Shpejtësi e skëterrshme dhe alkol në Tiranë, pezullohen 28 patenta në një natë

14 Prill 2018, 14:05Kronika TEMA

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka pezulluar plot 28 patenta në kryeqytet gjatë natës së mbrëmshme.

Mësohet se të paktën gjysma e tyre kanë qenë me shpejtësi të rrezikshme ku radarët kanë regjistruar automjete me plot 173 km/h.

“Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm janë pezulluar 15 Leje Drejtimi për shpejtësi të rrezikshme për përdoruesit e rrugës, 13 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.

Ndërkohë, katër persona janë arrestuar për shkak se drejtonin mjetet e tyre në gjendje të dehur, mes tyre dhe një shofere 37-vjeçare.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor duke kontribuar në rritjen e sigurisë së jetës në rrugë.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje