Historia e panjohur: Si u vra Azem Galica pasi vrau 94 serbë dhe amaneti të varroset sa më thellë nga frika e përdhosjes së varrit

29 Prill 2018, 09:11Politika TEMA

Nga Roland Qafoku*

Nëse Serbia e mbajti për afro 100 vjet Kosovën, gjatë këtij shekulli ajo tokë është larë me gjakun e burrave dhe grave që luftuan me armë në dorë kundër raprezaljeve dhe gjenocidit. Kështu ndodhi atë të martë të nxehtë të 22 korrikut të vitit 1924, kur plumbi i dalë nga pushka e një serbi e plagosi rëndë Azem Galicën për t’i shkaktuar vdekjen 4 ditë më vonë.

SKENA E VRASJES

Pas mesit të natës së 21 korrikut 1924, rreth 2 mijë ushtarë të shoqëruar me 12 topa të ushtrisë jugosllave ia behën në Kosovë duke sulmuar fshatrat Galicë, Mikushnicë dhe Lybavec. Objektivi ishte asgjësimi në masë i shqiptarëve që i kishin rezistuar pushtetit serb.

Mes tyre objektivi kryesor ishte vrasja e Azem Galicës dhe trimave të tij, prandaj rrethimi i kullës së tij ishte pjesa më e rëndësishme e planit të këtij sulmi. Por edhe pse të papërgatitur, rezistenca e Azem Galicës dhe e gjithë trupave të tij, të mbështetur nga e gjithë popullsia e zonës ishte heroike. Gjatë luftimeve një plumb e goditi në shpatullën e djathtë, por plaga nuk ishte e rëndë dhe ai vazhdoi luftimet, edhe pse ishte plagosur.

Pas 8 orë luftimesh me 84 trima të vrarë kundrejt 94 serbëve të vrarë, Azem Galica me bashkëshorten e tij, Shoten, dhe trimat, arrijnë të gjejë një shteg për t’iu shmangur rrethimit. Ishte ora 16.00 e 22 korrikut 1924 kur dy xhandarë po e ndiqnin nga pas, duke qëlluar në drejtim të tij.

Një plumb tjetër goditi gjerdanin e fishekëve rezervë që mbante në brez dhe kjo shkaktoi shpërthimin e barutit të disa fishekëve, duke i sjellë dëmtim të rëndë të shtyllës kurrizore. Që nga ky moment Azem Galica ishte i paralizuar.

I ndodhur në këtë gjendje, shokët e transportuan duke e vendosur në një barrelë të përgatitur me mjete rrethanore. Pas tri ditësh udhëtim me disa ndalesa, Azem Galica vdiq në duart e bashkëluftëtarëve të vet dhe të bashkëshortes Shote. Ishte ora 06.00 i 25 korrikut, kur teksa jepte amanetet e fundit, ai dha shpirt.

AZEMI DHE SERBIA

Për të kuptuar më mirë se kush ishte dhe sa peshë kishte Azem Galica mjafton të sjellim një deklaratë të deputetit të Kosovës, Jovan Magovçeviçi në Parlamentin e Beogradit, më 11 tetor 1923 i irrituar ndaj veprimatrisë së tij.

”Zotërinj, unë i kam dy vota, një si deputet i rregullt i Kuvendit Popullor dhe një si deputet i jashtëm i shtetit të Azem Galicës”.

Për luftën në Arbërinë e Vogël folën qarqet e mëdha politike e diplomatike të Evropës.

Shtypi i asaj kohe e kishte lëndë të parë këtë betejë.

“Në luftën dëshprimtare që u ba, u plaguen 150 shqiptarë. Disa nga këta kanë ardhë për shpëtim në Krumë… Sigurisht Azemi nuk dihet se ku ndodhet.”

Vlen të përmendet se në këto momente doli si kushtrim thirrja që duket sikur kumbon edhe sot:

“Prite Azem Galicën”!

VARRI NGA SHPELLA NË NJË KOMPLEKS PËRKUJTIMOR

Ishte një nga amanetet e Azem Galicës që ta varrosnin në një vend të sigurt, të fshehtë dhe të thellë, në mënyrë që trupin të mos ia gjenin serbët.

Bashkëshortja dhe miqtë e tij e varrosën në një vend ku do qëndronte për 47 vjet. Në shpellën “Çuku që kërcet” të malit të Përçevës, 73 metra thellë, varri i tij u ngjan më shumë atyre të faraonëve të Egjiptit të lashtë.

Në vitin 1974 eshtrat u nxorën prej andej dhe u varrosën në varrezat e familjes në Galicë.

Duhet të kalonin 96 vjet që eshtrat dhe varri i Azem Galicës të merrte nderin që meritonte. Më 19 gusht të vitit 2016 shteti i Kosovës i kreu nderim zyrtar, më dinjitozin heroit të vet.

Teksa eshtrat e Azem Galicës varroseshin për herë të dytë, pjesëmarërsit e ceremonisë shikonin me sytë e tyre një hero që besoi se Kosova një ditë do ishte e pavarur dhe e çliruar nga vargonjtë serbë.

ISA BOLETINI, AZEM GALICA, ADEM JASHARI

Tre heronjtë simbol të Kosovës kanë një lidhje të çuditshme mes tyre. Në vitin 1909 teksa kryengritësit kosovarë marshonin hipur në kuaj në Drenicë për të luftuar kundër serbëve, Isa Boletinit i bëri përshtypje një djalë 20-vjeçar që drejtonte trimat e tij shumë herë më të mëdhenj në moshë se ai.

Pasi pyeti se cili ishte ai dhe shoqëruesit i thanë se ishte djali i Bejtë Galicës, Isa Boletini iu afrua dhe i tha:

“Të lumtë ore djalosh trim. Ti paske vendosur të çosh në vend amanetin e babait tënd, rrugën e tij lufatarke. Zemra m’u bë më mal, sepse Bejta nuk paska vdekur”.

Më 25 korrik 1990 teksa përkulej me plot nderim në varrin e Azem Galicës, Adem Jashari u betua se do të vazhdonte rrugën e lirisë në emër të tij.

Isa Boletini, Azem Galica dhe Adem Jashari, u vranë nga serbët duke u kthyer në simbol të luftës për liri.

10 fakte

Azem Galica është një nga heronjtë më të paepur për liri në historinë e Kosovës ndaj pushtimit serb

Bashkë me Isa Boletinin dhe Adem Jasharin, Azem Galica ra dëshmor duke luftuar me armë në dorë ndaj ushtrisë serbe

Azem Galica deri ditën që ndërroi jetë kishte 14 vjet që luftonte me armë në dorë me çetën e tij kundër pushtetit serb në Kosovë

Pas dy vitesh qëndrimi në burgun e Pozharevcit, në Serbi 1913-1915, Azem Galica u arratis dhe jetoi për shumë kohë i fshehur nga xhandarmëria serbe

Azem Galica komandonte çetën e tij me qindra luftëtarë, të gjithë burra të zonës së Drenicës që përfshinte edhe fshatin e tij Galicë

Azem Galica vdiq i plagosur dy herë teksa luftoi i rrethuar në kullën e tij nga 2 mijë ushtarë serbë që sulmuan të gjithë zonën e Drenicës

Edhe pse në gjendje të rëndë, shokët e tij arritën ta largojnë nga rrethimi, por ai vdiq dy ditë më pas nga plagët e marra

Azem Galica ishte martuar me Qerime Halil Radishevën nga Mitrovica, e njohur si Shote Galica, që u bë edhe bashkëluftëtarja e tij në çdo betejë

Shote Galica ishte në çdo moment gjatë luftimeve të Azemit, kur ai u plagos e deri sa ndërroi jetë

Në vitin 1926 Shote Galica shpërngulet të jetojë në Shullaz të Fushë-Krujës dhe vdiq një vit më vonë aty, më 3 korrik 1927, në mjerim dhe e papërfillur nga shteti i Ahmet Zogut, president në atë kohë

*Marrë nga libri “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar 1912-2017” /Përgatiti për botim TemA/

 

14 komente në “Historia e panjohur: Si u vra Azem Galica pasi vrau 94 serbë dhe amaneti të varroset sa më thellë nga frika e përdhosjes së varrit”

  1. Azem Galica nje trime i madhe,dhe kemi miqasi ne galice lubavec etj.
    Azemi kishte edhe gruan Shote galica nje trimersh e madhe.
    Isa Boletini nje gjeneral krye hero se ishte ne balle te armikut serbe ne veri te kosoves.
    Isa boletini motorri boing i luftrave ku der tirkut dhe kunder serbit,madje ka shenime se ka thyer ne burg ne selanik se bashku me 250 ushtar te tije dhe ka liruar te burgosurit shqiptar.
    Isa shume i madhe ne tri.eri dhe heroizim,ku kontriboj me eliten e tije shqiptare intelektuale ne shqiperi per pavarsimin e trojeve shqiptare,ku isa boletini kontriboj edhe ne diplomacj,por shtete anti islamo shqiptarve dhe pro kristiano serbo greko malazezve na tradhtuan.
    Adem jashari nje hero me hamzen e baben shaban ne luften e fundit.
    gjithe keto luftra e sakrifica per ta grabit ne funde shtetin tone pjellat turke si hashim thaqi e erdi ramadan ottomani.

  2. ELIOT says:

    NUK CUDITEM …ZOGU ENVERI E KISHIN MENDJE PER TE MBUSHUR XHEPAT … DHE JO PER TE NDERUAR HEROJTE E VERTETE …. TRIMAT SHQIPTARE … PRANDAJ AS TE MOS FLITET ME PER KETO NDYRESIRA JO SHQIPTARE ….BRAVO AZEM GALICA … NA BEN TE JEMI FIERE ME TY …. RINIA TE MARRI SHEMBULL NGA KETO TRIMA …JO NGA RAMA BERISHA QE JANE TE KORRUPTUR ..

    1. ben says:

      Eliot-pamvaresisht se si ka qene Enveri, duhet me thene te verteten qe ne Kohen e tij nderoheshin heronjte e luftes per liri te Kosoves. Historine e heronjte kosovare e kam lexuar ne shkollen tetvjecare. Ke inat, jepi hakun …

  3. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

    Mos te harrojme se Azem Galica gjate Luftes se Pare Boterore luajti nje rol shume negativ. Ai ishte aleat me serbet ne lufte kunder Austro-Hungarise. Gjate asaj periudhe Azemi bashkepunoi me cetnikun serb Kosta Pecancin.

  4. Liri says:

    Faleminderit I nderuar Roland. Edhe Shqiptarizmi ka apostujt dhe martiret e tij. Qofshin bekuar.

  5. "BOHOTINA" says:

    Krahasojeni kete Azem me Azem Hajdarin , cubin qe s’ la poshtersi pa bere.

  6. Thanasi qe ta plasi says:

    Ahmet Zogji nuk ka treguar kujdes per Shoten? Nuk ka mundesi! Ai ka qene edhe vete luftetar i madh. Patriot po se po. A ju kujtohet se me sa heroizem e mbrojti Shqiperine ne 7 Prill 1939. Me arme ne dore. Ne prandaj e kemi nderuar me gjithe ate shtatore ne bulevard. O popull legen qe nuk shkoni ti hidhni litarin ne qafe dhe tia zvarrisni shtatoren rrugeve

  7. Fiku says:

    Qa ka thane!!! Shote Galica kari n’pidh… e duart n’cica…?????

    1. artisti tr says:

      Ore tema po ju nuk publikoni komente te hajrit vetem se shprehin mendim te kundert. Ca jane keto komente me gjuhe alabakesh dhe ordinere qe nxirrni? Mire debili qe shkruan keshtu, po dhe ju me idiota qe i publikoni

    2. Albani says:

      Po ore Fiku
      ate ka thane,por ne te mamase tende.

  8. Kurtha ja ka ardhe shqiptarve nga imponimeve bullgare dhe dhenja e fes ortodokse me firce te shqiptaret.
    dhe pushtimi turk dhe imponimi i fes islame te shqiptaret.
    Cka ndodhi pastaj:ne qdo lufte e sakrifica u vete shantazhua kombi shqiptar,ku lufto e shporre turkun,dhe instalo grekun serbin,maqedobin dhe malazezin.
    se vetem fet e imponuara ortodokso-islame nuk i lane te irijentohen shqiptaret kah identiteti jone ikir me fe te lashta katolike,por si ta praktikoj dikush fen e huja ortodokse dhe islame,automatikish edhe anon dhe e done armikun pushtues dhe largohesh nga jdentiteti shqiptar.
    pra me identitete falce,edhe shteti behet falco,dhe vdes prespektiva ,si ne luften e fundit te uçk,ku vdtem u sakrifikua per nje kosove turko-arabe,dhe jeta e shtetit te kosoves ,eshte si jeta artificial e nje personi pa retman adekuat..

  9. Baliu says:

    Azem Galica ka qene i martuar me nje grua tjeter, kurse Shoten e ka pase dashnore ne terren. Sido qofte ai ka bere lufte per nje periudhe me te gjate kohore, por ky “komandanti legjendar” Jashari, sa vjet luftoi, sa lufta i fitoi, sa ushtar i pat. Azem Galicen e plagosur e strehuan bashkeluftetaret e vet, po Adem Jasharin a e strehuan “komandantat e Rognerit”, qe mbas qlirimit te Kosoves nga NATO, me foton e Adem Jasharit ne dore marshonin neper stadiume, gjoja si qlirimtar. Keta te fundit jan thjesht plehu i Kosoves.

  10. DRENICA E KUQE says:

    Shkrim i mire dhe i qelluar. Por, nganjehere ia fusni kot edhe ju gazetare e historiane.
    Shkrimi i pare per varrin e thelle 73 metra nen toke te heroit shqiptar Azem Bejte Galica e ka publikuar revista kroate e Zagrebit, Vjesnik u Srijedu /VUS/ ne vitin 1971, me titull “Grob 73 metra ispod zemlje” (Varri 73 metra nen toke), ne dy faqe te plota, shkruar nga shkrimtari dhe publicisti shqiptar Nebil Duraku, eshtrat e te cilit i nxori asokohe mesuesi dhe veprimtari I palodhshem Abdyl Krasniqi, nismetar I Kompleksit Azem Bejte Galica, ne Perçeve, ne afersi te Shpelles, buze rruges Prishtine-Peje.
    Azem Bejte Galica u vra duke luftuar per Shqiperi, siç u vrane edhe bashkelutetaret e tij, te Ise Boletinit dhe te Adem Jasharit…
    Por, e dini kush e vrau per se vrari?
    E vrau ish-Presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu, duke ia hequr emrin e shkolles Azem Bejte Galica dhe duke ia vene emrin e gjyshit te tij per kontributin e hoxhllekut!… Turp e marre, o shqiptare – se ky dhe jep veç gomare!…

    DRENICA E KUQE

  11. Arber says:

    Nuk e kuptoj se qka janë keto legjenda cubash? Kjo vetem histori nuk mund te jetë! Keto janë perralla per filma vizatimorë! Sidomos kur ngaterrojnë cuberinë me patriotizem e me sherbim ndaj atdheut! Per atdhe kanë punuar ne Lidhjen e Prizrenit, Ibrahim Rugova, Shaban Polluzha e ndonjë tjeter i rrallë…Duhet dalluar historia nga tregimet artistike…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje