Takaj dhe Daja takohen në kryeqytet, diskutojnë për fundin e sezonit dhe merkaton

21 Prill 2018, 15:07Sport TEMA

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, është takuar me trajnerin Ilir Daja mbrëmjen e djeshme në kryeqytet.

Drejtuesi kryesor i klubit korçar ka biseduar me trajnerin në lidhje me fundin e sezonit, çështjen e titullit dhe finalen e Kupës së Shqipërisë.

Në këtë takim pune sigurisht që është biseduar edhe për lëvizjet e mundshme të futbollistëve në verë, afrimet dhe largimet.

Në ekipin korçar, pavarësisht çështjes së hapur me UEFA-n në lidhje me dënimin 10-vjeçar, vazhdon puna normalisht.

Skënderbeu po përgatitet për dy ndeshje të vështira në kampionat, ku të hënën luan me Partizanin në transfertë, kurse më pas pret në Korçë Kukësin e vendit të dyttë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje