Sulmuesi i Kukësit ndez sfidën: Ndaj Partizanit do të fitojmë ne

12 Prill 2018, 18:11Sport TEMA

Sfida më e fortë e Superiores në javën e 29-të, do të jetë ajo mes Kukësit dhe Partizanit. Kjo ndeshje do të jetë shumë vendimtare për vendin e dytë, pasi verilindorët ndodhen 6 pikë larg ndjekësit më të afërt, skuadrës së Dalipit.

Në një intervistë për “RTSH Sport”, Guri është shprehur se në këtë ndeshje do të fitojë ekipi më i mirë, pra skuadra e Kukësit. Ndërsa sa i përket çështjes së merkatos, Guri sqaron se dëshiron të shkojë në një kampionat më të fortë se Superiorja.

“Partizani ishte rivali ynë për vendin e dytë, por diferenca duhet të thellohet akoma më tepër, pasi është vetëm 6 pikë larg. Do të na mbështesi së tepërmi tifozeria dhe ky është avantazhi ynë. Takimi ndaj Partizanit do të jetë një ndeshje shumë e bukur dhe mendoj se do të fitojë më i miri, do të fitoj Kukësi.

Kemi mënyrat tona për të sulmuar kundërshtarin dhe trajnerin e di më së miri këtë pjesë. Ne do t’i bindemi detyrave që na jep trajneri. Unë nuk i prish objektivat e klubit për të arritur ato personalet pasi arritjet e mia janë vetëm falë klubit. Ndërsa sa i përket pjesës së transferimit tim, shpresojë që të shkoj në një kampionat më të fortë se Superiorja”, është shprehur Sidrit Guri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje