Luftëtari do të luajë një ndeshje mjaft delikate përballë Laçit, në kuadër të javës së 29 të Kategorisë Superiore. Të dyja ekipet, vijnë në këtë takim me objektiv një vend në Kupat e Europës.
Luftëtari po kalon një moment të mirë, ndërkohë që Laçi vjen pas dy humbjesh radhazi.
Në konferencë për mediat, trajneri i Luftëtarit, Hasan Lika është shprehur se e njeh mirë kundërshtarin, duek qenë se edhe në Kupë kanë luajtur përballë tyre. Ai ka kërkuar nga skuadra që të jetë e qetë përpara portës dhe të shënojë në rastet që do të ketë.
“Duhet të jemi të qetë e të shënojmë përpara portës. Jemi ndeshur disa herë me këtë kundërshtar dhe sikur na njohin ne, i njohim edhe ne ata dhe e dimë se zhvillojnë një lojë të mirë”, u shpreh Hasan Lika.