VIDEO: “You pay!” Chiellini akuzon lojtarët e Real se kanë blerë ndeshjen

12 Prill 2018, 08:03Sport TEMA

Padyshim që është një ndeshje që ka për të mbetur gjatë në memorien e tifozëve të futboll. Një ndeshje që do të përflitet për ditë të tëra në vazhdim për shkak të episodeve të shumtë që kishte në vetëm 5 minutat e fundit të sfidës mes Real Madrid dhe Juventus.

Kur dukej sikur ndeshja do të shkonte në kohën shtesë pasi Juve kishte përmbysur disavantazhin e ndeshjes së parë, Benatia shtyn në Vazquez brenda zonës dhe arbitri akordon një penallti.

Lojtarët e Juventus çmenden me vendimin duke protestuar në mënyrë agresive drejt Michael Oliver i cili pak më pas nxjerr me karton të kuq Buffon.

Kaos, Allegri që konfrontohet me Ramos, media italiane dhe spanjolle konfrontohet në tribunë dhe Chiellini me gjestin e ndeshjes.

Ai duket qartë që i thotë Marcelo-s “you pay” duke i bërë gjestin e parave.

 

"You either die a hero, or you live long enough to see yourself become the villain." Or reverse. #chiellini #juvereal #realjuventus #finoalconfine pic.twitter.com/MfMIj10OOQ

— Fra_Meni (@fra_meni) April 11, 2018

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje