjete parajsen tek gazeta e meros. komentet tuaja shokojne qdo fatazi te njeriut te civilizuar. Kanibal komunist. Po veriu u be viktime po zoti u dha jete. Kurse gjelateve komuniste qe i torturuan, u ra diabeti,kanceri, vrane njeritjetrin dhe veten e tyre. po edhe pasarrdhesit e tyre te gjithe do vdesin nga Kanceri, sebashku me ju kometues qe i mbeshtesi. Kam komentuar disa here po Mere eshte nje bushter qe nuk i poston komentet e mia. Mere haleja poston ato te atyre qe shkruajn me fytyre te mbuluar me emra te rreme pisa. kurse une shkruaj me emrin tim te vertete e krenar Gege malsore 24 karat USA.

      1. Geg i paster says:

        C’a je duke thone o psikopat! Gegt i dhane besen Enverit dhe kurr se thyen. Ti do jesh ndonji pinjoll spiuni qi ka bashkepunu sa me turq e me italiane, sa me gjermane e serb e grek! Pthuuu felliqsine.

  3. Petrit says:

    Dhe si per ironi te fatit mirdita sot eshte qyteti i i dyte ne vend me admirues i komunizmit pas gjirokastres
    Sa turp

    1. mirel says:

      Ndodh qe te kete dhe nga fara e Bardhok Bibes. Gje e mire kjo

    2. I Riu Komunist says:

      Sepse Mirdita nga te parat e ka vuajtur “antikomunizmin” e krimineleve dhe banditeve te Markagjonit me shoke, te kesaj fare te ndyre kolaboracionistesh, qe kane bashkepuniar me kedo, me dreq e me te bir, por gjithmone ne kurriz te shqiptareve!
      RESPEKT PER MIRDITEN KOMUNISTE, te Bardhok Bibes e 5 cucave Heroina!!!!
      Lavdi “Dritan Shkabajve” mirditore!!!

  4. Tiku says:

    Po i afrohet 100 viteve ama kjo malësorja… Dmth kampi i Tepelenës nuk i ka bërë dëm. Boll me të tilla histori dhe shikoni se si ka qenë Shqipëria në ato vite, çfarë kushtesh kishte, çfarë zhvillimi, çfare varfërie. Edhe tani vdesin fëmijë të vegjël. Sigurisht nuk po e mburr rregjimin komunist, bile e dënoj ashpër, por histori të tilla vetem me “malësorë të vuajtur” nuk i bëjnë mirë kombit.

  5. Naim Frashëri says:

    Sot që nuk Ju Internon Kush, Ju Pjellat Kurva të Muharrem Bajraktarit e Gjon Markagjonit po Shqyeni Shqiperine ne Copa Copa. Ndaj I Perjetshem Qofte Emri i Enver Hoxhes.

  6. Andi says:

    Po pse mor k.r me zile vetem paragjykon, nga eshte kjo? Eshte nga mirdita, ku e ku me mire se Tepelena!
    Po ju letyrat e jugut vetem urrejtje keni per veriun

  7. vorio epiri tok greke says:

    a ju shperlaft mortja.edhe me plakat po merreni a?mire thote komentusi i mesiperm jeni ushtare te mero bazes ju ka shperla trurin. hajde o greqi hajde deri ne shkumbin.

  8. TNK says:

    E NDERUARA GAZETARE DHE PER KOLEGET TUAJ : TE TILLA TREGIME MUNDE TE JENE PER TU SHKRUAJTUR PAS 200-300 VITESH QE MUNDE TI BESOJE NDONJE. QE NE TEPELEN KA QENE NJE KAMP ESHTE E VERTETE,QE KA QENE KAMP INTERNIMI DHE JO PUSHIMI EDHE KJO ESHTE E VERTETE,QE NE NJE KAMP INTERNIM KA RREGULAT E VETA POLICORE DIHET, QE KA PATUR KUSHTE TE KEQIA KA PATUR,QE KA PATUR DHE KA KAMPE TE TILLA NE GJITHE BOTEN ESHTE E VERTETE , SIC ISHTE GUANTANAMO, POR QE JANE INTERNUAR 3000 VETE NGA MIRDITA KJO ESHTE E PA VERTETE,EDHE PO TA PJESTOSH PER 10 PRAPE JANE SHUME, UNE PERSONALISHT KAM PATUR NJEREZ SHUME TE AFERT TE FAMILJES NE TEPELENE, DHE MIRDITORET NE KAMPIN E TEPELENES NJHESHIN ME NJERITJETRIN, DHE SHOQERIA E TYRE ESHTE RUAJTUR GJATE VITEVE TE ME VONESHME MES TYRE. KJO ESHTE NJE LLOJE SIKUR 40-50 VJECARET E SOTEM TE TREGOJNE VESHTIRESITE E NJE GARNIZONI USHTARAK, KU NGRIHESHIN NE MENGJES ME BURI’,BENIN TRANAZHIN,SHKONIN NE RRJESHT PER TE NGRENE, FLININ ME ORAR,BENIN STERVITJE VIHESHIN NE RRJESHT DISA HERE NE DITE ETJ,ETJ, QE SOT TE RINJEVE I U DUKET SI ABSURDE,POR KESHTU ESHTE HISTORIA E ZHVILLIMIT TE SHOQERISE NJERZORE. Per te bere nje tregim nuk eshte e nevojshme gjithnje te besh mbushje me te dhena te pa verteta. SOT EGZISTOJNE MJAFTUESHEM DOKUMENTA PER TE VERTETUAR FAKTET. JO CDO FJALE E NJE 94 VJECARI DUHET TE MERRET SI E VERETE.

  9. mik says:

    Per komentuesit kozak.
    A asht e mundur qe ju te jeni bijt e dikuj, vellezerit e dikuj,
    Baballaret e dikuj ,
    Kusherinjt e dikuj,
    Komshinjt e dikuj e tj tj….

    Mungesa e humanizmit, tregon qe jeni rrit keq.

    1. mirel says:

      Po, ben vaki qe jane familjaret e heronjve te Vigut qe u vrane nga burri i Diles me shoke.
      Vete e kruajten me popullin, do paguanin nje me nje.
      Tani duan te zhbejne historine dhe te fshijne qe kane qene kriminele.
      Teper vone.

    2. Per popullin ZHELE-DELE says:

      Bravo !
      Po te lexosh logjiken e neveritshme te ketyre lepiresve te cdo pushteti … Nuk paska vujt shume se qeka 94 vjece !
      Prandaj jeni lepire si Enverit si Saliut, Rames, Nanos , Metes etj se e dini qe jeni te dobet e dini qe jeni pa karakter .
      Ne kete jete ka dhe njerez te forte qe jane mesu me sakrifica e friken e forcen me te madhe e kane nga Zoti e jo nga palacot kriminele.

      P.S: Njeri me lart beri nje pyetje “Po pse te gjithe qe dalin jane nga veriu ?” Sepse sic bere pyetjen me ton paragjyues ashtu edhe atehere
      masakra dhe terrori me i madh i eshte bere veriorve sepse nje grup ndryrsirash dhe te paburre keqperdoren kauzen e partizaneve dhe pastaj per te mbajt pushtetin per interesin e tyre jo te Shqiperise nuk pyeten kush i doli para.

      1. S. says:

        Ti nga e kuptove ‘tonin paragjykues’ te komentit mer amon?

  10. Albani says:

    Regjimi I Enver Hoxhes ka qene diktatorial I eger.
    Shqiperia u be kasaphane
    Nuk mund te hakmerresh,tek grate dhe femijet,tek I gjithe fisi,per nje kundershtar.
    Nostalgjiket e diktatures,nostalgjiket e vrasjeve dhe interrnimeve te grave,femijeve dhe farefisit,te shkojne dhe te futen ne veren qe I polli e te dalin qe andej kur te ngjallet diktatori dhe femijengrenesi Enver.
    Te mbushen syte me lot kur degjon per vuajtje te tilla.
    Te vjen te vjellesh kur lexon komentues qe arsyetojne te tilla krime.

  11. Leone-53 says:

    Dikush qe shkruan nga “mllefi” personal apo nga “tifozlleku i semure” me mire te meret me ndonje gje tjeter! Reflektoni zotrinje sepse shume here fjala eshte me e rende se pushka! Shumica jone e pranon qe historia duhet shkruar sepse eshte trilluar nga komunizmi i eger shqiptar. Nje çik respekt per vuajtsit sepse jane krejt pa faj, kush ishte Enver KRIMI qe qe donte te ndronte mendjen e njerzve?!…

  12. Illyrian Kings says:

    Te tmerrshme disa komente ketu…

    Dhe pastaj keta jevgjit te jugut thojne se perser greqia eshte kunder cameve, pse eshte kunder femijeve te cameve, kur vet keta plehra jusitifkojne vdekjen, torturat dhe vuajtjet e familjareve te ” armiqeve” te pushtetit, shume prej te cileve as armiqe nuk ishin.

    Fajin e pati Balli Kombetar qe nuk i shfarrosi keta vemje kur kishte mundesine.

    Se cfare lidhje kane vuajtet e kesaj gruaje me shkaterrimet e pas 91 nuk e di.

    1. mirel says:

      O pikerisht do dalim te argumenti i Greqise. Greqia sot dhe kesaj dite e deklaron boterisht se i cfarosi camet per shkak se bashkepunuan me nazizmin.
      Dhe e thote me ze te larte per ta degjuar gjithe Evropa krimin e cameve.
      Tjeter gje sa eshte e vertete, sepse kane dale dokumenta qe vertetojne qe grupet e Venizelosit ishin breke e bythe me gjermanet.
      Por ne kete menyre ata i vene cameve njolle historike dhe faj para Evropes.
      Ndersa Abaz Kupi me shoke bashkepunuan hapur me gjermanet dhe vrane bij nenash te shqiptareve.
      Mos prisni ta shfajesoje historia. Evropa ju ka vene vulen e kriminelit gjithe bashkepunetoreve te fashizmit e nazizmit.
      Ndaj, dhe ju qelbesira qe komentoni ketu duhet ta dini se i keni duart me gjak.
      Dhe eshte e vertete ajo qe tha Pellumb Xhufi. Po beheni zera te skenarit te ndarjes jug veri. Kurva sllavo serbe ne mision.
      Kush rehabiliton fashizmin varros Shqiperine.
      Kete mision e ka marre persiper Qafoku. Dervishi dhe Tufa.
      Ne bashkepunim me Temen.
      Te krahasosh camet me keta te kampit eshte si te jesh kulish i ndyre i Sali Berishes. Asnjeri nuk i ra me qafe popullsise se veriut, keta tradhetare dhe kriminele vrane vete bijte e Veriut. Djem e vajza qe i pushkatuan si qener serbe qe jane.
      Harruat Heronjte e Vigut, Bardhok Biben e heroinat e Mirdites.
      Po ata cfare ishin? Nuk ishin shqiptare?

      1. Illyrian Kings says:

        Nuk e di a je ti ai mireli qe ke folur me perpara ketu se po me dukesh si idiot prandaj.

        Greqia nuk ka deklaruar kerrkund qe ka shfarrosur camet, vetem nj iidot si ty e thote kete.

        greqia thote qe camet ishin bashkepuntor por nuk thote q i ka vare, sepse shumica e cameve iken pa ardhur greket. pa harruar qe vet brinatikent urdheruan sulmin ndaj cameve dhe kjo duhet pranuar.

        Sigurisht qe nuk kane te drejte, sepse nje pjese e cameve bashkepunuan, nje pjese e madhe jo dhe femijet dhe grate ishin te pafajshme.

        Venizelosi cifut kishte vdek me kohe ne luften e dyte boterore dhe sigurisht qe ka pasur edhe bashkepunetore ne greqi…

        Fatkeqesisht gjermania nuk e fitoi luften, camet nuk u armatosen dhe per me teper nuk paten as edhe nje ndihme nga komunistet shqiptare…. pse o bastard me thuaj, pse nuk shkuan komunistet shqiptare ti ndihmonin camet?????

        Qe ti je nje bastard i vogel kjo nuk ka diksutim… cfare bij nenash paskan vrere gjermanet mor super hajvan???

        Ne rast fitoreje te Rajhut III, Shqiperia do ishte 3 here mee madhe sot, kaq injorant je?? po vet Hitleri tha se deshironte nje shqiperi etnike neutrale dhe te pavarur, vet gjermanet kishin shume respekt per historine e shqiptareve dhe e promovonin.

        A e kupton kete mor kelshy komunisit i dhjere, pabreks???

        Perendimi dhe europa i dalin kunder Gjermanise nacional socialiste sepse ishte i vetmi shtet qe doli kunder rednit boterore cifut dhe per pak desh fitoi dhe ishte stadi me i larte i civilizmit boteror.

        Dhe mos ngaterro fashzimin italian me gjermanine o idiot.

        Sa per Temen, eshte gaete e krye komunisteve dhe gazet qe ben hapur propganden e Edi Rames, prandaj mos flit idiotlliqe.

        Veriu nuk i pranonte kelyshet komuniste mor fis shkerdhyer, dhe kumunizmi ne pjese te caktuara erdhi me arme .

        Pse mor kelysh i ndyre, edhe sikur vrares te ishin keta qe dolen kunder sistemit komunist, duhej qe te vuanin dhe te vdisnin edhe grate, femijet dhe te afermit e tyre gjithashtu??

        ndyresise

        Kesaj Lokes Mirditore i uroj jete te gjate! Krishti e ndihmofte dhe e shpetofte dhe e marrte prane fronit te tij qe edhe vuatjet e saj te tmerrshme te ulen.

        Lutem per shpiritn e saj.

  13. Para Laci says:

    Disa komentues jane komplet mendje-ngushte, komplet irracionale, qe nuk ja kane haberrin se cfare thone! fali o zot se s’dijne c’ka bejne.

  14. AM says:

    Kjo ka vuajtur, po atehere vuanin te gjithe. Mirditore , vlonjate, gjirokatrite. Kush i doli kunder atij sistemi e hengri. As donte tja dinte ai a ishe prej mirdite apo prej hene. Po gjela aq e ka pas boten dhe ate tregon.

  15. Albani says:

    AM
    Po mire more truthare,mbase mire do te ta benin dhe ty sot po te mos jesh me Edin apo Salen.
    Po e zeme se e pranon per vete,po per nenen,baben,vllaun,motre,nipin,mbesen?
    Apo normale ti perdhunohen dhe ato per ty.
    Flitet per krime e vrasje te pafajshmish,femijesh or shkerdhate e kuqe,shko ne Amerike te ta q…

  16. Patriot Mekembenetok says:

    Duhet te kesh qene ne Selite te Mirdites, ashtu dhe ne kampin e Tepelenes qe te kuptohet, por jo te ndjehet atmosfera tejet mbytese qe u eshte krijuar njerezve si kjo lokja mirditore. Respekte per te vuajturit dhe te perndjekurit e vertete te atij sistemi te mallkuar.

    1. I Riu Komunist says:

      Respekte per njerezit e ndershem dhe punetore te Mirdites dhe gjithe Shqiperise, qe luftuan dhe punuan me ndershmeri per Atdheun!
      Ndersa keta halabaket qe vrisnin naten ato vajza e djem, qe luftonin, mesonin e punonin per atdheun, kurre mos ju tretnin kockat.

  17. Albany says:

    U nrdyshua sistemi asnje person per kto krime
    seshte denuar.Kush ka bere krime dhe tortura ne kohen e komunizmit duhet te verifikohen nga gjykata dhe
    denoheshin si u be nazistet ne Germany.

    1. I Riu Komunist says:

      Eshte e thjesht, sepse keto “krime” nuk ekzistojne, jane thjesht PROPAGANDE!
      Ata qe realisht bene krime gjate dhe pas Luftes, e hengeren qafen e pates!

  18. Albana says:

    Cfare tmerri. I ka dhene zoti shendet per te deshmuar krimet monstruoze te komunizmit, megjithese ne shqiptaret e dime por me mire se ne e dine kriminelet qe tani shtirren dhe bejne te paditurin. Shqiptaret nuk duhet ta harrojne historine e tyre qe te mos perseritet me ne menyra dhe forma te tjera.

  19. Gjeke says:

    Kjo histori duhet bere film.

    1. i cudituri says:

      Filmat jane bere dhe do behen per Heronjte dhe Deshmoret qe luftuan dhe dhane jeten per Atdheun dhe Lirine!
      Keshtu ka qene, keshtu eshte dhe keshtu do ngelet!

  20. dana says:

    ZOTI MOS I HARROFTE NE SHEKUJ DHE BREZA JU DHENTE MALLKIMIN KOMUNISTEVE DHE PASARDHESEVE TE TYRE.

    1. I Riu Komunist says:

      Zoti dhe njerezit i harrojne gjithmone TRADHETARET e atdheut!

  21. Arrza says:

    Fai i bashkepuntoreve te NAZISMIT ne European Perendimore ishte shume me i keq.

    Ne France u denuan si tradhtare 120 mije persona, dhe u denuan me vdekje 10 mije veta, 49 mije vet u njollosin si ‘ degradim nacional’ dhe humben te drejtat civile. Shumica e ketyre nuk kishin bere krime por thjeshte kishin ndihmuar NAZISTET.

    Ne Belgjike femrat qe kishin shoqeri me Gjerman ju prene floket dhe grisen rrobat dhe lincoheshin ne VENDE PUBLIKE.

    Ne Cekosllovaki duhet te provoje qe kishe bere REZISTENCE kundra NAZISTEVE se ndryshe te konfiskohej prona dhe s’lejohej te kishe te drejta civile.

    Ne Greqi bashkepunetore vareshin ne deget e pemeve ne sheshe publike.

    Ne Gjermani u perdhenuan nga forcat Aleate dhe ushtria Sovjetike diku tek 100 mije femra gjermane. Ndonese jo te gjitha ishin NAZISTE.

    Ne Hollande pervec ekzekutimeve, gjykimeve dhe arrestimeve te bashkepuntore, femijet e tyre i dergonte ne shkolla ‘ riedukimi’. Grate e shoqeruara me gjerman damkoseshin si ‘ k..at e lakres’ dhe turperoheshin publikisht.

    Femijet e bashkepuntoreve te NAZISMIT sot ne gjithe boten ulin koken dhe kerkojne falje, nderkohe ketu tek ne, e ndjejne te nevojshme te bejne dhe nje akt te fundit te percarjes se shqiptareve duke genjyer popullint.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje