Rusia nuk jep më garanci për integritetin territorial të Sirisë

21 Prill 2018, 09:12Bota TEMA

Rusia nuk jep më garanci për integritetin territorial të Sirisë.

Në një deklaratë që raportohet fillimisht nga agjencia, Interfax, zv.ministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, citohet të jetë shprehur se evoluimi i situatës në Siri nuk është i parashikueshëm.

“Ne nuk e dimë sesi do të zhvillohet situata në kuptim të asaj nëse është e mundur që Siria të qëndrojë më si një vend i vetëm”, tha Ryabkov.

Kjo deklaratë pason takimin tripalësh mes presidentëve të Rusisë, Iranit dhe Turqisë  ku u ra dakord që të mbështetet integriteti territorial i Sirisë.

Në këtë vend janë stacionuar trupa ruse, trupa turke dhe disa mijëra trupa të Perëndimit.

Duket se fati I Sirisë është vulosur me të njëjtat metoda të cilat Ballkani i njeh shumë mirë.

https://www.middleeastmonitor.com/20180420-russia-not-sure-if-syria-will…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje