Shpëtim Duro ishte trajneri i rradhës në Katëgorinë Superiore që nuk arriti që ta mbyllë sezonin deri në fund.
Tekniku kryeqytetas u largua të mërkurën nga drejtimi i skuadrës së Flamurtarit pas eleminimit në Gjysmëfianlen e Kupës së Shqipërisë.
Ajo që bie në sy është se të gjitha ekipet e Superiores kanë ndërruar trajner dhe i vetmi që bën përjashtim është skuadra e Skënderbeut që vijon të ketë në krye të stolit Ilir Dajën, i cili që ka pasur një ecuri mjaft të mirë me bardhekuqtë duke qenë një hap larg titullit kampion dhe janë finalist të Kupës së Shqipërisë.
Skuadra që ka ndërruar më shumë trajner në këtë sezon është Lushnja e cila është drejtuar nga katër teknikë të ndryshëm, më pas vjen Partizani, dhe Teuta që janë drejtuar nga tre trajnerë.
Më pas ishte Kukësi duke vijuar me Laçin, Kamzën dhe Flamurtarin që nuk i shpëtuan dot ndryshimit të trajnerëve.
Aktualisht Flamurtari është pa trajner, por pritet që në ditët në vijim të zyrtarizohet dhe emri i ri që do të drejtojë kuqezinjtë deri në fund të sezonit.
Ndryshimet e trajnerëve në 10 skuadrat e Superiores
1.Skënderbeu Ilir Daja
2.Kukësi Mlladen Milinkoviç, Peter Pakult
3.Partizani Mark Iuliano, Sulejman Starova, Klevis Dalipi
4.Luftëtari Luis Kurbejo-Daniel Fernandez, Hasan Lika
5.Laçi Stavri Nica, Gentian Mezani
6.Flamurtari Shpëtim Duro, Petraq Bifsha-Faton Beqiri
7.Kamza Ramadan Ndreu, Julian Ahmataj
8.Teuta Gugash Magani, Stavri Nica, Gentian Begeja
9.Vllaznia Armando Cungu, Ernest Gjoka
10.Lushnja Artan Bano, Hysen Dedja, Dritan Çuko, Ilir Gjyla