Mbrojtësi i Teutës, Esin Hakaj, ka folur para ndeshjes me që bregdetarët do të luajnë këtë fundjavë kundër Vllaznisë.
Mbrojtësi i “Djemve të Detit” në një prononcim për “RTSH Sport” u shpreh se do të jap maksimumin që ekipi i tij të fitojë dhe pse luan kundër skuadrës së tij.
“Ndeshjen e presim me qetësi. Kemi fituar në ndeshje të tjera dhe uroj t’ia dal dhe kësaj radhe. Shpresojmë që fitorja të na ngjisë dhe duam vazhdimësinë. Besoj se me anë të tifozëve mund t’ia dalim, pasi janë lojtari i 12-të për ne.
Për mua do të jetë e vështirë pasi luaj përballë ekipit të qytetit tim. Por, s’kam ç’të bëj. Jam profesionist dhe do të jap maksimumin në fushën e blertë”, u shpreh Hakaj.
Teuta-Vllaznia është një nga ndeshjet kryesore të javës së 29-të të Kategorisë Superiore pasi që të dyja ekipet janë në rrezik për të rënë në një kategori më poshtë.