Në kuadër të javës rome, një i ri rom rrëfen për Deutsche Wellen historinë e tij, rrugën si aktor dhe lë një mesazh për minoritetin rom në Shqipëri.
Marjus Veizi, 27 vjeçari nga Fieri, është bërë pjesë e botës së artit si aktor prej 3 vitesh.
Po të jesh pjesë e minoritetit rom në Shqiperi, do të thotë një jetë më shumë sfida.
Edhe pse takimi me aktrimin ishte pothuajse i rastësishëm, sot Marjusi ka një armë më shumë në luftën kundër diskriminimit.
“Jam ndjerë shpeshherë i diskriminuar direkt apo indirekt, por që gjithmonë jam përpjekur të nxjerr me të mirën time, duke ju treguar të tjerëve që unë jam si pjesa tjetër e shoqërisë. Edhe në teatër e kam treguar këtë me aftësinë time” – shprehet Marjusi.
Shfaqja më e fundit “Pjata prej druri” e gjen Marjusin në rolin e regjizorit dhe aktorit protagonist.
Kjo shfaqe, pjesë e programit “Romacted” ka nisur rrugëtimin e saj në disa qytete te vendit.
Nga Rashela Shehu-DW