Trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi, në konferencën e sotme për shtyp u shpreh se skuadra është përgatitur maksimalisht për të marrë një rezultat pozitiv në duelin kundër korçarëve.
Trajneri i të kuqve theksoi se fakti se luajnë në fushën e tyre i jep akoma më shumë motivim për të marrë tre pikët nga ky takim shumë i rëndësishëm.
Dalipi hodhi poshtë zërat për një përplasje të mundshme mes lojtarëve të tij në seacën e fundit stërvitore duke shtuar se harmonia në grup është e mirë.
“E kam deklaruar edhe pas ndeshjes me Laçin se ne nuk kemi bërë ende asgjë deri kur të realizojmë objektivin pjesmarrjen në Kupat e Europës. Gjatë gjithë javës kisha punuar shumë me lojtarët për të ulur euforinë , dhe besoj se ishte pikërisht euforia e cila nuk na la të shfaqeshim më së miri në një ndeshje kaq delikate si ajo ndaj Kukësit. Dua të theksoj se edhe mungesat e Ibrahimit dhe në momentin e fundit e Belicës na kushtëzuan shumë pasi në momentin e fundit bëmë një ndërrimtë detyruar në qendër të mbrojtjes ku edhe kishim pikën tonë më të fortë. Nuk dua të fajësoj në këtë aspekt Atandën sepse ai bërë më të mirën e mundshme , por ka edhe ditë të tilla jo të mira të cilat duhet ti pranosh. Ajo që kam deklaruar pas ndeshjes me Kukësin dua ta sqaroj edhe njëherë pasi disa media nuk e kanë pasqyruar të plotë prononcimin tim mbas ndeshjes. Tekstualisht unë kam deklaruar se nga unë i pari i kërkoj falje tifozëve tanë dhe unë jam i pari që mbaj përgjegjësi për atë humbje bashkë me lojtarët, pasi kjo fanelë që mbajmë veshur duhet përfaqësuar denjësisht. E theksoj këtë pasi unë nuk e kam humbur besimin te lojtarët , por dua gjithmonë që duke e dashur këtë fanel duke dhënë maksimumin apo diçka më tepër sigurisht që rezultati do jetë më i mirë. Duke patur besimin ,unë kërkoj gjithmonë nga lojtarët më të mirën , të mos kënaqen kurrë me rezultatet apo lojrat e mira , por në çdo ndeshje të ketë gjithmonë përmirësim deri afër atijperfeksioni që është shumë vështirë të mbërrihet”
Çfarë do të ndryshoni në ndeshjen kundër Skënderbeut?
Dalipi: Motivimi do të jetë shumë i madh. Fusha e Kukësit ka një specikë tjetër dhe ne siç duket nuk ishim përgatitur për atë shfaqëm në Kukës. Për meritë të tyre, por edhe për gabimet tona. Nëse nuk përshtatesh e ke të pamundur të marrësh një rezultat pozitiv.
A ka tension te Partizani para ndeshjes me Skënderbeun?
Dalipi: Nuk besoj. Në media ka dalë që ka pasur tension mes Bardhit dhe Çanit. Ajo që kam kërkuar pas Kukësit në këtë javë ka qenë që nuk dua një dhomë zhveshje me lojtarë që të jenë super të edukuar, por të jenë luftëtar. Të kenë ego edhe në seancat stërvitore. Nëse ka edhe përplasje zike për të mirën e punës, unë jam i gatshëm ta pranoj. Sepse vetëm kështu mund të ecet përpara dhe besoj se ky konikt mes Çanit dhe Bardhit ishte për të pasur një rezultat pozitiv. Unë e marr si të mirëqenë këtë lloj egoje mes futbollistëve. Nëse dy lojtar të tillë duan të përmirësohen dhe të luftojnë për të arritur më lart, për mua është në rregull edhe ndonjë përplasje e vogël mes tyre. Unë dua luftëtarë në të ardhmen, në stërvitje dhe në ndeshje.
Keni patur debat me Çanin?
Dalipi: Unë nuk kam debat me Çanin, përkundrazi kam një marrëdhënie shumë të mirë duke qenë se ai vjen nga një mentalitet tjetër. Nuk besoj se ka vend për keqkuptim. Përkundrazi jam i hapur që të shohim dhe të ecim gjithmonë përpara.
Kundër Skënderbeut nuk keni arritur të merrni asnjë tore, por nuk keni shënuar as gol. A është kjo sda e kthesës?
Dalipi: Do të përgatisim një ndeshje shumë të vështirë sepse dihen vlerat e Skënderbeut. Ne nuk duhet të harrojmë se jemi Partizani. Luajmë në fushën tonë dhe kjo na bën të jemi më ambiciozë. Për momentin jam shumë i kënaqur me formën e lojtarëve. Natyrshëm që lindin disa shkëndija. Unë kam qenë shumë i kënaqur me atë që futbollistët po bëjnë në stërvitje. Me shumë qetësi dhe me shumë mprehtësi po e studioj këtë takim. Të tilla ndeshje duan eksperiencë dhe shumë inteligjencë në interpretimin e lojës.
A është Skënderbeu nale për 7 ndeshjet e mbetura të Europës?
Dalipi: Skënderbeu është një ndeshje kyçe për të na dhënë vazhdimësinë. Është një ekip që ndodhet në vendin e parë dhe një rezultat pozitiv do ta ngrinte shumë skuadrën.
A do të ketë ndryshime në formacion?
Dalipi: Në këto ditë që skuadra është stërvitur mbeten edhe dy ditë për t’u parë. Akoma nuk e kam përcaktuar përfundimisht. Do shoh deri nesër se si do reagojnë lojtarët, se si do reagojnë futbollistët. Nëse në këtë ndeshje do të ul në stol ndonjë nga titullarët e sdave të kaluara, kjo nuk do të thotë që ai nuk është titullar për shkak të ndeshjeve të kaluara. Por, ky është një takim me specikë shumë të veçantë dhe në përzgjedhjen e formacionit si e tillë duhet trajtuar. Ndaj Skënderbeut do të luajë ai që i kushton më shumë rëndësi kundërshtarit që do të përballet.
A do të ulet Batha në stol?
Dalipi: E kam parë sot diçka të tillë për Bathën dhe Fejzullahin, dy lojtarë që kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm për skuadrën. Batha është kapiteni i ekipit dhe përcjell frymën pozitive në grup. Është i pari që jep shkëndijat në çdo ndeshje. Ai di ta tregojë veten në ndeshjet e mëdha. Deri në fund, deri në ditën e fundit të kontratës, çdo lojtarë do të japë maksimumin në çdo takim. E përsëris duke njohur karakterin e lojtarëve që stërvis mund të ndodhë kjo gjë. E përsëris edhe një herë që futbollistët do të respektojnë kontratën deri në fund. Skuadrat e tjera mund t’i dëshirojnë, por jemi ne të parët që negociojmë.
Do të keni një përballje me Ilir Dajën.
Dalipi: E vlerësoj me shumë superlativa se është një trainer me shumë eksperiencë në futboll. Në një farë mënyre na jep një shembull pozitiv për brezin tonë.
A i gëzoheni faktit se Skënderbeu është pa sulmuesit kryesorë?
Dalipi: Ka shumë lojtarë në përbërje. Skënderbeu ka shumë futbollistë të tjerë që mund të bëjnë mirë. Ka edhe Vilën por edhe të tjerë, pra ka shumë alternativa