Kamza me dy mungesa të rëndësishme në transfertën kundër Skënderbeut

12 Prill 2018, 16:32Sport TEMA

Trajnerit të ri të Kamzës, Julian Ahmatajt, i ka takuar të debutojë në një ndeshje shumë të vështirë, siç është transferta me Skënderbeun. Kamza ka nevojë për pikë dhe duhet të bëjë gjithçka për të mos u mundur në Korçë.

Vështirësia shtohet për faktin se trajneri Ahmataj do të ketë dy mungesa të rëndësishme ndaj Skënderbeut, mesfushorin Arrabal dhe mbrojtësin Erlis Frashëri.

Ky i fundit do të mungojë edhe këtë javë, pasi përveç dënimit të Disiplinës, duhet të shlyejë edhe katër kartonët e verdhë. Korçari do të kthehet javën e ardhshme, në ndeshjen me Lushnjën.

Braziliani Arrabal është po ashtu i skualifikuar për shkak kartonësh dhe formacioni do të pësojë ndryshime.

Janë dy mungesa që peshojnë shumë për skuadrën nga Kamza, sepse Arrabal dhe Frashëri kanë qenë gjithmonë titullarë dhe kanë treguar një formë shumë të mirë këtë sezon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje