BE dhe shefat e saj mund ta favorizojnë Serbinë, nëse ky është vendim politik për të shkelur vendet e tjera të Ballkanit. Por së paku mos të manipulojnë me historinë dhe mos të fyejnë popujt tjerë, siç bëri presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, gjatë vizitës në Beograd, ku verbërisht lavdëroi Serbinë.
Nga Enver Robelli
Mes viteve 1991 dhe 1999 Serbia ka sulmuar katër territore të ish-Jugosllavisë: Slloveninë, Kroacinë, Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën. Më 1995 me përkrahjen e drejtpërdrejtë të Serbisë forcat e serbëve të Bosnjës kanë kryer gjenocidin e parë në Europë pas Luftës së Dytë Botërore. Mbi 1400 ditë forcat serbe e kanë mbajtur nën rrethim kryeqytetin e Bosnjës. Ushtria jugosllave e dominuar nga serbët ka shkatërruar qytetin barok kroat të Vukovarit dhe ka vrarë edhe pacientët e spitalit. Pothuaj të gjitha këto krime i ka përkrahur aktivisht Aleksandër Vuçiqi, atëbotë dora e djathtë e ultranacionalistit Vojislav Sheshel. Si huligan futbolli Vuçiq që herët në rini u entuziazmua me idenë e Serbisë së Madhe. Pasi serbët e Bosnjës filluan fushatën për pushtimin e tërë kësaj republike, Vuçiq shkoi në Pale afër Sarajevës, ku gjendej shtabi i luftës i R. Karagjiqit dhe R. Mlladiqit dhe vrasësve të tjerë masivë. Në Pale Vuçiq punoi në një radio, e cila ishte megafon për luftënxitje. Pak ditë pasi më 11 korrik 1995 forcat serbe pushtuan Srebrenicën, Vuçiq në Kuvendin e Serbisë kërcënoi hapur perëndimin se nëse intervenon në Bosnjë dhe vret një serb të vetë, atëherë «ne do t’i vrasim 100 myslimanë». Në prag të fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë më 1999 babai politik i Vuçiqit, Vojisllav Sheshel, tha se serbët mund të pësojnë nga sulmet e Perëndimit, por «shqiptarë në Kosovë nuk do të ketë më».
Të gjitha këto fakte mbi Vuçiqin dhe Sheshelin dihen. Janë të arkivuara mirë në Bruksel dhe në çdo kryeqytet perëndimor. Dihet po ashtu se Vuçiq është një oportunist ballkanik që ka ndërruar gëzofin politik: nga antiauropiani në proeuropian. Në Serbi ka instaluar një regjim autokratik të ngjashëm me Bjellorusinë, me media të kontrolluara, bashkëpunëtorë të korruptuar, investime jotransparente, me drejtësi të kontrolluar. Megjithatë, Bashkimi Europian ka vendosur ta shpërblejë Serbinë për të penguar këtë vend që të ulet në prehër të Rusisë. Beogradi prej vitesh po e përdorë këtë alternativë të rrejshme si mjet shantazhi kundër BE-së. Dhe BE po lejon të shantazhohet.
Kohëve të fundit qëndrimet e BE-së, por edhe të Gjermanisë si vend kyç i BE-së ndaj Serbisë po marrin përmasa skandaloze. Kancelarja Angela Merkel u kritikua madje nga gazeta konservatore «Frankfurter Allgemeine Zeitung» për lavdërimet e tepërta, të panevojshme, kontraproduktive që po ia bën Vuçiqit. Takimet e saj të shpeshta me Vuçiqin para zgjedhjeve nacionale dhe lokale në Serbi tashmë janë shndërruar në ndihmë aktive elektorale nga Berlini. Mbështetja e hapur e një autokrati vetëm pse ai garanton njëfarë «stabiliteti rajonal», ndërsa paralelisht pezullon funksionimin demokratik të shtetit është dëshmi e radhës se edhe Gjermania po heq dorë nga vlerat europiane – ose po i përmend ato sa për sy e faqe, por nuk po insiston në jetësimin e tyre në Serbi.
Përkëdhelja e regjimit të Vuçiqit arriti kulmin gjatë kësaj jave me vizitën e presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk. Himni që Tusk i thuri Vuçiqit publikisht tregon se disa politikanë të BE-së po i kthehen politikës së «serbocentrizimit» – një politikë fatale e favorizimit të Serbisë, të cilën në vitet ’90 e kishte kritikuar në qindra komente e analiza gazetari i famshëm zviceran, Viktor Meier, i cili ishte me dekada korrespondent i gazetës «Frankfurter Allgemeine Zeitung» nga Ballkani. Tusk shkoi aq larg në lavdërimet e tij, saqë e quajti Vuçiqin shpirt të tijin binjak («soulmate»). Si polak i rritur në komunizëm Tusk tha se i kujtohet mirë admirimi për kurajën e serbëve. «Ne ishim në të njëjtin bllok politik, por ju ishit të aftë të ndërtoni një pavarësi shumë më të madhe politike».
Në të vërtetë pavarësia politike e Jugosllavisë, të cilës i referohej Tusk, është më së paku meritë e Serbisë si republika më e madhe brenda shtetit shumëkombësh. Ishte Josip Broz Tito, i përkrahur nga kuadrot sllovenë dhe kroatë, ai që kundërshtoi Stalinin dhe ishin kryesisht politikanët komunistë serbë të krahut dogmatik, të cilët favorizonin një aleancë e Kremlinin. Renegati më prominent i Partisë Komuniste të Jugosllavisë (PKJ) ishte ministri i Financave Sreten Zhujoviq, një serb. Ai mbështeti hapur Stalinin kundër Titos, ai e informonte rregullisht ambasadorin sovjetik në Beograd mbi rrjedhën e mbledhjeve të qeverisë jugosllave. Për këtë arsye u përjashtua nga PKJ.
Në Beograd Tusk foli edhe për luftën heroike dhe rezistencën efektive të serbëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. E vërteta historike është se shumica e serbëve simpatizonin me lëvizjen çetnike të Drazha Mihajloviqit dhe përpjekja e Titos për të zgjeruar rezistencën kundër nazistëve në Serbi dështoi. Tito u vendos në rajonin e Uzhicës, shpalli të ashtuquajturën Republikë e Uzhicës, por shpejt u detyrua të tërhiqet në Bosnjë me trupat e tij për shkak se nuk gëzonte përkrahje nga serbët. Në vend se të merrej me revizionizëm të historisë Tusk më mirë të kishte lexuar biografinë e Josip Broz Titos të shkruar nga historiani slloven Jozhe Pirjevec. Asnjë betejë e madhe kundër nazistëve nuk është zhvilluar në Serbi. Betejat më të famshme janë zhvilluar në Bosnjë, ku kanë luftuar partizanë të të gjitha etnive, mes tyre edhe hebrenj si Mosha Pijade. Me serbocentrizmin e tij të neveritshëm për interesa të politikës ditore Tusk fyen luftën antifashiste dhe kontributin e të gjithë partizanëve. Në deklaratën e tij në Beograd Tusk tha në një kontekst tjetër se atij nuk i pëlqen propaganda. Por, çfarë ofroi ai në kryeqytetin serb ishte një shembull i propagandës më të neveritshme.
Krahas propagandës Tusk demonstroi edhe talent për krahasime. Ai tha se serbët në politikë janë aq kreativë sa ka qenë Nikolla Teslla në shkencë, efektivë sa Novak Gjokoviqi në tenis dhe sharmant si «vallja juaj kolo». Në Prishtinë askush nuk priste që Tusk të luante vallen e Rugovës, por paraqitja e tij në Beograd me gjithë atë propagandë, gjithë atë manipulim të historisë së luftës antifashiste, me gjithë ato lavdërime për një autokrat dhe kufizimi në një gjuhë thellësisht burokratike në kryeqytetin e Kosovës tregon se krerët e BE-së nëpër Ballkan po udhëtojnë pa busull politik. Rrjedhimisht, Tusk në Beograd nuk tha se Serbia duhet ta pranojë Kosovën (ose së paku realitetin në Kosovë), por përkundrazi shprehu njëfarë dhembshurie, sepse për Serbinë Kosova qenkësh temë e vështirë dhe emocionale. Po të mos kalëronte mbi kalin e propagandës Tusk do të mund të citonte një bashkëvendës të tij, Tadeusz Mazowieckin, i cili që në vitin 1992, në cilësinë e emisarit të OKB-së për të drejtat e njeriut, shkruante se është thellësisht i shqetësuar se shkelja e të drejtave të njeriut nga Bosnjë-Hercegovina mund të vazhdojë kundër shqiptarëve të Kosovës: «Popullsia shqiptare në Kosovë diskriminohet në sistemin arsimor dhe atë shëndetësor». Me politikanë si Tusk BE nuk mund ta rrisë prestigjin në Ballkan, andaj ndoshta lajmi i vetëm i mirë është se në vitin 2019 do të zgjidhet një president i ri i Këshillit Europian dhe Tusk do të kthehet në Poloni.
Urime Robi
Saktë.
Enver …. Enver Robelli ……. kesaj here e ke “dhjere” fare … e ke qelbur fare me te pa verteta qe nuk i shkojne nje intelektuali te seres tende !!!!! E kuptoj qe hera heres aresyeja humbet kthjelltesine e saj dhe turbullohet nga urrejtja e inati ( çeshtje egoje) e ku per pasoje njeriu flet te “paqenat”, qe kur i lexon dhe vete pasi kalon “fortuna” e aresyes se humbur ,( per ate qe ka pakez cipe ) arrin te skuqet dhe te pranoje se kete rradhe e menderosa keq (i thote vetes) !!!!! Robelli nuk do te merrem te analizoj nje per nje te “paqenat” e thena nga ana e juaj me siper por do te kujtoj se ne luften Nac _çlirimtare ne ish Jugosllavi barren kryesore te luftes e mbajten keta serbe qe ti kekon t’ja u mohosh ( 2.400.000 viktima) bashke me malazezet e ….. pa tjeter kishte dhe kroate ,sllovene ,boshnjake …… kurse ju kosovaret dhe pjesa jo dhe e vogel kroates, ishit ne krahun tjeter te barikades ….. bashke me Alexander Löhr (1935–1945). dhe svg Rudolf Lüters !!!! Nuk dua te polemizoj me ju Robelli por 90% e shkrimit tuaj sot eshte shkrim i vulosur me damken e urrejtjes gje qe çuditerisht une nuk e kam vene re ne shkrime te me pareshme !!!!!! Qetesohu dhe kthjellohu ….. pa analizoje dhe njehere shkrimin ….. bere ndoshta ngutshem dhe shtytshem !!!!!
Po pse ja ka futur kot Enveri o i paemer.Si nuk e ditke qe armata jugosllave nuk donte te ikte nga Sllovenia dhe kane ndodhur perplasje me arme ndermjet milicise sllovene dhe armates jugosllave ,e cila gjoja luftonte per mos -shperberjen e Jugosllavise ,sipas Kushtetutes Jugosllave !!! Por ne Slloveni elementi serb ishte i paket dhe trysnia evropiane teper e madhe sepse sllovenet kurre se kane quajtur veten jugosllave ,por evropiane dhe per kete arsye Miloshevici u terhoq shpejt.
Josif Broz Tito ,Kardeli ,Milovan Gjilas ,Moshe Pijade e plot te tjere koka te komunizmit jugosllav ishin kroat dhe slloven dhe komuniste liberal te tipit perendimor
ndersa serbet komuniste ortodoks bolshevik ,nje perzierje e nacionalizmit fetar dhe vellazerise sllave.
Per te kuptuar shiko sot lidhjet e qarta te Kroacise dhe Sllovenise me Perendimin dhe lidhjet e Serbise me Rusine mbi baza fetaro-nacionaliste-sllave.
Me fal o i paemer por 2.5 milion te vrare serb nga i “vrave” se Serbia 3.5 milion ishte ne 1940.???
Edhe nje gje o i paemer….sipas rrefimeve te marshall Titos ,lufta me e madhe ne ish-Jugosllavi kunder gjermaneve eshte bere ne malet e Bosnjes ,ku Tito mburrej qe e shpetoi qeni i tij.
Je pak i paditur me duket o i paemer qe akuzon Enver Robellin ,i cili gjithmone shkruan pa mllef ,por objektivisht dhe realisht.
suniti Rrumpall ,thjesht tregon psikologjine e nje arabi: urrejtie pathologjike ndaj kristianeve[ciletdo qofshin ata] nen moton genje genje se dicka do te mbetet……………!
Respekt Robellit.
Ti qe ke harxhuar koh per te zhgaravitur as qe e ke lexuar artikullin por as qe ke lexuar per cetniket.
qetesohuo dhe kthjellohu filoserb…apo serb kosove , ç’mutin je…Faktet aty i ke po nuk don ti shohesh. Keni ardhur nga stepat para 1000 vjetesh e pretendoni qe kosova paska qene toke pa zot,djepi juaj , kur iustianiani nga ulpiani(prishtina) kishte shnderruar boten shekuj perpara jush
Analiza e Robellit èshtè e fortè e drejtèpèrdrejtè, me tè vèrteta qè vetèm njè gazetarè i pa varur shkruan gjèra tè tilla. Lavdet e zotit Trusk pèr kryenacionalistin serb Vuqiç janè pasqyrim i ligjèruar i politikès europiane, tèrèsisht nè favor tè serbisè. Ti qè mundohesh tè replikosh me njè shkrim tè tillè serioz duhet tè kuptosh mangèsitè e tua dhe nè kushte tè tilla, nèse jeni shqipètarè pavarsisht llogjikès tuaj duhet tè paktèn tè mbash anèn e shqipètarisè.
O i paemër “sllovenia luftë me serbët” Kur?
2. 400. 000 KOKËKËRPURDHA!
Ti, o i paemërti serb që me asistencë në gj. shqipe, na flet për 2.400. 000 KOKËKËRPURDHA viktima (edhe këto shumë do ishin) kur as sot numri i serbëve sllavë zor se i kalon 4. 5 milionë (të kujtoj se pse, me arsye, kroatët dhe boshnjakët ju emërtojnë VLLEH. Në vizatimorët për fëmijë e në do tregime na është një personazh MINHAUZEN, një gënjeshtar mitoman si ti, i cili botën e shikonte dhe e trajtonte me numrat që i sajonte ashtu sic ia thioshte qejfi i oreksit.
Kur ti manipulon me numra, cka mbetet ahere e saktë me përkufizimin e fenomeneve historike dhe shoqërore.
Propaganda jugosllave (lexo – serbe) e pasluftës 2. B., për të përfituar nga disfatistja Gjermani sa më shumë DM kompensim dëmesh nga lufta, i frynte numrat e viktimave nga agresioni nazigjerman, nga 1.5 -2 milionë si ua deshte pafytyrësia.
ADENAUERI, kancelari gjerman i pasluftës, në takim me përfaqësuesit e RFPJ -së, me temë “reparacionet e luftës” iu kujtoi atyre në mos kokat e kërpurdhave i patën shndërruar në koka njerëzish!
Në periudha liberale të pasluftës, shtypi kroat e sllovenë e sarkazonte këtë shpifje numrash dhe më kujtohet kur pyetnin për mënyrën e varrosjes ndoshta me djegie, se kaq varre nuk mund të kishte as për gjithë pjesë e 1. të shek. 20.
Ti, or “i pamërti” je një kokë shoveniste me asistencë në shqipe.
Serbia pati dhe ka humanistë e realistë, por surrati e shpirti i Vucicit e i Vucicave i e i mijëra e mijëra Mladicave janë objekt i shkrimit të Enverit dhe të mos harrojmë, ishin Tuskat evropianë ata që i hapnin krahët nazizmit serb.
Ashtu si ky Tusku e si ti në Evropë, gjatë gjenocidit mbi boshnjakët e mjerë, dolën me tezën se serbët janë fitimtarë të luftës, realiteti na “është (ishte) ky, se serbët na ishin popull me shpirt luftarakë. Më vonë, ndodhën, po të tjerash, DY fenomene luftarake që dhanë prova për të kundërtën.
1) Kur boshnjakëve iu mundësua që t´i zgjidhin paksa duart, armatosja nga jashtë – Banjalluka “serbe heroike” nisi të boshatisej…Evropa nisi kërcënimet mbi ALIA IZETBEGOVICIT dhe na u krijua SRPSKA GJENOCIDE. Me këtë rast u vërtetua mencuria ushtarake e gjeneralit suedez BO (nuk më kujtohet mbiemri tash kur po shkruaj…) e thënë pak ditë më parë Banjallikës “heroike serbe” – T´UA ZGJIDHIM DUART BOSHNJAKËVE dhe do shifni se C´TRIMASH na JANË SERBËT
2) Ndodhi OLUJA (Shtrëngata) e Kroacisë në krajina e Knin dhe, ndëgjo – lexo me kujdes, një nënë e moshuar, udhëtare në “EXPRESS TRAKTOR” erdhi në Beograd dhe U GËZUA pa MASË kur takoi djalin e saj ” HERO LUFTËTAR SERB” që do ditë më parë se popullata civile serbe, ua kishte mbathur këmbëve dhe trak e në Beograd.
Në fund, sa për Slloveninë, në kontakt personal me një inxhinier, protagonist i strategjisë së rezistencës sllovene, mësova (e mbaj sekret) se cka iu përgadit ushtrisë së “famshme” jugosllave serbe që, brenda 48 orësh, me bishtin ndër shalë u largua nga Sllovenia.
2.400.000 herë mendo e pastaj trillo!
nuk di kush je dhe unë nuk jam aq njohës i historis gjatë luftës së dytë botërore por kjo shifër që ti jep mbi viktimat serbe ashtë gënjeshtër e kulluar. Këtë shifër as vetë serbët nuk ju referohen. Shumica e viktimave janë viktima të nacinalizmave të sllavëve të jugut.
Tjetra, a je ti i sigurtë që don të polimizon me Robellin 90%. Na shpjego 10 % ku ti pajtohesh me të.
Krimet më të mëdha mbij popullin shqipëtarë të veriut janë të kryera nga komunistët/partizanët.
Shqipëtarët e veriut, pas një gjenocidi 40 vjeqarë të ushtruar mbi ta nga sllavo-ruso-ortodoks, mbase kan pasur simpati ndaj fashistëve që ju” dhanë” liri te kufizuar. Dhe kjo është plotësisht e logjikshme¨. Por këtë “lir” ata nuk e përdorën për të bër gjenocid kundër popullates sllave. Kjo tregon qe shqipëtarët , së paku në gadishullin Ilirik, kan mbetur i vetmi popull që i ka mbet besnik qenies njërzore.
O askushi qe perton te vendosesh nje pseudonim, informohu njehere o ditezi dhe pastaj vill vrere. Ne radhe te pare konflikti ne Slloveni, edhe pse i shkurter ne kohe, njihet ndryshe si “Lufta e 10 diteve” (Slovenska osamosvojitvena vojna). Sa per dijenine tende, qe nuk merr mundimin as te lexosh Wikipedian, nga te dyja palet ushtarake sllovene dhe serbe pati te vrare, te plagosur dhe te burgosur. Fakti qe konflikti zgjati pak ( 26 qershor-7 korrik 1991) nuk shkaktoi deme materiale dhe ekonomike. Aspekt qe ishte ne favor te Sllovenise. Arsyeja kryesore qe ushtria serbe nuk e vazhdoi me tej luften, por u terhoq ishte se Sllovenia etnikisht ishte vendi me perberje me homogjene ne ish Jugosllavi, dhe preteksti i famshem i druzheve te tua per aneksim territori thjesht nuk pinte uje, pasi popullsia serbe atje ishte thuajse inekzistente. Sllovenia pati dhe fatin e madh qe gjeografikisht ndante kufirin me dy shtete te Europes Perendimore, Italine dhe Austrine qe normalisht nuk do te lejonin perplasje luftarake ngjitur me to. Ushtria Popullore Jugosllave, asokohe ishte e perqendruar me shume ndaj sulmit ne Kroaci dhe nuk mund t’i lejonte vetes humbje ne armatime. Prandaj dhe u terhoq aq shpejt.
Perpos kesaj, cdogje e parashtruar nga gazetari qendron objektivisht nen kendveshtrimin historik. Thjesht te rikujtoj qe ne 1943 ne Bosnje midis pushtuesve naziste dhe partizanve u zhvillua nje nga betejat me te rendesishme, Beteja e Neretves. Per sa i perket numrit te viktimave civile dhe ushtarake gjate Luftes se Dyte, ne te gjithe Jugosllavine numri total ishte 1.600.000. E theksoj kjo shifer perfshin te gjitha shtetet e ish Jugosllavise. Nuk e di nga na dole ti me keto te dhena te habitshme.
Per Drazha Mihajllovicin nuk ja vlen te flas, se kush ka lexuar te pakten nje liber historie e di shume mire cfare shovinisti ka qene. Dobicet e tij pasardhes ishin ata qe kryen krimet makabre ne Kroaci, Bosnje dhe Kosove, si pastrimi etnik, vrajset makabre dhe perdhunimet masive . Ne Bosnje madje ekzistonin dhe qendra ku mijera vajza dhe gra rane viktima te trajtimeve dhe abuzimeve cnjerezore te militareve dhe ushtareve serbe. Besoj se nje nder vizitoret do kete qene dhe surrati i qelbur i Vucicit.
Pergezimet e mia ndaj gazetarit qe ne kete kazan te madh ku bejne pjese dhe komentuesit anonime mori mundimin te shkruante nje artikull te mirefillte.
Robelli ,kete radhe jam plotesisht dakord me ty .Polaket si popull jane me afer nesh ,edhe pse jane sllave .Por jane antiruse.Ne se shikon qendrimin e BE ndaj shqiptareve ,vihet re se kerkohen marreveshje gjithnje ne favor te fqinjeve ,sikur nuk mjafton ajo qe na kane grabitur .Edhe Tusk ne Tirane ,pavaresisht premtimeve per perkrahjen ndaj Shqiperise ,preku vetem historine e Skenderbeut dhe nuk u kujtua te thoshte nje fjale per shporrjen qe u beme ruseve ne vitet 60 .Nderkohe qe pas vdekjes se gjeorgjianit Stalin ,Hrushoi dhe kompani u afruan serisht me Titon ,flota ushtarake sovjetike bente vizita te shumta ne ish Jugosllavi ,pervec furnizimit me arme te te gjitha llojeve .Dhe pavaresisht ndryshimeve te sistemeve ,ishte perendimi qe vleresonte me shume qendrimin e Shqiperise .Me qe ke folur me argumente ,dergoja nje kopje te artikullit z.Tusk ,mundet qe ndonje bashkepuntor tia vere mbi tavoline .
Ore serbeve u lumte bytha, se ju kane kap per hundesh ju koqevareve qe sdini te beni shtet, por vetem llogje anadolli, e po ju sjellin verdalle si ju do kari atyre. Qe i urrej si tipa, se mohoj, por qe dine te bejne politike, dhe dine te coraposin nje ballkan te tere per interesat e tyre, kete sua mohon dot. Si tha vuqiqi? jemi gati ta leshojme kosoven, ne shkembim te nje pakete disa milardeshe….nese europa bie dakord..fusin miliardat ne xhep ata, dhe ju vazhdoni hani kokat, me hashim me ramush, me karush, nese si japin miliardad, do vazhdojne tju heqin zvarre per hundesh, veto ruse ne okb, mos pranim ne be, mos heqje vizash etj etj…te besh politike ne ballkan duhet te jesh pidh seme…jo si rama qe ri si gore kur tall loqet europa me te, ne vend qe te thote. sdoni me hap negociatat, ok qofshi mire, ne po lidhemi me kinezet, me ruset, me turqit…politika eshte interes, jo loyalty. kur ta keni mesuar ju….sdo ju hyje per asgje ne pune.
ORE TI PALLOSH QE KE VU EMRIN “Tironci” !
NE TIRONCAT E VERTETE NUK KEMI ASIGJO TE PERBASHKET ME TY MER LEGEN QI SHA KOSOVARET ENE LAVDRO SERBT.
TI ENE PO NUK QE VET SERB, DO JESH NAJ KOQE GREKU NGA ATO QI PAGUHEN ME LEF SI QEN NEPER FORUME SHQIPTARESH KUNDRA SHQIPTARVE.
Tiranci
Ti me koqetn’dorë e shajë tjerët koqevar. Ti vetëm kur t’vjen uji te bëtha reagon. Nëse di se cfarë motido jet nesër urdhëro e tregona se për dje e dim të gjithë se cfarë moti ka qen.
Ca tironci je ti mer jahu? Made in Vicidoli dhe banor i Bathores since 1992? Nuk e di si mundet nje shqiptar te mbaje anen e kasapeve dhe te shaje vellezrit kosovare qe kane vuajtur opresionin dhe tmerret e luftes? Ke qene ngjizur ne 1999 ti mor kopuk apo nuk te ishin takuar prinderit akoma? Tmerret lexoheshin dhe ne syte e nje femije 1 vjec. Ajo pamje as sot e kesaj dite nuk me hiqet nga mendja. Luften mos e provofte askush, por ti personalisht e meriton ta heqesh ne kurriz. Do me bo injoranti si ekspert politike!!! Une te sugjeroj te zhdukesh ne Serbi nje ore e me pare dhe te jetosh me impotentet mendor si vetja.
O ENVER
SA DO QE E KE SHARE ENVER HOXHEN EDHE NE NIVELIN E NJE HALABAKU.. NE KETE ARTIKULL JE
.
.TREGUAR ME ENVER SE ENVERI…
.
PO SI JU TRAPAT E KOSOVES KRYQZONI ENVERIN SE TRADHTOI KOSOVEN NE 1945 KUR TANI NE NE 2018 JU KOQEVARET NUK JENI TE ZOT TE BENI NJE SHTET DUKE PATUR AMERIKEN DHE BE ME VEHTE !
.
KA ARDHUR KOHA QE JU KOQEVART E ZVICRRES TE THONI NA FAL XHAXHI ENVER !
Vertete qe shqiptaret e Kosoves nuk jane te zote te bejne shtet, por te n jejtin problem e kane edhe shqiptaret e Shqiperise te cilet edhe pas 106 vitesh ende nuk jane te zot te bejne shtet.
TARRASI
Po të ishin sllavizu koqevarët ti do flitshe më mirë serbishtë se koqevarët e sllavizuar.
Trump po thotë: vëlla – vëlla po kosi me pare. Edhe ti je ka thu ashtu si ai por nuk je ka din me u shprehë, shkurt e qartë si ai. E mos harro që unë koqevari rrallë e përmall e kam kërku atë kos që ti han secilën ditë. Po mirë, haje kosin e të bëft mirë e mos e ruaj për koqevarët se thartohet.
Enveri ne ’45 donte te hante dhe akullore me jugosllavet dhe cokollate me sovjetiket. Por i kishte bere llogarite gabim si me njeren pale dhe tjetren. Dhe po, eshte e vertete qe i ktheu shpinen Kosoves ne ditet me te keqija. Pavaresisht , kosovaret kurre nuk e kane ulur Shqiperine dhe nuk besoj se do shprehnin ndonjehere kaq perbuzje ndaj nje shqiptari. Mbase ngaqe ne Shqiperi nuk e kemi hequr ne kurriz diskriminimin dhe kjo na ben aq siperfaqesor sa ne vend qe te mbrojme Kosoven behemi fansa te politikes pan-sllaviste… dhe per kete realisht eshte per te ardhur keq.
O Tema po perse nuk i botoni komentet? Pastaj ankoheni per lirine e shtypit
Polak i qelbur cfar prisni ju
Tusk ne Poloni eshte karte e djegur, prandaj si duket po iu lepihet serbeve qe te siguroje ndonje vend pune me vone ngjashem si Shreder ish kancelari gjerman.
Kur lexiova /Eskili ky humbes i madh/ te Kadares u ndieva keq .Te njejten ndjenje te le dhe ky shkrim.Robi bei delete ketij shkrimi se stonon me ty.
Ti jo që je vetëm i qelbur, por edhe të vdekurit i ke te qelbur se vetëm nje qelbanik nga rreth qelbanikë mundë te shkruaj ketë.
1. Ti qelbanik, Sllovenia kish luftuar me APJ te udhehequr nga shkiët e Millosheviçit, po mos te ishte keshtu, armat qe u terhoqë prej atje, ku u vendos dhe pse Kroacia nuk lejonte terheqjen neper territorin e sajë me armatim, po thoshte se duhet bere neper Hungari, e neper Kroaci, vetëm pa armatim.
2. 2.400 000 viktimat e L2B janë te stermadhuara sepse se paku gjysma kanë qenë vdekje natyrore per 4 vite, e gjysma tjeter janë pjesa e terrorit te shkive ndaj popujve tjerë, 4000 shqiptarë vetem ne masakren e Tivarit.
3. Ne krahun tjeter ishin shkiët me shumë se tjerët, ata ne mbarim te luftes vetem ndrruan uniformën sepse ishin gjysma çetnik e gjysma komunistë, e cirkusi me Drazha Mihajlovoçin ka qenë vetëm hedhje hiri syve, mu sikur me Millosheviçin, e Mlladiçin se edhe Vuçiqi me Sheshelin e kta tjeret ka qenë nje me Millosheviçin.
Prandaj ikë shko mytu, qenefë se qelbe.
Zoti Tusk ka dhene vetem nje opinion, sepse faktikisht dhe rrealisht ai smund te bej asgje tjeter vecse te jape opinione.
Forca e vertete vendimemarrese per cdo problem boterore
eshte ne Washington. Do te kisha I shqetesuar nqs nje deklaratat e tille do te vinte nga Washingtoni zyrtare, por persa i perket zotit tusk , deklaratat e tija ashtu si edhe shumices se perfaqesuesve te pazgjedhur te BE se skane asnje lloj vlere ne rang nderkombetare . SHBA te dhe vetem
SHBA te I kane ne dipozicjone vitaminat e duhura per sherimimin e Rusise dhe serbise fashiste . B1,B2, F15,F16, A10, keto jane vitaminat qe i kurojne te gjitha semundjet e serbise dhe rusise fashiste. Ndersa ne aspektin e mbrendshem eshte nje turp I madh qe Tirana zyrtare nuk rreagon mbas deklaratave te tilla te neveritshme .
Robelli , qënke shumë tendencioz !
Nuk quhesh patriot i mirë duke gënjyer . Ju kosovarët kini ç’të mësoni nga Rexhep Qosja !
Nuk dua të futem në polemikë , por , polaku nuk është një tifoz jugosllav i dalë nga rruga .
Kroatët u shkëputën nga Jugosllavia dhe e shpallën veten pjesë të Rajhut të Tretë- pjesë të Gjermanisë naziste .
Peshën heroike të antifashizmit e mbajti Serbia , duam apo s’duam unë e ti , kjo është e vërteta .
Popujt e Jugosllavisë kanë pasur rezistencën partizane antifashiste më të fuqishmen në Evropë , pas BRSS .
Pas tyre vjen rezistenca partizane Greke dhe ajo e partizanëve tanë , Shqipëtarë . Bullgarë , Rumunë , Hungarezë etj s’patën rezistencë partizane , këta u çliruan nga ushtria sovjetike .
Çerçilli , Ruzvelti dhe Stalini kishin kujdes kur bisedonin me jugosllavin Tito sepse ishte antifashisti më i madh në Evropë , jo me fjalë por me vepra !
Këto , polaku Tusk i di më mirë se unë dhe Robelli !
Pse kot ka derdhur para Serbia per destabilizimin dhe islamizimin e Shqipetareve.
Shkrim shume i mire i Robellit!!!!!
Pse, me ke duhet te ishin kosovaret ne L2B, me Serbine?
Edhe diçka akoma o to-Robell, urrejta e verbër kompleksike ultranacionaliste (çorbë e injorantëve dhe analfabetëve që nuk i njohin argumentet e realitetin), të ka errur sytë dhe mëndjen (n.q.se ke) dhe “harron” se Serbia, për nga zhivillimi dhe si shtet funksional, është të paktën 50 vjet para, nga dy shtetet e shqipove…!!! Të dalin puçra, kur evropianët e njohin realitetin dhe nuk “ledhatojnë” shqipot, me mentalitet dhe nivel mesjetar…!!! Kompleksi i shqiptarit, se gjithmonë fajin e kanë të tjerët (sidomos fqinjët), për çdo të keqe tonën, për katandinë ku jemi sot etj.etj., ndërsa kemi qënë (dhe jemi), “qingjat” e Perëndisë, i kemi dhënë kulturën botës (?!), ndërsa na e kanë vjedhur të tjerët, kur shkonjat e para (dhe ato të vjedhura) i shkruam para njëqint vjetësh, kur të tjerët shkruanin para njëqint shekujsh… etj.etj. përralla që ngopen çdo ditë injorantët…, do të na lejë në këtë batak, për shumë vite të tjera…! Dhe fajin nuk na e ka as Evropa, as ndokush tjetër…, të jesh i sigurtë për këtë…!!!
Te gjithe serbet behen bashke kur eshte puna me te huajt.Po ashtu edhe greket edhe plot popuj te tjere,i fshehin nen rrogoz mosmarveshjet e tyre.Kurse saliu yne me shoket e tij me te dale jashte fillojne e nxijne vendin e tyre d bejne me te zi sec eshte.Per te penguar ecurin e shqiperis,qe shqipetaret te thone “kjo qeveri nuk bene te votojme saliun”.Po te kishte naziste do bashkoheshin me ta sic kane bere baballaret e tyre.
Ke shkruar mjaft mire , ti shqiptari me tru e kembe ne toke . Jemi pikerisht siç shkruan ti ; eshte e habitshme , qe shqiptaret , problematiket me te medhenj ballkanike e me gjere , kujtojne se bota rrotullohet rreth tyre , madje , marrin guximin qesharak , te krahesojne Shqiperine me Serbine dhe Greqine . Per te vazhduar argumentin tend te alfabetit shqip , dua te shtoj qe , alfabeti cirilik (sllav) , eshte krijuar nga patriotet sllave Cirili e Metodi ne vitin 1005 , pra , afersisht 9 shekuj para alfabetit shqip , per te mos folur per alfabetin grek , qe eshte i pari ne bote i ketij lloi (si alfabet , se para tyre , shkruanin kinezet e egjiptianet , por jo me alfabet , me hieroglife , me figura) , pra per te mos folur per greket , qe kane shkruar plot 3000 vjet para nesh , pra 30 shekuj para shqiptareve . A mund te kete vend per krahesime me fqinjet ? Pa permendur pastaj , tradhetine e larte e te pa krahesueshme , ndoshta ne gjithe Historine Njerezore , ate te turqezimit kombetar te gati 65 % te popullsise dhe shndrimit me deshire te shumices se popullsise ne nje shembelltyre te plote te pushtuesit 500-vjeçar . Ky pranim servilesh e interesaxhinjsh , si populli yne , per t’u transformuar e bere me turq se turqit , e duke mbushur me ushtare e jeniçere taboret turke , e duke luftuar kunder fqinjeve , edhe ata te pushtuar nga otomanet , beri qe te lindte urrejtje e fqinjeve ndaj nesh , te cilet mezi qe prisnin te thyente qafen turku per t’u hakmarrur ndaj popullit tone mercenar (ndoshta zanati qe dime t’e bejme me mire se kushdo historikisht , ne shekuj) dhe kjo urrejtje e fqinjeve ndaj nesh , vazhdon akoma e sot . Nuk permban historia e lashte dhe e re , qe greket dhe shqiptaret , fqinje prej mijra vjetesh , te kene luftuar ndermjet tyre . Vetem , pasi theu qafen Perandoria obskurantiste Otomane , GREKET NA URRYEN DHE U HAKMORREN NDAJ NESH , PER SHKAQET E MESIPERME . Keta jemi neve . Filloni tani , ju turkoshaket shqiptare , te me shani e akuzoni per grek , apo 300 eurosh , siç e kini zakon te shani e ofendoni kedo qe ju perdhos Turqine ; mos haroni , ju lutem , te permendni edhe Janullatosin . Per t’iu ndihmuar , po iu deklaroj , se jam shqiptar 22 karad , nuk me lidh asgje me Greqine (kam shkuar vetem 2 here ne jeten time nga 2 jave per pushime) , ndersa Serbine , nuk kam patur miresine t’a vizitoj ndonjehere . Jetoj prej nje çerek shekulli ne nje vend te madh evropian , ku jam edhe nenshtetas , por Shqiperine dhe problemet e saj , i ndjek çdo dite .
Rrofsh, se me ke lexuar mendjen edhe zemren. Une vete nuk do ta thosha me mire se c’e ke thene ti. Dua vetem te shtoj se Perendimi bombardoi Serbine per Kosoven, pastaj i dha pavaresine Kosoves, por kosovaret nuk diten te bejne shtet (se mos diten shqiptaret e Shqiperise, por nejse.)
Dhe Kosovaret ia shperblyen Perendimit duke ngritur korrupsionin ne majat me te larta dhe duke furnizuar ISIS me gjak te ri terroristesh.
Ndersa Serbet ulen kokat para Perendimit pas luftes, mbase me hipokrizi, po c’rendesi ka. Kosovaret kujtojne se duke permendur vazhdimisht krimet e luftes do fitojne pike. Per Perendimin ajo qe Serbia i beri Kosoves mbaroi ma berjen e Kosoves shtet. Kurse keta fajin per deshtimet e tyre vazhdojne dhe ia hedhin Serbise. Ngelen duke u qare.
Edhe nje saktesim per Shenjtoret Kiril dhe Metod. Ne fakt kishin lindur ne Selanik. Vajten ne zonat sllave per perhapjen e Krishterimit dhe pasi e mesuan ne perfeksion gjuhen e folur ne zonat atje krijuan alfabetin cirilik.
Shikoni ore driteshkurter ate cope Greqi se eshte fundi i kusise ne BE per zhvillim ekonomik. Kurse simotra e saj Bullgaria per te tretin vit rrjesht mban pishtarin si vendi me i korruptuar i BE-se. Per pjesen tjeter grini sallate sa te doni dhe hajeni se ju bene mire.
JUGLINDORI, MAELGA, PELLAZGOSI!
KENI trurin të mykur plotësisht ose pjesërisht. Me tru të tillë debatet janë bjerrakohë.
Zoti Enver myslimani duhet te mesoje nje here sa bejne 2+2 pastaj te trajtoje historine dhe drejtesine e vertete.
Cfare ndryshimi ka Serbia pushtuese dhe Sllavet ne Ballkan nga Turqit,Amerikanet,Cifutet,Italianet ne jug te saj ne Magna Grecia?
Ky vend islamik i quajture Albania nuk do behet kurre shtet se bie ne kundershtim me themelet e historise,identitetit,kultures.
Kujt i sherben mohimi i Vorio Epirit mur dihet nga historia e Botes qe edhe Heroi yne quhej nga Evropa si Prijesi i Epirit kurse ne na quajne Albanian?
Pse urrejme identitetin tone?
Si mund te jesh me Kastriotin dhe te presesh me llulludhja lule Sulltanin Erdogan?
Ju jini armiqte e ketij kombi zoti Enver me emer turk.
Po Erdoganin e priti me kenge e valle dhe Ivica Dacic ne maje te Beogradit. I kendoi dhe kengen e Osmon Ages jo me pak. Dhe po t’ja doje interesi vellezerve te tu greke e presin dhe me mire akoma. Sa te rrojme do shikojme. Problemi me ca qypa si puna jote eshte se nuk shikoni dot pertej injorances tuaj!
Robelli di te beje gazetari..me kete shkrim e provoi dhe me shume