Ditën e sotme Komisioni Europian rekomandoi zyrtarisht hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në. Si ishte paralajmëruar edhe më parë nga mediat ndërkombëtare dhe vendase, falë reformave të ndërmarra nga Shqipëria, ku në krye qëndron ajo në drejtësi, u vlerësua pozitivisht dhe ndaj saj u rekomandua çelja e negociatave.
Mirëpo, ky lajm i mirë për shqiptarët mesa duket nuk ka qenë i tillë për opozitën dhe për të kuptuar këtë, mjafton t’i hedhësh një sy disa prej mediave pranë saj, të cilat as nuk e kanë pasqyruar fare në rastin më të keq ose e kanë sulmuar perfaqesuesit e BE-se në rastin më të mirë.
Ndërkohë që mediat më prestigjoze në botë kanë transmetuar lajmin e mirë për shqiptarët, mediat pranë opozitës mesa duket kanë vendosur të mbulojnë diellin me shoshë, duke mos pasqyruar një lajm që në fund të ditës mbetet një lajm i mirë për shqiptarët.
Mesa duket, opozita e sheh këtë vetëm si një meritë të Ramës, ndaj edhe kanë refuzuar ta pasqyrojnë FAKTIN, ose kanë sulmuar atë që dha lajmin, përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini.
Me poshte disa nga faqet e para te disa mediave prane opozites, ku shihet mungesa e pasqyrimit te lajmit.
E megjithate, rekomandimi nuk ndryshon! Shqiperia eshte drejt BE-se!