Ja "surprizat" e motit për sot

15 Prill 2018, 09:47Sociale TEMA

Moti mbetet me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta duke sjellë gjatë pjesës së dytë të ditës shira të përkohshëm në veri dhe zonat lindore.

Pritet që kthjellime dhe vranësira të shpeshta të mbeten prezent edhe gjatë natës në territor.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në pjesën më të madhe të vendit përjashtuar një rënie me 2°C gjatë mesditës në zonat Veriore.

Era do fryjë mesatare por shpesh-herë e fortë, me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje