Tom Doshi: Unë kam nënshtetësi australiane, s’kam nevojë për vizë amerikane. Edhe Trump e akuzojnë, por drejton SHBA. Mos u merrni me budallëllëqe...

16 Prill 2018, 19:57Politika TEMA

“U njoftova prej jush që morët në telefon, nuk dija gjë”.

Keshtu ka thene ne nje lidhje telefonike me News24, deputeti Tom Doshi pas se DASH i ka ndaluar atij dhe familjes se tij hyrjen ne SHBA.

“Hala s’kam mbaruar drekën deri tani.

Fëmijet e mi janë nënshtetas australianë s’kanë nevojë as për vizë amerikane, as kanë qenë asnjëheërë në Amerikë, as gruaja ime as fëmijët e mi.

E gjithë kjo punë është a e merr vizën apo se merr.

E dyta kam aplikuar në Ambasadë në kohën që kam qenë në hetim, nuk më është thënë që të refuzohet, merr një letër nga Prokuroria me kane thene.

Dihej që isha në hetim.

Nuk më është refuzuar me shkrim, apo me vulë.

Unë jam opozitar, s’kam firmosur ndonjëherë, 13 vjet që kam deputet s’kam qenë ndonjëherë në pushtet.

Me bo korrupsion duhesh me qenë ministër e kryeministër, s’jam marrë asnjëherë me tendera, jam taksapaguesi më i madh në Shqipëri me kompanitë që kam.

Kjo është puna e atyre që janë marrë me këtë cështje, unë shpirtërisht jam i pastër, kam pasur një shtet kundër, jam arrestuar në mënyrë të paligjshme, as e kam ndërmend të merrem me këtë punë, e ndiej veten të pastër, se ndiej veten si Llalla që merret me korrupsion, pasi të më bëhet zyrtare kam të drejtën time me kërkuar pse.

CNN akuzon Trumpin prej 2 vjetësh që ka blerë zgjedhjet e ai vazhdon të drejtojë si president. Pse e bëni kaq të madhe ju.

Pse mendoni se ju refuzuan vetëm ju?

“Mos bëni pyetje budalliqe, jam njeriu më i votuar në Shqipëri. Unë s’kam bërë korrupsion, jam në rregull.

Mos u shqetësoni për këtë punë.

Por për Llallën ka ndonjë lajm? Është e vërtetë apo jo?”, e mbyll ai telefonatën duke përmendur me ironi ish-kryeprokurorin Llalla.

25 komente në “Tom Doshi: Unë kam nënshtetësi australiane, s’kam nevojë për vizë amerikane. Edhe Trump e akuzojnë, por drejton SHBA. Mos u merrni me budallëllëqe…”

  1. bobo says:

    Or taj meqe ke pasaporte Australiane nuk do te thote qe te lejohet automatikisht hyrja ne Amerike. Edhe vete shtetasit Amerikane kur hyne ne Amerike nga shtetet e huaja kalojne neper dogane,ku pasaporta kontrollohet dhe individi intervistohet nga agjenti i doganes. Por meqe ti qenke person special provoje e hyr ne Amerike tani qe DASH te ndaloi hyrjen.

    1. mik says:

      Bobo me qe e ke me merak : Zotnia tha qe nuk kam nevoje per vize, e jo se i kam dyert e hapuna si VIP.
      Mos jep leksione se si kalohet neper dogana, edhe femijet e dine tashma.

    2. Guri says:

      Cer do boj me amerike Toma,Si ameriken e ka ketu pasaporte australiane paska.Doni me per belulin

  2. daja says:

    tapo ta kenojne kangen edhe ty o Dosh Doci

    1. 123 says:

      kur t’ja heqe edhe Australia pasaporten t’i beje sh……..rrën baçes pastaj …….

  3. Lil Toronto says:

    HAJT SE PO TE VJEN SELAMI EDHE NGA AUSTRALIA. NUK KA ME’T VONU.

  4. ceni nga Bostoni says:

    o Tom koqja e kandarit, Trumpin nuk po e akuzon njeri per korrupsion akoma, nqtse do e akuzojne atehere edhe Presidentin e Amerikes e lepin miu. me sa duket mbas Llalles e ke radhen ti, ta kane kopsitur dosjen o hajdut me cizma dhe mos bej kot krahasime me Trumpin, ti nje cope injoranti i pashkolle dhe qe me hajduteri nje dite te bukur u gdhive pronar. Amerika po ja u ngre carkun ngadale ngadale si cardhin e kunadheve

  5. Mire ja kan ba tomes.
    Po kush eshte me i rrezikshem kryetari isisit shqiptar saleh hum humi apo toma.
    Kush ben thirrje per luft shkatrrim djegie e vellavrasje toma apo kryekrimineli sali.
    Ambasada duhet te jete per te gjithe e ndershme dhe jo ti japi vize saliut e lulushit dhe nuk i jep vize nje pensionisti se ka frike se qendron atje.

  6. luani u.s.a. says:

    z.Tom Doshi edhe nese keni pasaport australiane si eshte e mundur ju dhe familjes te juaj nga DASH-i te ndaloj hyrjen ne SHBA,poashtu DASH-i eshte i nformuar me dosje skandaloze se z.Tom Doshi dhe familja e tij jane te perfshire ne afera korruptive,me kete shtrohet pyetja: z.Tom Doshi si jeni bere aq te pasur qe keni krijuar milione euro dhe jeni nje nder me te pasurit ne Shqiperi,kur jemi ne dijeni te gjithe shqiptaret ne dije se gjate regjimit komunist populli shqiptare ka qene ne varferi ekstreme,kurse ne vitin 1990 pas kalimit nga sistemi komunist ne ate demokratike te brishte z.Tom Doshi keni krijuar pasuri marramendes ilegale qe eshte per te dyshuar me pasurine juaj me kete populli shqiptar mban shpresen ne fund te tunelit se me krijimin e reformave ne drejtesi dhe vettingut me kryeprokurori dhe gjykate te pavarur do te arrestohen dhe hetohen te gjithe zyrtaret e larte per krim,krim te organizuar,korrupsion…,ne te cilen nje nder ta do te jeni edhe ju z.Tom Doshi..!!!

  7. Jimi says:

    Ky eshte birbo i ndershem! Pasurine e ka vene me djersen e ballit.!? Populli i zones e don fort, se gjithe pasurine per at popull te asaj zone e shkriu!

  8. shqip says:

    Po pse s’thua mor burre ? Pra ti qenke nr 2 ne liste . Edhe Llalla – palla shkon ne Gjermani . Po Nese i presin bileten ( fleten e arrestit ), e shoqeron Merkeli personalisht deri te avioni . E çfare qe je Australian ? Mos valle eshte vend azili per gjithe te kerkuarit nga drejtesia ? Degjo o Tom ! Keshtu bente dhe ai Marku , Po shkoi ke shkolla ” partise ” . Merre me filozofi . Paguaj ç’ke per te paguar , dhe trego shoket . Mire do qe ta filloje nga Ilir floriri i Monikes . Se sajuat gjithe ate situate komike , vetem per te shmangur problemin e Cez – it . Ec Tom , leri numrat . ” Dorzoja 10en Gjergjit ” .

  9. Kellira says:

    Ky ka bo pasuri tu rujt dhite ne mal dhe aty kuptoi qe paret e qumshtit te dhise ia vlente me i investu tek Profarma, nje nga pasurite publike te shqiptareve.
    Kush ta dha Tom?!

  10. marashi says:

    Kruju, kruju Toma se tapo ta rrasin edhe ty amerikanet e kane kujin e forte! edhe ne Australi ta trusin!!

  11. Albana says:

    Ua na habiti krahason veten ky me Trump. Por ti je provincial dhe I korruptuar ne nje vend te varfer, kurse Trump eshte nje njeri I suksesshem qe vjen nga nje familje e suksesshme dhe qe eshte lider I nje vendi te suksesshem.

  12. moni says:

    Kur ke shtetesi australiane apo te ndonje shteti tjeter qe nuk kerkon vize paraprake nuk do te thote qe automatikisht mund te hysh ne SHBA. Thjeshte te jep te drejten te paraqitesh para zyrtarit te kufirit ne SHBA. Atje eshte ai qe e vendos nese do hysh apo jo, dhe ne rastin tend e vendos futja e emrit tend ne listen e te ndaluarve per te hyre ne SHBA. Keshtuqe Tom mos u merr me lojra fjalesh se ste kane hije.

  13. Syplasuri says:

    O Tome! Keta merren me budallalleqe. C’na duhet viza amerikane, mua dhe ty! Ti e ke australiane, une e kam maqeone vizen. Na plasi per amerikanen!

  14. Qazim Kaja says:

    Tom Doshi pse i shite 3 shtepite qe kishe ne Australi, dhe familjen e solle te jetoje ne Shqiperi. Hajde se keto pune i rregullon Peter Dutton. Te kane numeruar sa hapa ke hedhur.

  15. d.didani says:

    Nuk kam lexuar asnje rresht per Doshin se pasurine e ka vene:….
    1.Si pushtetar
    2.si gjyqtar
    3.si hajdut tenderash apo xhepash
    4.si trafikant droge,femrash apo armesh
    5.si grabites i pronave ne bregdet……………………………………………….Etj. te ketyre kategorive!!!!
    Ne se Doshi (me parate qe nuk jane nga ato qe rreshtuam me lart)…,ka ngritur kompanite ne shqiperi,ka punesuar shqiptaret dhe i paguan taxat shtetit,do tju thoshja te gjitheve : Shut up!!!Lereni kapitalistin te zhvilloj kapitalizmin shqiptar…Eshte njeriu qe i jep shtetit dhe nuk i merr asnje kacidhe!!! Ne se ka bere ndonje grabitje,dokumentojeni dhe cojen ne prokuri dhe jo neper gazeta!!!{Apo doni qe gjithe shqiptaret te behen te barabarte si ne kohen e Enverit apo fukarenj si ata qe kerkojne nga shteti ndihma sociale? mos valle ata ( te ndihmave sociale) jane ajka e njerzeve te ndershem? Dhe me tej… mos valle 90% e ketyre “te ndershmeve” jane ajka e dembelave?) FLM.

  16. Fred says:

    A shikon more katundare se nuk te ka hije as parka qe ja ke vjedhur atij popull dhe asgja .. a te kujtohet kur vije ne shkoder dhe bleje buke gruni 40 lekeshe per 50 pra katunar je e katunar ke me vdeke o legend katunar

  17. return of the saint says:

    Ça thua o medioker po je non grata ne SHBA ke marre fund mund te jet ceshtje kohe heqja e shtetesise australiane nuk eshte e thene te jesh kryeminister apo minister qe te jesh I korruptuar po mund te jesh bashkepunetor I tyre si je ti

  18. deda says:

    toma është njeriu pestë më i pasur i shqipërisë amerika e paska marrë nëqafë e paska lënë pa bukë gjynah

    1. Turi says:

      Mos u merrni me Tom Doshin , e shkruani budalladheqe, keto i bani per inat, per tu duke, apo jeni te porositur. Toma asht xhevahir, puntor dhe i. ndershem, rrjedh nga nje. nder familjet ma te mira te qarkut te Shkodres

  19. jani says:

    nuk te lejon DASH te shkosh ne USA , e kujt i plasi trapi. Tom Doshi nuk ka nevoje per te shkuar ne usa , eshte biznesmen ka punuar dhe bere lek me menyren e tij. nese gjykohet menyra ka vend per diskutim por mos harroni ka punuar shume kohe perpara atehere kur nafta shkonte lume ne mal te zi. deri me sot ai njeri nuk i ka rene dikujte me qafe as i ka borxhe kujt, dhe as i eshte lepire kujt per te fituar dicka, ka kandiduar i vetem perballe sistemit dhe ka fituar. mos u merrni me tom doshin sepse zamiri, bashkimi,po ju betonojne vendin, po vendosin dhe heqin ministra, hyjne ne zyren e palloshit pa pyetur as palloshin dhe per keta nuk flet njeri por i quajne te suksesshem. rrespekte tom doshi dhe mos te plas fare se pasaporta e jote eshte nder me te fortat . 45 vjet enveri luftoi ameriken sipas menyres se tij, ndersa ne kemi 27 vjet qe kemi hequr edhe breket per ameriken.

    1. Pellumbi says:

      Mose u merni me njeriun e punes. Merruni hajdutet politikan qe jane ber miljoner me rroga shteti .Zoti Tom Doshi eshte nje bizesmen me merit.Ky paguan taksa sa te gjith te tjeret .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje