Europa League/ Berisha eliminon Strakoshën, kualifikohen mes vuajtjesh Atletico Madrid dhe Arsenali

12 Prill 2018, 23:09Sport TEMA

Mbrëmje spektakolare ajo e çerekfinaleve të kthimit në Europa League ku nuk munguan as rezultatet surprizë. Arsenal, Altetico Madrid, Olympique Marseille dhe Salzburg janë 4 skuadrat gjysëmfinaliste që do të rivalizojnë mes tyre deri në fund për të fituar trofeun.

Ishin pikërisht austriakët e Salzburg ata që dhuruan surprizën e madhe teksa arritën të përmbysnin disavantazhin 4-2 të ndeshjes së parë, duke triumfuar me shifrat 4-1 ndaj Lazios në Red Bull Arena.

Duelin mes dy shqiptarëve Valon Berisha dhe Thomas Strakosha e fitoi mesfushori kosovar, pasi skuadra e tij kaloi në fazën tjetër, ndërkohë që Strakoshës iu desh ta nxirrte në plot 4 raste topin nga rrjeta e tij.

Goli i Immobiles në fillimin e pjesës së dytë krijoi iluzionin se kualifikimi në gjysmëfinale do të ishte thjeshtë një formalitet për Lazion, por nuk rezultoi aspak kështu sepse austriakët shpërthyen duke realizuar 4 gola madje 3 prej tyre në harkun e 4 minutave, me Dabbur, Haidaran, Hwang dhe Lainer.

Iuafrua përmbysjes së madhe edhe Cska e Moskës, por skuadra ruse edhe pse kryesonte 2-0 u arrit nga Arsenali që barazoi shifrat në 2-2 duke u kualifikuar më tej me rezultat të përgjithshëm 6-3.

Finalizimeve të Chalova dhe Nababkin iu përgjigjën Welbeck dhe Ramsey. Mes vuajtjeve avancoi në raundin e 4-t më të mirave edhe favoritja kryesore e këtij kompeticioni Atletico e Madridit që u mposht në Lisbonë me një gol të Monteros nga Sportingu vendas në derbin iberik, por falë suksesit 2-0 në ndeshjen e parë Los Colchoneros avancuan më tej.

Në gjysmëfinale avancoi edhe Olympique Marseille. Skuadra franceze dhuroi spektakël në Velodrome aty ku mposhti 5-2 Leipzig, duke bërë të pavlefshme fitoren 1-0 të gjermanëve në ndeshjen e parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje