9 fëmijë dhe 35 vjet martesë, burri divorcohet kur mëson se ka qenë gjithë jetën… steril

21 Prill 2018, 12:07Lifestyle TEMA

Një maroken i martuar prej 35 vjetësh dhe me 9 fëmijë ka kërkuar divorcin pasi mësoi se ka qenë steril gjatë gjithë jetës së tij.

Burri që jeton në veri të rajonit të Rabat -Sale- Kenitra bëri një vizitë mjekësore për shkak të një lëndimi në testikulin e majtë, shkruan Dita.

Mjeku e rekomandoi të kryente analizat rutinë, por askush nuk mund të imagjinonte rezultatin.

Analizat treguan se ai kishte qenë steril gjatë gjithë jetës për shkak të një kisti në testikuj, i cili nuk i rrezikonte jetën por që e bënte atë të paaftë për t’u trashëguar.

Pas këtij zbulimi të hidhur, ai bëri padi për divorc dhe për tradhti që në Marok është vepër penale dhe dënohesh me burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje