Andreoti, Freedom House dhe nervi i zbuluar i Ilir Metës

11 Prill 2018, 19:22Politika TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Ish kryeministri italian Xhulio Andreoti shprehej dikur se nuk duhet reaguar në asnjë mënyrë ndaj sulmeve dhe akuzave të kundërshtarëve, pasi rrezikon t’u bësh reklamë atyre. Dhe dhelpra e vjetër e politikës italiane e zbatoi me fanatizëm, sipas biografëve të tij, këtë parim gjatë gjithë jetës së tij legjendare politike. Por jo gjithkush e ka pasur dhe e ka instiktin dhe inteligjencën e Xhulio Andreotit, brenda dhe jashtë Italisë.

Në orët e fundit, presidenti Ilir Meta po bën pikërisht të kundërtën e aksiomës së vjetër andreotiane. Po ngrihet, së bashku me ish partinë e tij, kundër një raporti të Freedom House, një organizatë joqeveritare amerikane, ku shkruhet se lufta kundër korrupsionit në Shqipëri u dëmtua me zgjedhjen e Metës kryetar shteti me votat e socialistëve.

Akuza është e rëndë, por edhe reagimi që po shohim është i shpërpjesëtuar. Rrethi i ngushtë i këshilltarëve të kreut të shtetit dhe zyrtarë të lartë të LSI kanë derdhur të gjitha bateritë kundër raportit në fjalë. Duke bërë pa dashje, që edhe ata shqiptarë që nuk i lexojnë më kurrë raportet e huajve për vendin tonë, të hedhin një sy në internet, për të gjetur aludimet ndaj presidentit Meta.

Gjëja që i duhet më pak Ilir Metës në këto kohë, është që të shfaqet sërish në llogoren politike të ish partisë së tij, në shoqërinë e Petrit Vasilit. Presidenti është përpjekur fort dhe gjatë në muajt e fundit, që të japë imazhin e shtetarit të distancuar nga partitë. Ai e ka ndjekur sherrin politik me qëndrime dukshëm më të ftohta se paraardhësi i tij Nishani, i cili bëhej pjesë me dëshirë e konflikteve mes PS e PD. Meta ka kthyer mbrapsht vetëm një ligj deri tani në Parlament, duke mbajtur një raport të ftohtë, por institucional me shumicën në qeverisje. Është e vërtetë që ai nuk e ka dekretuar ende kreun e SHISH, por fakti që ky i fundit vijon punën edhe pa dekretin presidencial në xhep, përbën një kompromis që nuk shqetëson askënd.

Zbritja në fushë e kreut të shtetit kundër një raporti të një organizate ndërkombëtare të pavarur, e cila prej vitesh u ve “nota” politikanëve shqiptarë, përbën një hap të gabuar, që më shumë i bën reklamë raportit të Freedom House, sesa e fsheh atë.

Aq më tepër, kur vetë raporti nuk le pa goditur as qeverinë, duke i kujtuar asaj rastin Tahiri, autoritarizmin e Ramës dhe mënyrën e zgjedhjes së kryeprokurores Marku. Në raport ka shigjeta për të gjithë, nga i pari tek i fundit. Mjafton të thuhet që vijon të na quajë “një regjim hibrid”, ku “çdo hap përpara, u zhvlerësua nga një hap pas”.!

Mediat kanë aluduar orët e fundit se Meta ka një “nerv” të zbuluar ndaj çdo shkrese me kokë që vjen nga matanë Atlantikut, duke sjellë në vëmendjen e publikut një letër të pretenduar të Adriatik Llallës për Kongresin Amerikan, ku ky i fundit citohet të ketë thënë se ambasadori Donald Lu i ka kërkuar dikur “arrestimin e Ilir Metës”.

A është kjo rrethanë shkaku madhor i ndjeshmërisë së Presidentit ndaj lidhjes që i bën Freedom House zgjedhjes së tij si kryetar shteti, me dëmtimin e luftës ndaj korrupsionit në Shqipëri? Ndoshta po, ose me gjasë shkaku mund të mos jetë një episod i vetëm që e lidh Ilir Metën me amerikanët, por më shumë fytyra e ngrysur e tyre prej vitesh, teksa flitej për kryetarin e LSI dhe skandalet e tij të përfolura.

Nuk përbën lajm në ambjetin politik shqiptar, se marrëdhëniet e Metës me SHBA kanë qenë tradicionalisht të bazuara mbi dyshime dhe mosbesim. Vizitat e shpeshta të ish-kreut të Kuvendit në SHBA, përfshirë intervistat e sikletshme në Zërin e  Amerikës, vetëm sa e bënin më të fortë përshtypjen se këto marrëdhënie ishin të sforcuara dhe të paragjykuara nga pala amerikane.

Për fatet e Ilir Metës, Edi Ramës apo Lulzim Bashës, me shumë gjasë nuk ka asnjë rëndësi se çfarë shkruan një raport i caktuar, në një moment të caktuar. Kudo ku të jetë shkruar ai. Rëndësi ajo që bëjnë (ose që nuk bëjnë!) këtu, në Shqipëri, e që është produkti i karrierave të tyre politike. Të sulmosh organizmat që prodhojnë raporte, është më së paku një harxhim kohe. Dhe më së shumti, një reklamë indirekte, të cilën plaku i mençur Andreoti, me siguri që do ta kishte kursyer.

17 komente në “Andreoti, Freedom House dhe nervi i zbuluar i Ilir Metës”

  1. Katerina die Große-Madona prej Sauku says:

    i dashtun Skender ,ti shpesh e mbron Liken dhe arsyet ndoshta i din tine,por qe Likja osht HAJDUT dhe i Korruptun njiket gjo se mohon dot dhe e din tan shqiptaret .Problemi nuk osht pasunija qi ka vu çifti Meta-Kryemdhoja por qi ata po mbajn peng Shqypnin.
    Dikur Berisha mbrojti Liken nga Burgu,tash te njojten gjo po bon Likja duke mbrojt Familjen Berisha dhe Lulush QENUSHIN
    Fatkeqsija mo e madhe e Presidentin Meta osht qi gruja e tij e ka vu posht dhe i josht ulun siper kokes dhe ja merr frymen me MUNAQIN e saj te dhjamosun e te pudrosun.

    1. Artani says:

      Ke plotesisht të drejtë

    2. h says:

      Ky eshte krahasim kriminel,perveç se idiot.
      Andreotti statist burre shteti-meta hajdut xhepi.

    3. Karaxhaferris helen den baba den. says:

      @katerina …Ik mer loqe, na cave trapin. Na je bo si Qazim Mulleti.

  2. D.m.th – “Qente le te lehin karvani te shkoje perpara” , pra ata sipas teje nuk kane asnje te drejte por bejne nje raport per te mbushur faqet e gazetave, ti Skender mendon keshtu, por jo shumica e shqiptareve. Ti mundohesh me shkrimin tend te keshillosh dhe te ngushellosh Presidentin Shqiptar kurse ne si popull na shqeteson se ke kemi kryetar te shtet it, ty kjo nuk te shqeteson, ju nuk jeni analiste jeni njerez te shitur, te korruptuar deri ne thua veting duhet bere ne cdo qelize te shoqirise tone edhe juve te ashtuquajtur gazetare e anal – iste.

  3. Shqiptari says:

    I mencuri Popull thote:
    M***n mos e zgoris, se bie ere.

  4. ESKANDERI says:

    ISKANDER E MBAN VETEN PER ANALIST POR KET HERE JA KE FUT KOT PASI PERPIQESH TA NGUSHELLOSH ILIR METEN PER GJEMEN E VERTETE QE I KA SHKAKTUAR FREEDOM HOUSE DHE KEKRON TA THJESHTOSH CESHTJEN DUKE GJYKUAR SIKUR AI ESHTE THJESHT NJE RAPORT OJF-JE E PJERDHUR SHQIPTARE. MINXHOS UNE BESOJ SE TI E DI MIRE QE FREEDOM HAUS NUK ESHTE AS ME SHUME E AS ME PAK POR VETE DPA I SHTETIT. ESHTE OJF E THEMELUAR JO NGA JORGJI SOROS E AS NGA AJO GOBILLA QE BASHKJETOI ME EDI RAMEN DHE TANI DREJTON ORGANIZATEN BALLKANIKE TE JORGJI SOROSIT. PER ATA QE SE DIN FREEDOM HOUSE ESHTE THEMELEUAR NGA GRUAJA E NJERIT PREJ PRESIDENTEVE ME NE ZE TE SHBA FRANKLIN RUSVELTI QE E KA RUAJTUR ME FANATIZEM SHENJTERINE E VLERESIMIT DHE MOSBLERJEN ME PARA TE OPINIONEVE QE NGRE KJO ORGANIZATEM ME PRESTICOZJA NE BOTE. KETE HERE KA VETEM NJE GJE PER TU SPIKATUR ISKANDER MINXHOZI DHE ME VJEN KEQ QE NUK E THUA, E DI KUSH ESHTE: KETE HERE ILIR META, EDI RAMA, SAIMIR TAHIRI DHE GJITHE KETA DELENXHINJTE E POLITIKES DHE USHTETIT SHQIPTAR KANE RENE NE “HUNDLESHEN” ME EMRIN FREEDOM HOUSE. MESO TE JESH I VERTETE ISKANDER ! ,ERO MOS MA CENSURO KOMENTIN.

  5. ESKANDERI says:

    ISKANDER E MBAN VETEN PER ANALIST POR KET HERE JA KE FUT KOT PASI PERPIQESH TA NGUSHELLOSH ILIR METEN PER GJEMEN E VERTETE QE I KA SHKAKTUAR FREEDOM HOUSE DHE KEKRON TA THJESHTOSH CESHTJEN DUKE GJYKUAR SIKUR AI ESHTE THJESHT NJE RAPORT OJF-JE E PJERDHUR SHQIPTARE.
    MINXHOS UNE BESOJ SE TI E DI MIRE QE FREEDOM HAUS NUK ESHTE AS ME SHUME E AS ME PAK POR VETE DPA I SHTETIT. ESHTE OJF E THEMELUAR JO NGA JORGJI SOROS E AS NGA AJO GOBILLA QE BASHKJETOI ME EDI RAMEN DHE TANI DREJTON ORGANIZATEN BALLKANIKE TE JORGJI SOROSIT.
    PER ATA QE SE DIN FREEDOM HOUSE ESHTE THEMELUAR NGA GRUAJA E NJERIT PREJ PRESIDENTEVE ME NE ZE TE SHBA FRANKLIN RUSVELTI QE E KA RUAJTUR ME FANATIZEM SHENJTERINE E VLERESIMIT DHE MOSBLERJEN ME PARA TE OPINIONEVE QE NGRE KJO ORGANIZATEM ME PRESTICOZJA NE BOTE. FREEDOM HOUSE ESHTE QEVERIA E SHBA NE HIJE.
    ISKANDER MINXHOZI, KETE HERE KA VETEM NJE GJE PER TU SPIKATUR DHE ME VJEN KEQ QE NUK E THUA. E DI KUSH ESHTE: FAKTI QE ILIR META, EDI RAMA, SAIMIR TAHIRI DHE GJITHE KETA DELENXHINJTE E POLITIKES DHE PUSHTETIT SHQIPTAR KANE RENE NE “HUNDLESHEN” ME EMRIN FREEDOM HOUSE. MESO TE JESH I VERTETE ISKANDER ! MERO MOS MA CENSURO KOMENTIN.

  6. Treviso says:

    Zoti Skender, ke bere punen si gazetar, por dhe si prokuror qe ka kaluar vetingun. Ilir Meta ka dashur te veproje si Andreoti por koka duke pasur shume dhjame nuk ja la lejuar. Nese nuk eshte e vertete le ta kundershtoje kete shkrim kirurgjik qe i keni bere.zar

  7. Roland says:

    Ketij byth..ri edhe femijet ti q..sh eshte pak….shum pak

  8. gomari says:

    Me falni se une nuk e kuptoj perse pergojohet presidenti yne i nderuar, ketij gjith populli i thote ILIR FLORIRI,nuk i thone ILIR TENEQJA,çfare kane keta Amerikanet ,mos ndoshta nga çizmja e MONES por prap ska gje se ai ka TIT HAJDUTIN qe e mbron.Ah moj LSI qe e ke gji.

  9. sulo Permeti says:

    Sjellja jote si gazetae z Minxhozi,eshte e turpshme -te japesh keshilla ” te urta” mikut tuaj si ta hedhe edhe kete situate te rende.Kur ai beri korrupsionin e famshem te 700 000 eurove me te ndjerin Prifti,ju si gazetare ulet kokat si struci…..e se tre dite dhe harrohet cdo gje.

  10. skrapari says:

    Une jam plotsisht dakort me “Freedom House”. Iliri eshte hajdut e krye hjduti. si dhe drogmenja Monika. Ku eshte floriri qe u vodh
    ne Krrabe? Ku vajten 6-7 ifat e ngarkuara me flori ne Skrapar ? Ku vajti blloku 700 mije euro ? Pse u kerkuan ne fillim specialist te huaj ,dhe kur ata e nxoren vidion te vertet,u refuzuan dhe u kerkuan specialist vendas e ata e nxoren jo te vlefshme ? Pse specialisti ” amerikan ” per ceshtjen “Trebicka ” u quajt ivertet e u propagandua me te madhe se keshtu e nxori specialisti i huaj,kur edhe femija 5 vjec e kuptonte se ishte nje vrasje ? Populli keto i di . Pse nuk flet ? Nuk eshte e vertet se nuk flet,por nuk flet drejtesia. Nuk fliste prokuroria,gjykata ….. Shikoni pasurite e prokuroreve dhe gjykatesve. I beni vetingun me ndershmeri Ilirit dhe do te shikojme se si do dali ,jo me gisht ne goje ,por me gisht ne shale.

  11. ilir says:

    Te dashur komentues, lexoheni me kujdes ate qe ka shkruar z. Minxhozi, kuptoheni, pastajj diskutoni. Po nuk e kuptuat qellimin e ketij shkrimi, mos ja fusni kot. Eshte pak me larte se llopgjika juaj, pa dashur t’u ofendoi. Gjithcka e shkruar eshte per llogari te z.Meta. Ai e di çfar, ju jo.

  12. DASHAMIRI says:

    Kam pas menduar se ky gazetari eshte jashte kazanit,por edhe ky KAZAN qenka. I uroj suksese

  13. Monakokaina says:

    Roland! Nuk e kuptova ke shan,gazetarin dhe analistin Minxhozi,i cili ne njefare menyre i jep konsulence pa pagese Like Floririt,apo kokekatrorin e dhjamur me parate qe ka zhgrapsur djathtas-majtas,me e pa tendera,me doren e majte leseiste apo me te djathen si sfurk kapitalist!Neqoftese merresh me Minxhozin,ben gabim dhe jo te vogel,sepse gazetaret me misionin e tyre te shtrenjte na hapin syte te gjitheve ne,kurse neqoftese e ke me sheikun e Skraparit,nuk ke shume faj.Por une shpresoj qe prokuroria te mos i lere ceshtje te tilla si korrupsioni i papare i familjes se dy te babeziturve per prona,pasuri e pushtet,sic jane cifti presidencial.Likja,pas Berishes e familjes se tij ,eshte me i perfoluri ne popull per korrupsion e dyfytyresi.Pastaj eshte tavarishi Lyl e te tjere e te tjere.Shpresojme qe vetingu te behet dhe per pasurine e politiakneve dhe sidomos te atyre qe kane ne politike qe nga vitet 90 dhe qe i kane hypur ne qafe prej 30 vjetesh ketij populli.Freedem Hause,kjo organizate prestigjioze nderkombetare kete opinion shpreh dhe kjo per ne si shqiptare nuk eshte gje e re.Me thoni nje tjeter politikan ne shqiperi ,i cili nga populli thirret me pseudonim,pervec “Qoftelargut”(ustait te likes).Liken,jo president te shqiperise,por president te OKB-se ta vesh,populli prape,kur ti permende emrin do i thote “Like floriri,Like sheiku.Like 7%-shi” etj etj.Kurse eshte rast unik ne politiken botterore qe gruaja e nje presidenti te zgjedhur te mos pranoje te quhet zyrtarisht”Zonja e pare” per publikun (dhe kjo vlen vetem per diten,sepse naten i hypen presidentit mbare e prapa si “Zonja e pare e nates”.Dhe kjo vetem e vetem,qe te mos leshoje nga thonjte e saj te helmuar partizen e tyre te biznesit….E vune Vasillaq Bufin e pjerdhur nga mendte per nje muaj kryekar dhe pas nje muaji iu binden vullnetit te te papares vrrome te leshelise,Muniu-ka Kokaines se Likes,qe ti merrte ajo celesat e shoqates lesheliste dhe te beje ato qe shohim qe ajo ben,dmth,ti beje veri Salushkes,Lulushkes etj etj dhe duke i bere fjalimet gati Bufit vasillaq qe ti lexoje para kamerave televizive,si i mbaruar qe eshte.Keta jane te majte dhe brenda ligjit vetem me fjale,per ti hedhur hi syve atyre qe nuk ua kane opire lengun akoma,kurse pas kuintave jane ata qe njeh shumica e popullit,te etur per te rrembyer tepsine,per te penguar e influencuar drejtesine me cdo menyre e mjet naten dhe duke u pergjeruar per te diten ne diell,per te mbrojtur nga drejtesia cdo idiot te degjeneruar si rasti i kryebashkiakut te Lezhes, per te xhvatur para,prona e pasuri me cdo kusht dhe per ti hipur popullit e pushtetit ne qafe.Vetem drejtesia e re do e shpetoje popullit nga keta te degjeneruar e te korruptuar deri ne gen!

  14. Bad boy says:

    Qfar BYTHLEPIRES I RAMUTIT JE MORE SKENDER BYTHQIRI ! KUR FLET ME BENE TE KUPTOJ SE JE NJE KURVE MASHKULL QE LEPIN BYTH ATY KU MUNDESH SIKUR AJO PROSTITUTKA PARE LEKEVE- TI UA MERE NE GOJE KURSE I QIN ME BYTH RILINDASIT E BIJT E XHAXHIT ENVER-

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje