Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balma gjatë ditës së sotme zhvilloi një takim me përfaqësues të Biznesit të Vogël të Elbasanit.
Gjatë bashëbisedimit me ta, Balla i është përgjigjur Lulzim Bashës, i cili iu tha fermerëve të Elbasanit se do të paguajnë TVSH 20%. Sipas Ballës Lulëzimi s’i di as kuptimin TVSH-së, jo më se si funksionon.
“Mjerë kush i shkon mbrapa këtij Pinoku dhe Maçokut e Dhelprës që e përdorin si një kartë për ta djegur komplet në zjarrin e frikës nga drejtësia”.
“Po sot në Shushicë, pinoku Lulëzim u tha fermerëve të Elbasanit se do të paguajnë TVSH 20%, ndërkohë që ata s’kanë asnjë lidhje me TVSH-në, të cilës Lulëzimi s’i di as kuptimin jo më se si funksionon! Mjerë kush i shkon mbrapa këtij Pinoku dhe Maçokut e Dhelprës që e përdorin si një kartë për ta djegur komplet në zjarrin e frikës nga drejtësia”, deklaroi Balla.