Festivali muzikor “Coachella” frekuentohet shumë nga të rinjtë, por megjithatë ka dhe admirues tepër besnikë të eventit, të cilët e shohin koncertin vjetor si një shfaqje mode apo mundësi për të eksperimentuar me stilin e tyre.
Ndërkohë që fustanet “boho”, ekspozimi i trupit dhe kurorat me lule janë kthyer në diçka të zakonshme, duket se risia e këtij viti në festival është “bodypainting”.
Shumë vajza të reja hoqën bluzet e tyre dhe dolën topless duke mbuluar me bojë apo perla pjesët intime të trupit. (TemA)