Komisioni i Disiplinës në FSHF ka marrë vendimet për ngjarjet e javës së 28-ë në Superiore, por edhe për ndeshjet e fundit të kategorive të tjera. Janë dënuar tre nga ekipet e Superiores, për shkak të sjelljes së tifozërisë në ndeshjet e fundit.
Kamza është dënuar me një ndeshje pa tifozë, pasi në ndeshjen e saj me Kukësin janë hedhur sende në fushë. Kurse Flamurtari dhe Tirana janë gjobitur nga Disiplina për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve me nga 200 mijë lekë.
Ja të gjithë vendimet e Komisionit të Disiplinës: