Japoni: Vullkani aktivizohet pas 250 vitesh

22 Prill 2018, 09:13Lifestyle TEMA

Në Japoninë jugore ka shpërthyer një vullkan i cili ishte pasiv për 250 vite, ndërkohë që autoritetet kanë bllokuar qarkullimin në zonën rreth malit, njoftoi Anadolu Agency (AA).

Mali “Lo”, ka hedhur tym dhe hi, i cili arriti lart në qiell, ndërkohë që shpërthimi i vullkanit, ishte i pari pas vitit 1768.

Instituti Meteorologjik i Japonisë njoftoi të premten se zona e ndaluar për lëvizje nuk përfshin vetëm zonën e kraterit, por ajo shtrihet në gjithë territorin e malit.

Shpërthimet kanë pushuar pak të premten, por autoritetet kanë paralajmëruar popullatën në qytetet e afërta, për shkëmbinjtë dhe hirin vullkanik i cili mund të arrijë në zonat e banuara.

Vullkani bën pjesë në zonën malore Kirshima në ishullin jugor Kyushu, në një zonë rreth 1 000 kilometra në jugperëndim të Tokios.

Një muaj më parë, në Japoni shpërtheu një vullkan i cili kishte qenë i qetë për shtatë vite.

Japonia shtrihet në “Unazën e Zjarrtë të Paqësorit”, me rreth 110 vullkanë aktivë.

1 komente në “Japoni: Vullkani aktivizohet pas 250 vitesh”

  1. Shvejk says:

    Interesant, edhe lajmet per Japonine tek Anadoly Agency i merrka Tema? Kushedi mbase Japonezet nuk kane agjensi lajmesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje