Ish-ministri i LSI bën ironi dhe "nxjerr" emrat: Shpallen fajtorë që nga Saliu, Meta deri te çizmja e Monikës, vetëm Rama s'ka...

12 Prill 2018, 09:43Politika TEMA
Ish-ministri i LSI bën ironi dhe "nxjerr" emrat: Shpallen

Ish-ministri i LSI-së, Ylli Manjani ka reaguar pas raportit të “Freedom House”, që thoshte se lufta kundër korrupsionit në Shqipëri mori një goditje të fortë me zgjedhjen e Ilir Metës si president.

Me ironi Manjani e ka quajtur “Freedom House”,  një shtëpi propagande, dhe vijim të një seriali “faji është te tjetri”.

Ish ministri i Drejtësisë thotë se për qeverisjen e Ramës vetëm ai nuk ka faj, të tjerët janë fajtorë.

Postimi i plotë i Manjanit

House of Propaganda…

————

Vijon seriali propagandistik “Faji është tek tjetri”.

Deri tani kemi parë këto seri:

– Për keqqeverisjen e Tij, fajin e ka LSI-ja.

– Për korrupsionin e Tij dhe të kujtdo tjetër, fajin e ka si gjithmonë Ilir Meta!

– Për drogën, tashmë fajin e ka Saimiri!

– Për arrogancën e Tij në qeverisje, fajin e ka Saliu!

– Për vjedhjen e zgjedhjeve që bëri, fajin e ka “Rusi” Lulzim!

– Për shkatërrimin e Parlamentarizmit, fajin e ka çizmja e Monikës!

– Për drejtësinë që ka kapur vetë me të dyja duart, fajin e ka Lu! Ky i fundit ja hedh fajin Llallës!

– Për taksat e larta që vendos Ai vetë, fajin e ka populli vandal!

– Për mbylljen e gojës kritikëve, fajin e ka “kazani”, pra Media!

– Për pronat që ka bllokuar, fajin e kanë Pronarët!

– Për koncensionet dhe PPP kriminale, fajtore është Qeveria e së shkuarës! ( Me historinë e dy kullave të Brojkës, mbushi Tiranën me ndërtime Ai).

– Për shëndetësinë fajin e ka Beqja!

– Për arsimin, fajin e ka Tritan Shehu, Ornela Pampuri dhe unë që nuk pranojmë orët e hapura të LGBT!

– Për ekonominë në krizë dhe asistencën sociale, fajin e kanë bashkitë.

– Për çdo kapje flagrante në skandale, fajin e ka sistemi!

Pra të gjithë kanë faj! Vetëm Ai jo!

Pritet të shtohen seritë e reja me “fajtorë” të rinj: Beni (Ahmetaj), Damiani, Ditmiri, Fatmiri, Senida, Mirela, Etilda, Erioni, Vangjushi, Qazimi e Tan Lame do shpallen fajtorë.

Madje edhe Olsi e Linda nëse e do puna… (ndjesë që ua përmend emrat).

Listë e gjatë “fajtorësh”…. Ka projektuar përjetësinë…

Propaganda na sugjeron që: Ai po punon në kushte “të vështira” me gjithë këta fajtorë nëpër këmbë!

Këtë thotë edhe Freedom House…

Çfarë propagande!!

Shih kur të dalë edhe raporti tjetër: Nuk ka nevojë për zgjedhje! Na mjaftojnë sondazhet! Kursehen edhe paratë e shtetit!

11 komente në “Ish-ministri i LSI bën ironi dhe “nxjerr” emrat: Shpallen fajtorë që nga Saliu, Meta deri te çizmja e Monikës, vetëm Rama s’ka…”

  1. spartak says:

    Po mirë mor burrë i dheut , si nuk gjykon pak , apo , si nuk ke ndonjë mik a shok me të këshillu .
    Këtë synim i ke vënë vehtes , me u bë tallagjar përditë . Mund të djegi diçka ose një moment në jetë , por njeriu nuk merr kot duke fol kodra mbas bregut gjithë ditën . Vetëm nëse nuk je Ylli , por dikush , që ja kanë mbërthy dhe e komandojnë , si një që ka dalë nga pylli.
    Ke qenë ministër do kohë .
    Si thonte Pandi Raidhi , rahmet pastë : Po thellohu mor djalë , thellohu . Njëqind herë të kam thënë , thellohu , e mos fol shumë .
    Po nesër kur gjërat të zbulohen e dalin ndryshe ç’farë do thuash , apo do e marrësh këtë shkrim e do e kthesh me kokë poshtë .

  2. N.V. says:

    Po ky Manjani pse eshte bere keshtu si MU… ne Shi…?

    1. kashi says:

      sepse i djeg edhe ketij bytha

  3. dajti says:

    Si botohet keto budallalleqe qe nxjerr nga goja ky i rrjedhur. Turp qe ka qene minister ky halabak.
    Ky çdo gje qe shkruan e ka personale me Ramen. Si mund ti besoje publiku ketij debili?

  4. Shqipe says:

    Pse ben sikur je i interesuar per drejtesi ne shqip! ?
    E ke Hallin tek vjedhjet e tua dhe lsi!
    Hajduter serial

  5. s'kam ç'bej says:

    O idiot Manjani, e degjove raportin e kryetarit te komisionit te zgjedhjeve Klement Zguri ne parlament? Eshte dhe perfaqesuesi opozites se andej vjen. Zgjedhjet kane qene modeli i pare ne Shqiperi pas kaq viteve demokraci pike Manjan rrugaçi.

  6. sul korriku says:

    Mjeshteria e Rames eshte qe ty nuk te permend asgjekundi.
    Soji tuaj çdo mengjes shef medjat në se ju ka permendur gjekundi Rama (çfardo lloj prrmendje) qe te ndertoni CV-ne tuaj.
    Por ai eshte i pa meshirshem; nuk ju permend fare.

  7. Petrit says:

    Nuk kam shume deshire te bej debat me ju Z.Manjani por po me detyron,boll me se po e ben balte,me vjen shume keq per llogjiken tuaj femijnore,kur ke prekje interesi me mire mos u prononco fare se nuk i ul pike kundershtarit po ja ngre edhe me shume vlerat,je vete deshmimtar ne zgjedhjet e vitit te kaluar..jo per gje po do ta lini edhe nja 2 legjislatura Edi Ramen ne pushtet.

  8. likja says:

    Kete Manjakun sikur e ka pjelle Petraq Vasiliqiu nga bytha.

  9. Gjitoni i Nolit says:

    Emri:se meriton.
    Mbiemri:Menjani(plotesiht i takon.
    Arsimi:shkolla e larte Ullinjte e Vlores
    profesioni:idiot ne sherbim kaqole i L.S,I.
    Me kaq mjafton qe te merresh me nje gomar pa fre qe kur ka le.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje