Flamurtari fiton derbin bregdetar kunder Teutes

22 Prill 2018, 21:00Sport TEMA

Largimi i Shpëtim Duros i jep një tjetër shtysë Flamurtarit që arrin fitoren e dytë radhazi në kampionat.

Me drejtorin sportiv Ardi Behari në stol kuqezinjtë mposhtën 3-1 Teutën duke siguruar përfundimisht çështjen mbijetesë dhe duke u ngjitur në vendin e 5-të të renditjes me pikë të barabarta me Laçin.

Europa është e mundshme për Flamurtarin që është vetëm 4 pikë larg Luftëtarit dhe javën e ardhshme ka një përballje direkte me gjirokastritët. Pas 5 javëve pa humbje Teuta e Gentjan Begejas rikthehet me këmbë në tokë, duke mbetur me pikë të barabarta me Vllazninë dhe duke zbritur sërish në vendin e parafundit që të rrëzon në Kategorinë e Parë. Nisi në malore ndeshja për vlonjatët sepse Anel Dedic kthehu në gol një penallti të fituar nga miqtë pas vetëm 7 minutash lojës.

Por brenda pjesës së parë Flamurtari shënoi 3 herë, 2 herë me maqedonasin Muarem Muarem i cili përmbysi shifrat duke treguar sesa vlen për herë të parë që pas mbrritjes së tij në Vlorë me shumë bujë në merkaton e janarit. Epërsinë e dyfishtë Flamurtarit ja dha Useini në minutën e 31-të. Në fundin e pjesës së parë Teuta fitoi një tjetër 11-metërsh por këtë herë Nurkovic ndali boshnjakun Dedic. Deri në fund nuk u shënua më asnjë gol ndërsa të dyja skuadrat e mbyllën ndeshjen me nga një lojtar më pak pasi në pjesnë e dytë fillimisht Alhasaan dhe më pas Franc Veliu u ndëshkuan me kartonë të kuq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje