Mbyllet ndeshja Real Madrid-Juventus me rezultatin 1-3. Të gjithë golat dhe rastet e ndeshjes me VIDEO

11 Prill 2018, 22:23Sport TEMA

Real Madrid-Juventus është super sfida e mbrëjmes së sotme e fazës çerekfinale të “Uefa Champions League” që do të zhvillohet në stadiumin “Santiago Bernabeo”.

Madrilenët janë favoritët kryesorë për të kaluar në fazën çerekfinale pasi kanë fituar në ndeshjen e parë me rezultatin e pastër 3-0, por bardhezinjtë do të tentojnë që të bëjën ndonjë mrekulli.

Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni me Video rastet më të mira të kësaj ndeshje.

Formacionet zyrtare.

Real Madrid: Navas; Karvahal, Varane, Vajeho, Marcelo; Kasemiro, Modriç, Kros, Isko; Bejl, Ronaldo.

Juventus: Buffon; De Shiljo, Benatia, Kielini, Aleks Sandro; Pjaniç, Khedira, Matuidi, Daglas Kosta, Manxhukiç; Higuain

GOL! Ronaldo shënon në minutën e fundit duke kualifikuar realin pas golit me penallti

Minuta 78′, Varane pranë golit të parë për Realin, por topi i goditur prej tij kalon ngjitur me shtyllën

GOL! Çmenduri e Juventus shënon golin e tretë me anë të Matuidi që shpërthen në festë tifozerinë e tij dhe hap çështjen e kualifikimit

Minuta 57′, Kristiano Ronaldo krijon rastin e parë të rrezikshëm për Realin duke tentuar nga brenda zonës, por ndalet nga Buffon

GOL! Mario Mandzukiç trondit Realin, shënon golin e dytë duke rihapur çështjen e kualifikimin. Spektakolar sulmuesi kroat që shënon golin e tij të dytë

Minuta 33′, Isko humbet një rast të artë për të barazuar rezultatin ku i vetëm përballë Buffon ndalet mrekullisht nga ky i fundit duke i mohuar golin

Minuta 29′, Marselo tenton ti afrohet golit të barazimit për Realin duke goditur brenda zonës, por topi i tij përfundon mbi kuadrat

Minuta 9′, Gareth Bale humbet një rast të artë për të barazuar rezultatin ku i vetëm përballë Buffon e dërgon topin jashtë kuadratit

GOL! E nis në mënyrë spektakolare Juventusi takimin duke shënuar që në startin e takimit me anë të Mandzukiç që ndez shpresën e bardhezinjëve

 

2 komente në “Mbyllet ndeshja Real Madrid-Juventus me rezultatin 1-3. Të gjithë golat dhe rastet e ndeshjes me VIDEO”

  1. Champions says:

    Bravo Gazeta Tema per kete risi te re

  2. Shqiptari nga Shqiperia says:

    Duket fare qarte pse presidenti i UEFA-s Ceferin nuk e do dhe eshte kundra sistemit revolucionar VAR ( video assistant refere ) pasi ai sistem i jep fund nderhyrjeve mafioze te spanjolleve . Te cilet kane leshuar plokamet e tyre mafioze pothuaj ne te gjitha sportet , ne formula 1 , moto gp, uefa , fifa , euroleague basketboll ………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje