Optimizëm te Kukësi, Shameti e Rrumbullaku gati për Skënderbeun

24 Prill 2018, 16:53Sport TEMA

Euforia e fitores 4-0 ndaj Partizanit duket se ndikoi negativisht tek Kukësi.Java që u mbyll solli dy paraqitje jo për tu admiruar, përkundrazi.

Erdhi elimnimi nga Kupa e Shqipërisë, ku blutë nuk arritën të mbronin avantazhin e Gurit, në kampionat sërish kundër Laçit, skuadra e Pacult pavarësisht se me të drejtë mund të pretendojë për një 11 metërsh të mohuar nuk është se entuziazmoi me performancën e ofruar, madje për të qënë të sinqertë ishin kurbinasit që e kërkuan më shumë fitoren.

Mungesat ishin një arsye e paraqitjeve jo optimale, ky të paktën ishte një nga justifikimet e trajnerit dhe ndoshta ka edhe të drejtë tekniku nga Vjena, sepse veri-lindorët në dy sfidat ndaj laçianëve ishin pa një lider si kapiteni Shameti dhe pa mbrojtësin e majtë që është stabilizuar prej kohësh në atë rol, Simon Rrumbullakun.

Të dy lojtarët në fjalë kanë kryer stërvitje të difernecuar dhe stafi mjekësor është optimist në lidhje me praninë e tyre supersfidën ndaj Skënderbeut, gjithashtu përgatitje të veçantë ka kryer edhe Balde i cili pësoi një tërheqje muskulore në fitoren ndaj Kazmës.

Vendi i dytë është i mbyllur me një kod të padeshifrueshëm në kasafortë duke qënë se diferenca me Luftëtarin është 8 pikë, megjithatë në duelin ndaj bardhekuqve Kukësi ka një objektiv, të mos e dorëzojë titullin në sfidën e drejtëpërdrejtë. Blutë nuk dëshirojnë që korçarët ti kthejnë në thonjza kortezinë e sezonit të shkuar duke festuar pëpara tyre triumfin në kampionat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje