Kukësi, Pakult: Ndeshja me Partizanin jo vendimtare

13 Prill 2018, 14:45Sport TEMA

Kukësi do të luajë nesër një ndeshje mjaft delikate përballë Partizanit. Të shkëputur në vendin e dytë me 6 pikë më shumë se “demat e kuq”, Kukësi luan i qetë në shtëpi, por për trajnerin Peter Pakult, ajo do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme, por jo vendimtare.

Në konferencë për shtyp para ndeshjes, Pakult u shpreh se skuadra do të kërkojë të marrë maksimumin nga ndeshja e nesërme pavarësisht mungesave. Ai ka vlerësuar Partizanin dhe ka kërkuar nga ekipi që të jenë të përqendruar maksimalisht.

“Ndeshja me Partizanin? Ndeshja me Partizanin nuk më duket ndeshja vendimtare e sezonit. Partizani ka një ecuri të mirë dhe ju e dini. Mendoj se që nga fitorja jonë e fundit ndaj tyre, te Partizani kanë ndryshuar shumë gjëra, duke filluar nga trajneri. Kanë bërë dsai ndeshje të mira duke arritur fitore dhe janë afruar ën zonën e Europës me 3 pikë.

Pa marrë parasysh ecurinë e Partizanit, ne kemi një mundësi të madhe nesër për ta mbajtur Partizanin në distancë. Kemi disa probleme në ekip dhe javët e funti kemi fituar pikët por pa bërë lojën që unë dua të shoh. Sa i përket ndeshjes, mendoj se nuk duhet motivim shtesë pasi të gjithë e dinë rëndësinë e ndeshjes së nesërme dhe gjatë gjithë javës kam pasur biseda me ekipin e iu kam thënë se kur të kënaqeni me ekipin, atëherë jeni të humbur pasi nuk jemi në gjendje për tu kënaqur.

Iu ka tërhequr vëmendje lojtarëve pasi jemi në gjysmëfinale të Kupës dhe për fat të keq kam marrë shembull Flamurtarin ku në fillim të sezonit ishte në krye e tani janë në pas nesh. Ata e kanë marrë dhe e kanë kuptuar mesazhin. Kemi kualitet për ta mposhtur Partizanin por duhet një lojë më e mirë se ndeshjet e tjera. Kërkoj nga lojtarët që do luajnë të japin më shumë se maksimumin ën fushë. Ajo që pres është nga që lojtarët me më shumë eksperiencë të dinë për të zgjidhur ndeshjen nesër.

Mungesat? Më mungojnë dy qendërmbrojtësit dhe kjo është e rëndësishme. Sa i përket Shameti do të presim edhe sot e nesër për të parë nëse mund të luajë. Ai është një lojtar me përvojë dhe do ta vendosë vetë nëse duhet të jetë nesër apo jo në fushë dhe ai është i vetmi që do të vendosë se si do të shkojnë gjërat nesër.

Në sulm kishim një opsion si Balde pro dëmtimi në Kamzë më bëri të ndryshoj idetë. E kisha kuptuar se ka probleme që në stërvitje por ai nuk u ankua dhe do të mungojë për 3-4 javët në vazhdim. Gjithmonë i pyes para ndeshjes futbollistët nëse janë në gjendje për të luajtur dhe dëmtimi i Baldes më irritoi pasi nuk më tregoi asgjë.

Jam trajner që nuk fus në lojë një lojtar që nuk është në gjendje, që në përfundim të ndeshjes mos të ankohet që kishte probleme. Deri tani lojtarët që kanë zëvendësuar mungesat kanë bërë shumë mirë në fushë dhe mendoj se edhe nesër do të dinë për të zënë hapësirat”, u shpreh Pakult.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje