Patriarku, një mik i Putinit! Ja kush është drejtuesi i kishës ruse

28 Prill 2018, 19:14Bota TEMA

Emri laik i patriarkut të Moskës dhe të gjithë Rusisë është Vladimir Mikhailovich Gundyayev, emër ky i lakuar shpesh nga mediat për kontraditat që ai ka krijuar.

Kirili lindi në nëntor 1946 në një familje fetare dhe në të njëzetat u angazhua në jetën e kishës, duke ngjitur shkallët e hierarkisë së saj, por vetëm pas viteve ‘90 do të bëhej i njohur.

Fillimisht Kirili shërbeu si arqipeshkv dhe më vonë si Metropolit i Smolenskut dhe Kalinigradit, e si kryetar i departamentit të kishës ortodokse për lidhjet e kishës me jashtë.

Në këtë post Kirili shkaktoi edhe polemikat e para, pasi mori nofkën “Metropoliti i duhanit” dhe u akuzua nga mediat se kishte fituar miliona duke shfrytëzuar të drejtën që ju dha kishës për të importuar cigare pa taksa në vitet ‘90.

Kirili u përball ashpër me krahun konservator të Kishës ortodokse ruse që e akuzuan se po afrohej me kishën katolike, megjithatë në 2016-n ai u bë patriarku i parë i kishës ruse që u takua me një papë, pikërisht me Papën Françesku.

Kisha nën drejtimin e Kirilit, përsa i përket çështjeve kulturore dhe sociale, ka bashkëpunuar shumë me shtetin rus të Vladimir Putin, si dhe ka mbështetur zgjerimin e fuqisë ruse në Krime dhe Ukrainën Lindore.

Kirili njihet edhe për një nga komentet e tij më të debatueshme, atë për të drejtat e njeriut, të cilat i cilësoi herezi dhe në kundërshtim me Biblën, edhe pse nuk sqaroi se cilat të drejta të njeriut ai kundërshtonte.

3 komente në “Patriarku, një mik i Putinit! Ja kush është drejtuesi i kishës ruse”

  1. Zigur Qarri says:

    Ne zgjedhjet Presidentciale te 2012-tes,ky mjekerrcjapi,do ta cilesonte Putinin si”mrekulli te Zotit”,duke kritikuar opoziten.
    Sepse eshte mik i Putinit,sepse Kisha ortodokse merret vetem me politike,nuk duhet ta takojn zyrtaret e larte shqiptare.
    Kush e takon,e hengri derrin.M’duket do t’ja ngecin Metes!

    1. ateisti says:

      O zigur qorri me propaganden e enverit jeton akoma ?
      besimtaret e zotit nuk duhen ofenduar kushdo qofte besimi i tyre
      Politikanet shkojne e vine,besimi fetar,ka 2000 vjet qe s’luan vendit.

  2. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Po sigurisht
    që është miku i Putinit!
    i kujt duhet të jetë
    i Edvinit?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje