Ndryshimet në statut, gënjeshtra e radhës e Bashës

14 Prill 2018, 21:09Politika TEMA

Partia Demokratike rreth orës 18:00 të pasdites së sotme, ashtu siç edhe ishte paralajmëruar ka mbledhur kryesinë për ndryshimet statutore.

Në mbledhje është propozuar një draft, por në fakt ashtu si dhe CNA.al e ka përmendur, Basha nuk ka qënë për statut bashkues të Partisë Demokratike, por ka ngritur një komision dhe sërish ka gënjyer.

Anëtari i grupit të punës, Gent Malko i cili ishte pjesë e grupit të punës që do diskutonin ndryshimet është njoftuar vetëm sot para mbledhjes për një draft të gatshëm, i cili është përgatitur nga sekretariati dhe nënkryetarët.

Ai ka thënë në mbledhjen e kryesisë se “këto propozime nuk janë në frymën e bashkimit të Partisë Demokratike, por asnjëherë të vetme nuk është mbledhur komisioni, i cili do ti diskutonte këto ndryshime statutore. Draft-propozimi është i pakonsultuar dhe është bërë vetëm nga sekretariatet.”

Ashtu siç pritej, Lulzim Basha sërish gënjeu, duke ngritur një grup punë që në fakt nuk ishte aspak i tillë dhe kjo i është thënë hapur edhe në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike.

Pra, të gjitha skenarët dhe show i paraqitur në publik nga Lulzim Basha është thjeshtë dhe vetëm një gënjeshtër e tij, duke tentuar të manipulojë opinionin publik dhe ka gënjyer sërish.

Ai premtoi se do të kishte një grup pune, i cili do të diskutonte bashkërisht dhe ndryshimet në statut do të ishin në frymën e bashkëpunimit, po në fakt nuk ka qënë gjë tjetër vecse show dhe manipulimi i radhës për të përçarë Partinë Demokratike.

5 komente në “Ndryshimet në statut, gënjeshtra e radhës e Bashës”

  1. Gri says:

    Prape ky shejtan Luli genjeu! Bela! Po voten lu ta cojme! O socialista, po ja u japim ju! Por … kujdes se di ju thone se na kemi ble!

  2. racionali says:

    Hajt per hajer ju qofte.!!
    Kur nje njeri thote nje budallallek nje here , ate do ta thote shume here se aq ka.
    Kur njeri ben nje poshtersi nje here, ate do ta beje gjithe jeten , sic e ben ky kriminel pa shtylle kurrizore

  3. Alban Dega says:

    Lerini llogjet e Kavajes dhe shpetoni PD-be nga stervjedhja mbi e nen tavoline

    From: Alban Dega
    Date: July 25, 2017 at 12:47:46 PM EDT

    A MUND TE KRIJOJE QEVERI ANTIMAFIA KJO MAFIA QE VJEDH SHTEPINE E VET POLITIKE !?

    – Vjedhja mbi e nen tavoline e PDSH-se

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Kam vetem nje pyetje logjike per shqiptaret kudo ne Bote:
    1 – A mund te krijoje nje qeveri Anti-Mafia kjo “Bande Gangsteresh”e “kjo Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit “, sipas “The Times” e “Independent”te Londres ne shkurt 1997 dhe “The New York Times” te 15 marsit 2008, epitete qe nuk i kane perdore as per Kim Jong Unin e Enver Hoxhen…, me Sali Berishen ne krye, qe e rrenoi te pakten 13 here, qe e zhberi e beri Gerdec e Otranto shtetin shqiptar, qe i plackiti dhe vodhi , genjeu e vrau ne 13 vjet Salikraci me shume shqiptare se ish- diktatura komuniste ne 46 vjet !?

    2 – A mund ti vihen melcite ne qafe per ti ruajtur ketyre ujqerve e kucedrave krimi e korrupsioni qe na bene gazi i Botes me kusarine e vrastarine e tyre perbindeshe me Kryeprokuhora me diploma te falsifikuara e kryegjyqtare qe shesin blejne drejtesi si te ishte prona e tyre !?
    3- A mund tu besohet kenges se Sirenave dhe vajtimeve te kukumjackave ala Monika Kryemadhi e Like Floriri, ala Lulezim Basha e Sali Berisha qe qajne e vajtojne per rreth 100 mije shqiptare qe kane marre rrugen e kurbetit ne 4 vjetet te qeverisjes Rama- Meta- Vasili…kur jo 100 mije por 1.6 milione shqiptare , gati gjysma e popullsise totale te Shqiperise u detyruan te emigronin ne 13 vjetet e qeverisjes Berisha per shkak te Kuotes, Zero, Cekut te Bardhe e Ligjit 24 te Sali Kadafit qe i ndante shqiptaret ne te nenes dhe ne te njerkes … !?
    4- A mund tu besohet ketyre kryebanditeve e kryemafiozeve qe me sundimin e tyre, me politiken e tyre antishqiptare e antipopullore ia bene Shqiperise ate qe nuka ia ka bere asnje pushtues i huaj qe nga Roma e Greqia e Lashte, qe nga Bizanti e zaptimi otoman, qe nga barbaria e copetimi serb e grek i trojeve shqiptare, qe nga pushtimi nazifashist e deri tek terroristet e Aleksander Rankovicit e Sllobodan Milloshevicit, Venizellosve e Zerves. Ia kane bere Shqiperise hyjnore nga bukuirite, perrallore nga pasurite, fantastike nga klima e hijeshia njerezore shqiptare ate qe as hordhite barbara te Cincizkhanit nuk do tia kishin bere ! Lanet!
    5- A mund te drejtoje qeveri antimafia kjo Mafia qehajai i se ciles Lulezim Basha vodhen me ze e me figure votat e votuesve te vet qe votuan 4- 5 here per kryetarin de jure te kryetarit de facto te PDSH-se Sali Berisha me 23 korrik 2017 dhe perjashtoi nga konkurimi e ndoshta edhe nga jeta Sokol Olldashin ne 2013- en !
    Cfare nuk ben Mafia !?
    6- A mund ti besohet qeverisja e nje shteti nje hajduti me cizme te te 500 milione eurove te Autostrades se Kusarise se Kombit qe vodhen edhe familjen e shtepine e vet politike PDSH- ne, qe ua vodhi Sali Berisha me koburen e Azem Hajdarit mbi tavoline dhe ndihmen e Milloshevic Rajersonit nen tavoline ne janarin e vitit 1991 !?
    Mendoni pergjigjet e ketyre pyetjeve para se te ndiqni kete “Bande Gangsteresh” e “kete Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” ne theqafjen e cmendurine, ne panikun dhe lemerine nga Vetingu dhe Reforma ne Drejtesi qe do tua konfiskoje jo vetem pasurite e vjedhura por edhe lirine e abuzuar ne kurriz e ne dem te shqiptareve e shtetit shqiptar! Sipas burimeve teper konfidenciale kjo bande eshte duke u instruktuar nga operative te RIA-s, DIA-s… etj.
    Vigjilence!
    Syceltesi shqiptare kudo jeni !

  4. Miri says:

    PD edhte kthyer ne nje fole grenxash..
    Fatkeqsi per mbedhtetesit e saj.

  5. Franci says:

    Po keta demokratet akoma se kane kuptuar qe Luli eshte nje genjeshtar profesionist ?
    Biles ja ka kaluar edhe shefit te vet.
    Lind pyetja se si ka mundesi qe vazhdon pambarimisht te genjeje ?
    Sepse e kemi thene qe ekziston nje grup shoqeror qe genjehet lehte.Kot nuk ekziston ajo shprehja lapidare qe te gjithe budallejte jane me PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje