Teuta do të luajë një ndeshje mjaft të rëndësishme këtë javë përballë Kamzës, ndeshje e cila mund të jetë vendimtare për skuadrën që do të bie nga kategoria.
Në një prononcim për “Supersport”, portieri i Teutës Shpëtim Moçka është shprehur se ndeshja me Kamzën është si një finale, ndërkohë që në rast fitore, Moçka ka besim se Teuta i shpëton rënies nga kategoria.
“Vinim nga një moment i mirë por nuk kemi bërë një ndeshje të mirë në Vlorë dhe këtu kanë ndikuar mungesat që kishim. Ndeshja ndaj Kamzës është si një finale pasi nëse fitojmë jemi me 90% të shpëtuar.
Mendoj se gara për mbijetesë është mes nesh, Vllaznisë dhe Kamzës. Kalendari është në favorin tonë dhe mendoj se edhe barazimi do të ishte mirë për ne”, u shpreh Moçka.