Një ditë më parë u tha se trajner i Flamurtarit do të ishte Petraq Bifsha, pas largimit të Shpëtim Duros dhe ndihmësit të tij Jeton Beqiri.
Por sot është mësuar se nuk është kështu. Klubi vlonjat ka marrë një tjetër vendim.
Në stol do të ulet Ardi Behari, i cili mban edhe detyrën e drejtorit në klubin kuqezi, ndërsa ish-sulmuesi Vasil Ruci do të jetë zëvendës, ashtu si dhe Bifsha.
Burime të “Vipsport.al” pranë klubit vlonjat bëjnë me dije se nuk ka pasur asnjë vedim zyrtar për trajnerin e Flamurtarit, pas largimit të Duros, pasi nuk ka qenë i pranishëm administratori Sinan Idrizi.
Dhe pa të nuk mund të merret asnjë vendim i rëndësishëm.