Reali i Madridit është kualifikuar në mënyrë dramatike për në fazën gjysmëfianle të kompeticionit të “Uefa Champions League”, duke eleminuar në raundin e çerekfinaleve ekipin e Juventusit.
Një kualifikim me mjaft polemika për madrilenët që e arritën në minutën e fundit të ndeshjes falë një penalltie të dyshimtë të dhënë nga arbitri i ndeshjes që u konkretizua në mënyrë të duhuar nga Ronaldo që i dha kualifikimin ekipit të tij.
Juventusi bëri një 90 minutësh të magjishëm duke përmbysuar disavantazhin e tre golave të marrë në ndeshjen e parë, por u ndëshkuan në minutën e fundit.
“Zonja e Vjetër” shënoi tre gola me anë të Mandzukiç që shënoi një dopietë në minutën e 2-të dhe të 37-të duke e mbyllur pjesën e parë në avantazhin e tyre.
Pjesa e dytë do të ishte sërish në favor të Juves që shënoi dhe golin e tretë që rihapi ndeshjen me anë të Matuidi që shënoi golin e tretë pas një gafe të portierit Navas.
Por, kur ndeshja po shkonte me shtesë Ronaldo shënoi nga pika e bardhë e 11 metërshit që u kontestuar ashpër nga Juventinët, por që në fund madrilenët kaluan për më tej.
Një eleminim i hidhur për bardhezinjtë që treguan një lojë mjaft të bukur.
Në gjysmëfinale u kualifikuar dhe Bajerni i Mynihut që eleminoi Sevllian.
Ndeshja e luajtur ne “Allianz Arena” u mbyll me rezultatin 0-0, por gjermanet kaluan per me tej pasi kishin fituar ne ndeshjen e pare me rezultatin 2-1.
Kliko KETU per te pare rastet e ndeshje dhe me poshte golat e takimit Real Madrid-Juventus. (TemA)
Goli i shenuar nga Mandzukic
Goli i dyte i Mandzukic
Goli i trete i Matuidi
Goli i Ronaldos