Gjonaj në Paris: Shqipëria, masa konkrete për luftën kundër terrorizmit

27 Prill 2018, 10:01Kronika TEMA

Ministrja e Drejtësisë, znj Etilda Gjonaj, mori pjesë në konferencën “No money for terror” që u zhvillua në Paris me iniciativë të Kryeministrit francez, Emmanuelle Macron, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër financimit të terrorizmit. Në konferencë morën pjesë më shumë së 80 ministra nga gjithë bota.

Në fjalën e mbajtur prej saj, Ministrja Gjonaj vuri theksin te mbështetja e vendosur e dhënë nga Shqipëria në luftën globale kundër terrorizmit, përmes pranisë së saj përkrah aleatëve tanë në zonat e krizës, si dhe te masat konkrete legjislative dhe institucionale të ndërmarra nga qeveria shqiptare për parandalimin dhe hetimin e fenomenit të ekstremizmit dhe terrorizmit.

Përfshirja e Shqipërisë në strukturat dhe rrjetet ndërkombëtare ka bërë tashmë një nivel të lartë shkëmbimi të informacionit lidhur me terrorizmin dhe financimin e tij.

Mbetet ende shumë per t’u bërë për të siguruar rezultate efektive në sfidat e përbashkëta në luftën kundër terrorizmit dhe financimit të tij. Rritja e nivelit të brendshëm të bashkëpunimit mes autoriteteve kombëtare ligjzbatuese në shkëmbimin e informacionit dhe kryerjen e veprimeve – pavarësisht varësisë hierkarkike – është një faktor kyç për maksimizimin e rezultateve”, ka theksuar ministrja Gjonaj.

Sipas saj, një rol të rëndësishëm në luftën kundër financimit ka edhe sektori privat, i cili duhet të ndërgjegjësohet dhe të mbahet përgjegjës në rast shkeljeje të legjislacionit për pastrimin e parave.

Në përfundim të fjalës së saj, Ministrja theksoi rëndësinë që kanë proceset integruese në BE në forcimin e bashkëpunimit dhe rezultatet në luftën kundër krimit.

Për këtë qëllim, vlerësoi ajo “është e rëndësishme mbështetja e Shteteve anëtare të BE dhe të republikës Franceze në vecanti në hapjen e procedurave të aksesimit të Shqipërisë në hapësirën e përbashkët europiane.

4 komente në “Gjonaj në Paris: Shqipëria, masa konkrete për luftën kundër terrorizmit”

  1. andon says:

    E kaluam klasen me zbatimin e drejt te reformes po na marin me sy te mire nderkombetaret.

  2. Albi says:

    Mjafton te permendim reformen ne drejtesi qe kjo zonja po zbaton dhe tregojm sa afer europes jemi

  3. Deborah says:

    Ka lezet kur ven kto figura dhe na perfaqesojn se deri dje na vente Manjani.

  4. Ana says:

    Syt nga MD i ja europa qe per hir te se vertetes po ecen mire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje