Gjiknuri: PD-LSI s’na trembin pasi i kemi mundur. Jam pro rikandidimit të Veliajt, rifreskim në bashkitë e tjera

12 Prill 2018, 08:32Politika TEMA

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri deklaroi në Report Tv se PS nuk trembet nga aleanca mes PD dhe LSI, pasi më parë i ka mundur.

Ai deklaroi se qytetarët i besuan PS shumicën për të qeverisur e vetme, ndërsa përjashtoi një koalicion me LSI.

“U tremb aleanca PD-LSI? E kemi mundur më parë. Nuk ka kthim pas mes jush dhe LSI? Nuk shoh arsye”, deklaroi Gjiknuri.

Përsa i përket kandidatëve të PS për zgjedhjet lokale të 2019, ministri u shpreh se është ende herët për të folur. E ndërsa u shpreh pro rikandidimit të Veliajt, shtoi se për disa bashki ka nevojë për rifreskim, referuar kryebashkiakëve që kanë disa mandate.

“Jemi shpejt. Veliaj ka bërë një punë shumë të mirë. Nuk shikoj asnjë problem nëse do të rikandidonte.

Bashkitë e tjera? Mund të ketë raste për rifreskim.

Është një proces që do të marrë kohë dhe do të dilet me kandidaturën më të mirë”, eshte shprehur ministri i Energjise dhe Infrastruktures, Damian Gjiknuri.

2 komente në “Gjiknuri: PD-LSI s’na trembin pasi i kemi mundur. Jam pro rikandidimit të Veliajt, rifreskim në bashkitë e tjera”

  1. petrit says:

    Pa tjeter, duhet te vazhdoje shperdorimi i parave te bashkise (te mbledhura nga shumefishimi i taksave te qytetareve) per te shkaterruar e ndertuar per te kush e di te saten here te sheshit skenderbej e rrugeve rrotull tij, sheshit tek zogu i zi, rruges se dibres (nuk ka me shume se 5 vjet qe eshte bere), ngushtimit te rrugeve te qarkullimit (a thua do te kthehemi ne mesjete per te hapur rruge per karroca me kuaj) ne kohen kur me dhjetra rruge ne tirane po behen te pakalueshme e askush nuk ve dore mbi to. Nqs doni mund ti them edhe me emra. Mendoj se eshte domosdoshmeri largimi i ketij personi megaloman nga drejtimi i bashkise dhe gjetja e nje drejtuesi te afte per ta kryer kete detyre. Nqs ps do te rikandidoje perseri rin, ti pergatisi nje lopate me bisht te gjate, sepse tjeter pune ai nuk di te beje vecse te dale ne media duke bere sikur punon me lopate.

  2. @autori says:

    Ky eshte ai Gjiknuri qe kur plasi skandali i “Bankers Petroleum” ne fshatrat perreth, ai thoshte se cdo gje eshte ne rregull dhe nuk ka probleme.. Besojini, po deshet, ketyre njerezve qe na qeverisin diten dhe na rjepin naten..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje