Bizneset me një xhiro deri në 80 milionë lekë të vjetra në vit, paguajnë aktualisht 5 për qind tatim-fitim, ndërsa mbi këtë shumë, kjo taksë rritet në 15 për qind.
Kjo, sipas Qeverisë, bën që shumë biznese të deklarojnë bilance të rreme, duke deklaruar më pak se 80 milionë.
Për ta luftuar këtë, Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj njoftuan nismën e qeverisë për ta rritur këtë tavan në 100 milionë lekë të vjetra/
“Nga 5 për qind, në 15 për qind, kjo bën që shumë prej jush gënjejnë me bilancet dhe për të mbajtur kokën nën tavan jetojnë nën stresin e vazhdueshëm të hartimit të bilanceve të rreme. Këtë çështje ne mendojmë se ka ardhur koha ta adresojmë në mënyrë që asnjë biznes i vogël të mos gënjejë. Tavani do të rritet mbi 100 milionë!”, tha Rama.
Qeveria thotë se nuk kërkon që të vjelë para nga biznesi i vogël për të mbushur buxhetin, por kërkon që ta shndërrojë atë në një aleat për të kontrolluar biznesin e madh.
“Me këtë rritje, ju nga gënjeshtarë të ktheheni në aleatë të shtetit për të realizuar qëllimin e gjithë kësaj lëvizjeje, që nuk është për të marrë më shumë lek nga ju për buxhetin, por për të mos lejuar që të mëdhenjtë t’u shmangen detyrimeve të shtetit”, u shpreh Kryeministri.
Këto deklarata u bënë gjatë një takimi të organizuar me përfaqësues të biznesit të vogël.
I nderuar Zoti Rama!
Nese vendosni ta ngrini tavanin per bizneset mendoj se duhet ta coni ne te pakten 12.000.000 lek xhiro ne vit, ne kete menyre i fusni edhe bizneset e vogla ne rruge te drejte, edhe luftoni evazionin e frikshem qe bejne bizneset e medha.
Ps. Me besoni kuptoj ca gjera nga tatimet dhe taksat!!!!
Po dhe ti ke administrate te paafte dhe te korruptuar….. shiko cfare niveli i ke tatimet me ne krye Vjeron
Harrojeni z. Kryeministër , që do kontrollohen bizneset nëpërmjet tatimorëve . Më e pakta , nuk do ketë mundësi praktike me gjithë ato mijëra e mijëra biznese të vendosura e përhapura anë e mbanë vendit , nga maja e malit e deri në breg të detit e që funksionojnë minimumi 12 – 14 orë , ndërsa kontrollorë do ketë vetëm disa qindra , me maksimumi disa orë . Më e shumta , tatimorët , s’kanë për të pa me bo realitet kërkesën T’uaj , sepse ësht dëshirë jasht realitetit , dhe ma mirë do shofin mos i del ndonjë gjë për vehte .
J’ua kam parashtruar , që në TETOR 2016 , një formë zgjidhje ideale , që vendos rrgull maksimal në gjithë piramidën e sistemit të taksave .
Ju vlerësoj për konceptet e sakta , që keni në shumë drejtime e probleme sociale dhe ekonomike për këtë sistem ekonomiko-shoqëror . Nuk jam në gjendje të kuptoj , se pse , nuk e vlerësoni efektin e jashtzakonshëm të nxitjes së INTERESIT , si një nga levat ekonomiko-sociale më rezultative . Ndoshta , forca e kundërshtuesve , të cilëve u preken interesat dhe burimet e abuzimeve është e madhe e del mbi forcat e Juaja.
Zoti Kryeminister,nje keshille dashamirese:reformoni urgjentisht administraten tatimore sepse jane bere te padurueshem.Ka indinjate te madhe ne biznesin shqiptar per paaftesine,makuterine,shantazhin dhe korrupsionin dhe kjo sjell prishje imazhi,irritim dhe humbje votash masive te majtes.Shqiptaret mund ta pranojne korrupsionin ne tendera sepse ne fund te fundit nuk e jetojne direkt por nuk mund ta pranojne kurre tu vjedhesh paret nga xhepi me dhune apo me hile.Ka ardhur koha qe administrata qendrore dhe qytetet e medha te kene sherbime te drejte tatimore.Ka plot djem dhe vajza te ndershem dhe te shkolluar,militantet duhet te largohen nga administrata tatimore.
Aty tek interesi do shkoj, e provoi enveri me dhune dhe nuk beri dot gje. Nese do te nxiste interesin e qytetareve te merrnin kuponat tatimor do te ishte zgjidhje, po pyetja e rradhes do ishte kush do punonte me ne administrate shtreterore pastaj?
Pastaj ka domethenie kendveshtrimi si e shikon zgjidhjen rama, tregon mendesine e tij. Greket ne kulm te krizes ishin e jane e me birxhe sa nje mal por nuk e masakruan pensionistin grek. Ruajten minimumun jetik dhe e ruajne. Ky poci thote bizneset e vogla genjejne, po normal se te shohin ty qe genjen. Thuaje ti i pari sa i ke borxh nje qytetari qe detyrohet pervec taksave te mbaj edhe prinderit e tij pensioniste pasi pensioni eshte as per kafe jo. Pse nuk i deklaron ky minimumin jetik e sa me poshte ketij minimumi i paguan qytetaret ne asistence?
Pra gjenjen baba 2 here pa marrin rrugen femijet 1 here
Te gjith genjejn,vetem Rama jo!Ky eshte Profet,apo Zoti vete?!
Deputetët gjermanë e kanë braktisur seancën dëgjimore me kryeministrin Rama,
pasi ky i fundit ka ngritur tonet e zërit duke bërtitur në sallë ‘gënjeshtër, gënjeshtër’.
Shpërthimi i kryeministrit ka ardhur pasi deputetët e pranishëm në seancë i kanë
thënë kryeministrit shqiptar se sulmi ndaj deputetit gjerman, Gunther Krichbaum
kishte ardhur nga media pranë Ramës.Në hyrje të fjalës së tij, Rama, kishte kërkuar
ndjesë për sulmet mediatike ndaj Krichbaum, duke thënë se edhe ai vetë ishte viktimë
e këtyre sulmeve në Shqipëri, por nuk mund t’i ndalonte.Katia Leikert, zëvendëskryetare
e grupit parlamentar të CDU-së së Merkelit, në fjalën e saj tha se ndjesa e Ramës ishtë
gjëja e duhur por të dhënat që vinin nga Tirana vinin në dyshim sinqeritetin e ndjesës
së Ramës. Sulmet mediatike ndaj Krichbaum u dënuan edhe nga deputetët e Partisë së
Gjelbër dhe të Majtë.Deputeti i CSU-së, Florian Hahn, e kundërshtoi Ramen, duke i thënë
se sulmet ndaj kolegut Krichbaum ishin bërë nga media pranë tij dhe se për këtë arsye
ndjesa e Ramës nuk i dukej e sinqertë.Gjatë seancës dëgjimore, janë diskutuar çështje si
‘Dosja Tahiri’, krimi i organizuar, korrupsioni dhe reforma në drejtësi. Gjatë fjalës së tij,
kreu i komisionit, Krichbaum ka thënë se në rastin e sulmit mediatik nuk bëhej fjalë për
personinh e tij por për një akt politik me pasoja politike.Gjatë fjalës së tij, Krichbaum tha:
“Përshembull, nga të dhënat tona, portali Lexo.al është nën ndikimin e Endri Fugës, shef
i Zyrës së Shtypit të kryeministrit”. Në këtë çast Rama ka ngritur tonet e zërit duke thënë:
‘Gënjeshtër, gënjeshtër’.Më tej, Rama e përsëriti disa herë këtë fjalë duke e ndërprerë
deputetin gjerman.Por Krichbaum ka vijuar duke i përmendur Ramës se portali Pamflet.al,
ishte nën ndikimin e ish-ministrit të Brendshëm Tahiri,dhe Tiranapost.al nën ndikimin e
kryebashkiakut, Erion Veliaj.Të pranishmit në mbledhje e përshkruajnë këtë si momentin
më kritik, sepse Edi Rama është ngritur në këmbë dhe me zë të lartë ka përsëritur “Gënjeshtër,
gënjeshtër”.Pas përfundimit të takimit, deputetët e CDU/CSU-së,pas një vendimi politik të
marrë më herët,kanë vendosur të mos shkojnë në darkën e shtruar ngha kryeministri Rama ku ishin të ftuar.
Per mendimin tim do ishte mire qe te kishte dhe nje tarife te ndermjetme 10% dhe jo nga 5% ne 15%, pra per bisnese deri 10 miljon (100 miljon) ne vite 5% ,per ato mbi 10 miljon deri ne 20 miljon 10% dhe nga 20 miljon ne 30 miljon 15% e keshtu me radhe pra duke praktikuar 5% taks per cdo 10 miljon xhiro (100 miljon te vjetra)