Një burrë në Itali zbuloi se kishte trashëguar një pasuri të madhe nga gjyshi, i cili kishte lënë në emër të tij në Zvicër një sasi të madhe parash. Por ndonëse një trashëgimtar milioner, Luigi C. rrezikon të mos marrë asgjë. Kjo sepse për ligjin, tre miliardë lirat e trashëguara janë thjesht letër pa vlerë. Për fat të keq, afati i konvertimit të lirave në euro ka përfunduar me kohë.
Luigi është vetë bankier dhe e njeh shumë mirë ligjin. Për shtetin italian, këmbimi i lirave me euro mund të bëhej vetëm brenda dekadës së parë pasi hyri në fuqi përdorimi i monedhës së përbashkët europiane. Pra, jo më vonë se viti 2012.
Por për të kuptuar këtë situatë absurdi, duhet të kthehemi pas në kohë. Luigi është fëmijë i vetëm dhe nuk ka asnjërin nga prindërit. I vetmi i afërm që kishte, ka qenë gjyshi që prej dhjetëra vitesh jetonte në Zvicër. Ai ka qenë një sipërmarrës i suksesshëm në kohën e lulëzimit të ndërtimeve në Itali dhe e ka marrë me vete pasurinë kur është larguar për në Zvicër. Në korrik të vitit të shkuar, gjyshi ka ndërruar jetë dhe Luigi zbuloi se ishte trashëgimtari i vetëm. Mes pasurive të trashëguara gjeti edhe një kuti në një depozitë sigurie në Bankën UBS në Lugano.
Aty ndodheshin 3 miliardë lira, në prerje 500-mijëshe. Por gëzimi nuk ka zgjatur shumë për trashëgimtarin. Edhe pse e dinte përgjigjen, ai provoi të bënte këmbimin në euro në Bankitalia, e cila e refuzoi me argumentin se ishte shumë vonë.
Në këtë pikë, trashëgimtari ka futur në lojë avokatët, në mënyrë që të mund të përfitojë nga shuma prej 1.5 milionë euro (3 miliardë lira). Mbrojtësit e tij ligjorë, të stërvitur me raste të tilla, do të përpiqen të provojnë se afati 10-vjeçar i parashikuar nga ligji të mos llogaritet nga hyrja në përdorim e euros, por nga momenti kur zbulohet ekzistenca e lirave që duhen konvertuar në euro.
Duket një rrugë e vështirë dhe me gjasa, edhe pa krye. Por nëse trashëgimtari ia del, mund të gëzojë trashëgiminë e jashtëzakonshme që gjyshi ia kishte mbajtur sekret. /Përgatiti: Gazmira Sokoli/
te mbash paret ne depozit sigurie ka risqet e veta eshte sipuna e mafjozeve qe i groposin e qe nuk i deklarojn. po te ishte depozite e mirefillte apo llogari konvertimi do ishte preokupim i bankes. depozitat jane per bizhut dokumentat flori etj jo per letra me numra. ajo qe duhet te bej eshte te ndjeki ligjerisht arsyet pse nuk kishte djeni dhe duke ndjekur kte rruge mund te kerkoj demshoerblim
10 vjecari nis nga momenti i marrjes dijeni dhe kete nuk ka nevoje ta demostrojne avokatet por e thote ligji i kalimit nga lireta ne euro. si shume kazane italiane qe bejn scoop me lajme flluska edhe juve mundoheni te beni shurem kot e me kot
E kush bankat Zviceriane?
Do ta ketë pasur gjyshin ‘gjirokastrit’.
Kokërr leku ska dashur të hapi..
???