Mark luliano është rikthyer të flasë dhe njëherë për aventurën e tij në Shqipëri.
Luliano mori drejtimin e skuadrës së Partizanit duke qëndruar tek të kuqtë deri në javën e 9-të të Kategorisë Superiore ku më pas u shkarkuar nga drejtimi i ekipit për shkak të rezultateve të dobëta që ai arriti.
Në një intervistë të dhënë për “Corriera Della Serra”, luliano u shpreh tek kryeqytetasit gjërat nuk shkuan ashtu siç duhej pasi ishte një projekt i paqartë.
“Ish-drejtori i Juventusit Luciano Moggi më kërkoi t’i jepja një dorë te Partizani, skuadra ku ai është këshilltar, gjërat nuk shkuan mirë, pasi atje ishte një projekt i paqartë”, u shpreh luliano.
Pak ditë më parë Mark lualiano u ëmërua zëvëndës trajner i skuadrës së Udinezes. (TemA)