Gjyqtarët tërhiqen nga dorëheqja kolektive, por kërkojnë “kujdes” nga vetingu dhe media kundrejt tyre

28 Prill 2018, 16:39Kronika TEMA

Në kohën kur jo pak gjyqtarë dhe prokurorë ndodhen nën valën e parë të hetimit administrativ dhe nën ethet e komunikimit elektronik me trupat e vettingut, Unioni i Gjyqtarëve iu lëshoi thirrje jo vetëm ketyre institucioneve, por edhe politikës e medias që të respektojnë standardet.

Megjithëse u adresohej të tre komponentëve, theksi i apelit ishte veçanërisht ndaj dy organeve të vettingut, të cilat sipas komunitetit të gjyqtarëve nuk duhet të harrojnë piketat e Komisionit të Venecias dhe të Gjykatës Kushtetuese.

“Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë kërkon nga organet e Vettingut të vijojnë një proces rikontrolli konform standardeve më të larta të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, opinionit të Komisionit të Venecias, të opininit të rrjeteve gjyqësore europiane, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese duke patur si qëllim shëndoshjen e sistemit gjyqësor dhe jo ndëshkimin individual të gjyqtarëve. Unioni kërkon nga oponioni publik, media dhe politika të mos influencojnë procesin e vettingut me deklarata të pabaza dhe shpesh emocionale”, thuhet në deklaratën e Unionit.

Kjo deklaratë e Unionit që rreshtohet pro vettingut, vjen pothuajse një vit pasi Unioni humbi në Gjykatën Kushtetuese pretendimet për të riparë disa nene të ligjit, veçanërisht ato të rivlerësimit të figurës.

Deri më tani kanë reaguar vetëm dy njerëz për mënyrën si u zhvillua procesi i vettingut.

Besa Nikëhasani dhe Besim Trezhnjeva deklaruan publikisht se nuk u dëgjuan dhe nuk u morën provat e tyre, një standard ky që nuk u ndoq nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në rastin e gjyqtares Kushtetuese, Altina Xhoxhaj.

Për Xhoxhajn vendimi u shty dhe pavarësisht se gjykimi ishte mbyllur, trupa e vettingut tha se ishin depozituar prova të reja.

Në proces nuk u kuptua se kur ishin dorëzuar këto prova të reja, për të cilat sipas standardeve të gjykimit, trupa duhet të ishte shprehur përpara se të tërhiqej për vendimin.(TCH)

3 komente në “Gjyqtarët tërhiqen nga dorëheqja kolektive, por kërkojnë “kujdes” nga vetingu dhe media kundrejt tyre”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Shi shi unioni.. Me deklarata te pabaza dhe me emocjon. Tani, birkot po deklarojne (me doren e tyre) shpira te dyta e te treta dhe me makina 30-40 mije euroshe, keto qenkan te pabaza?!?! Me thuaj si ti kontrolloj emocjonet, duke duartrokitur, duke buzeqeshur per 26 vite baterdi?!?! Na thoni dhe te propozojm per nje dekorate nga presidenti per keta shqerra?!?! Ne vend qe ti perjashtoni keta qe dalin te inkriminuar dhe te dilni me dekorate publike ne mbrojtje te ketij sistemi te ri pa nderhyrje politike, fajesoni publikun huh.. ?!?! Vazhdoni..

  2. katarakti says:

    Keta kercenojne se do te japin te gjithe doreheqje nese preken nga Vetingu. Jane mesuar keq. E konsiderojne veten si te paparekshem! Por i kerkojne edhe medias qe te te rrije urte. Dhe te mos merret me ta! Na leni ato qe kemi vjedhur – kerkon kjo skote qe meriton plumbin. Ja si ka perfunduar drejtesia ne Shqiperi. Drejtesi e plepave. Siç i thone atij llafit: nuk ke ku te ankohesh kur te vjedh kadiu! Prandaj kane bere deri me sot si u ka dashur bytha. Vetem nje Envere Hoxhe tjeter u vjen hakut ketyre. Dhe kampin e Tepelenes e kane pak. A nuk meritojne keta te ashtuquajtur gjyqtare te persekutohen pa meshire?! Se bashku me shume politikane qe e kane shkaterruar kete vend!

  3. Taras says:

    Zonja Xhoxhaj nje nga njerezit me te ndershem te kesaj drejtesie, ndoshta njeriu me i ndereshem. Profesioniste e zonja . Jua tregoi vendin kur ju tha nuk njihni ligjin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje