Del VIDEO-ja që ironizon kualifikimin e Real Madrid: Arbitri feston bashkë me Ronaldon

12 Prill 2018, 13:20Sport TEMA

Rrejti ka shpërthyen në kritika ndaj arbitrit Michael Oliver i cili akordoi penallti për Realin në sekondat e fundit të ndeshjes ku Juventusi kryesonte 3 me 0.

Për këtë arsye në internet po qarkullojnë foto dhe video ku ironizohet albitri dhe skuadra e Realit.

Ndërkohë një video është bërë virale në internet pasi shihen futbollistët e Realit në video-lojën “FIFA” duke festuar së bashku me arbitrin.

Juventusi shënoi 3 herë në 90 minutat e kohës së rregullt në “Santiago Bernabeu”, por nuk mjaftoi që ta çonte eliminatoren në shtesë.

Në sekondat e fundit të shtesës, arbitri Michael Oliver akordoi penallti për Realin dhe Ronaldo zgjoi nga ëndrra bardhezinjtë, duke realizuar golin që kualifikon në gjysmëfinalet e Champion League Realin e Madridit. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje