Turpe zvicerane!

29 Prill 2018, 21:07Rajoni TEMA

Kurdisje tenderësh në një kanton, furnizim i Sirisë me lëndë kimike – edhe në një shtet funksional si Zvicra ndodhin skandale.

Nga Enver Robelli

Janë disa klishe për Zvicrën që nuk zhbëhen. Vend i orëve, i lopëve, i çokollatës, i qumështit, i ca instrumenteve komike muzikore për çobanë, vend i djathit, i bankave, i kambanave të lopëve.

Edhe vetë mediat zviceranë lozin me klishe kur kritikojnë vendin e tyre. Kur në vitet ’90 organizatat hebraike në SHBA dhe qeveria në Washington kritikonin Zvicrën për fshehjen e parave të hebrenjve, të cilët gjatë Luftës së Dytë i kishin deponuar kursimet e tyre në banka në Zürich e Gjenevë e gjetiu, televizioni zviceran emitoi një skeç humoristik: kameramani hyri në bodrumin e një banke dhe duke hapur dollapët befas në njërin prej tyre u shfaq Adolf Hitleri.

Ka edhe klishe të ndritshme për Zvicrën. Ky vend është themelues i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, i cili kujdeset që të burgosurit gjatë konflikteve të trajtohen në mënyrë humane. Zvicra ofron prej shumë dekadash shërbimet e mira në politikën ndërkombëtare: diplomatët zviceranë përfaqësojnë interesat e shteteve të ndryshme kur këto shtete i kanë raportet e acaruara.

Në Kubë dhe në Iran Zvicra ka përfaqësuar (ose përfaqëson) interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nuk është klishe, por e vërtetë: Zvicra është vend i pasur, ndër më të pasurit në botë, madje ka intelektualë zviceranë që thonë se problemi më i madh i Zvicrës është se ka shumë para.

Se (vetëm) paraja nuk të bën të lumtur, tregon fakti se Zvicra hyn në mesin e shteteve me nivelin më të lartë të vetëvrasjeve në botë.

Edhe në një vend funksional si Zvicra, ku sundon ligji, ku kontrolli nga mediat është i rreptë, ku qytetarët janë të emancipuar politikisht dhe ndëshkojnë politikanët në zgjedhje nëse e teprojnë me keqqeverisje, pra edhe në Zvicër ka skandale. Madje të tipit ballkanik. Javën që shkoi portali «Republik» i Zürichut në një seri shkrimesh solli detaje tronditëse mbi manipulimin e tenderëve të ndërtimtarisë në kantonin Graubünden.

Gazetarët portretuan një ndërtimtar, i cili tregoi se si firmat ndërtimore ishin marrë vesh për ndarjen e tenderëve në Graubünden. Në takime të mbajtura para se të konkurronin për një tender, firmat ishin marrë vesh për kurdisjen e çmimeve, për ofertat që do të bënin dhe për firmat do të fitonin.

Një kartel mafioz, i cili s’mund të funksiononte pa dijen e politikanëve lokalë, disa prej të cilëve mbanin pozita edhe në shoqatën e ndërtimtarëve të Graubündenit.

Kritikat kundër kësaj mafie ndërtimore janë të mëdha, nga autoritetet priten hetime të reja, por duarkryq autoritetet nuk kanë qëndruar as në të kaluarën: Komisioni i Konkurrencës i Zvicrës ka gjobitur disa firma për manipulim tenderësh.

Pas raporteve të fundit mediale presioni mbi politikën do të shtohet, së shpejti në Graubünden do të zgjidhen anëtarët e qeverisë dhe pritet se disa prej tyre që synojnë të rizgjidhen do të ndëshkohen nga populli.

Izopropanol! Kështu quhet një lëndë kimike, të cilën një firmë zvicerane e ka eksportuar në Siri. Me këtë lëndë mund të prodhohet edhe gazi nervor sarin. Lënda është eksportuar edhe pas vitit 2013, pra pasi regjimi i diktatorit Bashar al-Asad kishte përdorur gaz nervor ndaj kundërshtarëve të regjimit.

Ndoshta kurrë nuk do të mësohet nëse izopropanoli zviceran vërtet është përdorur për prodhim të sarinit, por eksportimi në Siri është një njollë e madhe për Zvicrën, një turp.

Sipas ligjeve zvicerane eksportimi i izopropanolit nuk ka qenë i ndaluar dhe burokratët në Bernë i janë përmbajtur ligjit dhe jo humanizmit. Por në rastin e Sirisë duhet pasur kujdes edhe kur eksporton rrëmojëse të dhëmbëve – e lëre më lëndë kimike.

20 komente në “Turpe zvicerane!”

  1. Shoku Enver says:

    Meru me Qi irine Rama, mos beni si anal iste nderkombetar

  2. Arbeni says:

    Zotni Enver Robelli, po ta perkthej kete artikullin tend ne gjermanisht per zonen e Zvicres Gjermane dhe frengjisht per zonen e Zvicres frankofone, ty do te vij turp. Sepse Zvicra te hapi dyert dhe te beni nje cope njeri qe po bohesh bukeshkal zotni.
    Nuk eshte hera e pare qe zotrote shkuan broçkulla apo perkthime te “20 minuten” qe nuk jane gazeta por fletushka.
    Shkruaj po deshe qe te edukosh pak bashkatdhetaret e tu kosovare (shqipetarofone apo albanofone si te duash) dhe mos humbe kohen duke shkrojtur kundra Zvicres qe po te mban me buke. Sepse 1/3 e shqipetareve te Kosoves ne Zvicer nuk punojne por jane ose ne papunesi, social apo sigurime mjeksor invaliditet. Shkruaj po deshe per ata kosovar qe marin roge te sigurimit mjeksor dhe jetojne ne Kosove por jo broçkulla.
    Hajt Tung per sone dhe mjaf mo me leksionet bastarde.
    Shqipetari i vertet.

    1. Skenderbeu says:

      Ta futshin në gojë e gjithë Zvicra o Arben muti !

    2. Rrobeli. says:

      Arbeni.e ju qonja motren zvicranve le te bishkiratin.
      majmuni i vogel ju 8 tregoni shqiptarve se kush eshte zvicra pa ken kurre ne zvicer.
      Shteti zviceran eshte shteti me anti shqipar be glob,pas grekve,serbe e ruseve.
      Zvicra i beri t3 gjjitha kunder bombatdimit te serbis ne 1999-2000 te ,saqe ndaloj edhe hapsiren ajrore.
      Zvicra ngriti pqdi te muntuar falco kundwr uçk-s.
      Zvicra me te gjitha forcat provoj te ndale pavarsin e kosoves,dhe u revltuan ma shume se rusia greqia pas shpalljes se pavarsis se kosoves.
      saqe gazetat raciste shkruajshin.si eshte e mundur ta njof amerika pas 24h shpallje pavarsie.
      Zvira s,deshi ta njof kpsoven,por ne sy te evropes dhe nga frika amerikane.
      12 vota per njofje te kosoves,5 anti dhe 7 fallco si pro.
      ZVICRA e tha se do ri shqyertoj njofjen perseri.
      zvicra me gazetar serbe ne la tribun de geneve qet tituj te mdhenj ne 94ten,se shqiptaret jane te pa deshirushem ne zvicer.
      zvira femrat preferojn shqiptar per … por shteti ne urren.
      Baju bestiol ju tju tregoni shqiptarve per zvicer,kur ka shqiptar qe 3 her jane martuar me zvicetane dhe qe 30 vite i njofin sekretet e tyre.

    3. Justinian - Illyrian Emperor says:

      Arben bastardi, kompleksi i katunareve shqiptare eshte teper i madh, dhe eshte nder problemet me te medha te shqiptareve sot.

      Une nuk e di o bastard se ku i degjon ti keto gjera, por kosovaret kane qindra mijra biznese ne Zviucer dhe jane dner biznesmenet dhe njerezit em te pasur atje.

      Nuk i mban njeri me buke atje, sepse ata kane 30 vite ne zvicer dhe jane investitorte me kohe.

      Jane shume me shume zviceriane me ndihma sociale atje sesa jane shqiptare.

      mos na mbo shume kurvat dhe drogaxhinte e zvicres

  3. lavdi xhaxhit says:

    Keto qe po thote ky mikro Enveri i Zvicrres i ka thene me kohe Enveri i Madh I Gjirokastres..
    .
    Biles hakshe-hakshe i ka thene ” Enveristi” Henry Ford (July 30, 1863 – April 7, 1947)

    Henry Ford, Sr., who said in substance,

    “It is perhaps well enough that the people of the nation
    do not understand our banking and monetary system,
    for if they did,
    I believe there would be a revolution
    before tomorrow morning.”.

    1. Illyrian Kings says:

      Fordi e ka pasur per cifutet kete gje faktikisht… ai kupto se pushteti politim dhe monetar dhe amerik dhe biranti kontrollohej nga zionistet cifute

  4. razo says:

    Zvicra ka shume para sepse aty sjell parate per te pastruar e gjithe bota kriminale qe nga Kolumbia e deri ne Rusi… Kane edhe fytyre dhe akuzojne shqiptaret per mafioza!

  5. Juli says:

    Po keshtu jane keto Koqevaret, kur vijnë ja bajn “aman bree ” pastaj i mësojnë të gjitha hilet se si me genjyer per te zhvatur shtetin.
    Dhe tani i shajnë nga mbrapa te gjithë ” aaaa bre shtet i keq , pasiv,……”

  6. Labi says:

    O Enver pse nuk flet per turpet e verteta te Zvicres po del e na ben artikuj te perkthyer nga shtypi Zviceran, pse nuk flet per ato qe i behen Shqiptareve nga drejtesia Zvicerane, pse nuk flet per lobin Serb ne shtypin atje,pse nuk flet per manipulimin qe i behet kosovareve kunder Shqiptareve te Shqiperise, pse nuk flet per Shqiptaret e denuar dhe qe mbahen ne burg per dyshime dhe pa prova, dhe plot e plot te tjera.

    1. Illyrian Kings says:

      E di si eshte puna o lab…. une nuk di se cfare manipulimesh behen atje kundrejt kosovareve dhe shqiptareve te shqiperise dhe sesa shqioptare mbahen ne burg pa prova, por di qe ne i ikemi qr robt o vlla, se nje pjese te madhe te droges dhe undergroundit e kontrollojne shqiptaret ne zvicer dhe nuk i vej faj per kete pjese…

      kur ne shqiptaret ankohemi ngjajme si zezaket e amerikes dhe kete jese e kam shume inat.

      Nuk u vej faj zvicerianeve per dyshimet e tyre…. te njetjen gje do beja edhe une me shume shqiptare ne shqiperi…. por sigurisht keto jane poune ttona dhe nuk do te thote qe te kemi komplekse inferioriteti kunder zvicerianeve.

  7. KAONIA says:

    Sa naiver e varfer jeni ne mendje o njerez,keto qe thote gazetari jane te verteta .Per leksione jane te paret keta miqte po harojne qe vete pijne me shume se gjysmen e heroines ne europe ,po mbase dhe ashtu i kane politikat qe ti mbajne njerzit ne gjume.Si do veje halli i shqitareve me 25000 leke rroge ne muaj pa keta tallin trapin .Edhe kur zini ne goje Enverin nga Gjirokastra lani gojen..

  8. Ad says:

    Epo c’gazetar (e c’gazetari!).
    Meqe jetoke ne Zvicer e qenke qyteteruar ca, Zoti Robelli duhej te kish kuptuar qe ne cdo vend ka njerez qe tentojne te thyejne ligjin (e aq me shume kur ne ta kane zbarkuar kaq italiane, turq, shqiptare – prej kosove ose jo). Shteti quhet funksional sepse eshte i afte t’i kape e t’i denoje, mediat t’i denoncojne etj etj.
    Keto lloje j lajmesh i nxjerrin ne pergjithesi ca kokrra idiotesh qe pretendojne te justifikojne jofunksionalitetin e shtetit te tyre me problemet e pretenduara te te tjereve…

  9. mateo says:

    Shkruam mafiozi qe ne gen shqiptar kunder shtetit model te Zvicres!
    Si nuk ke turp more gomar komplet?
    A i mbarove hallet e Kosoves qe je hedhur te zgjidhesh hallet e Zvicres?
    Kush je ti more plehre qe akuzon nje shtet te tere pse ne nje fshat te Zvicres qenka prishur tenderi?

    1. Illlyrian Emperor Constantine says:

      Ik mor hajvan, se ai nuk shkruajti qe te shaj zvicren por qe te tregoj se edhe ne zvicer ndodhin gjera te tilla.

      Zvicerianet jane nje tufe kurvash dhe drogaxhinjsh dhe asgje me shume, qe pastrojne parate nderkombetare te krimit.

  10. Bravo mr enver rrobeli,se kastrvecat ne komente dojn ti tregojn shqiptarve se kush eshte zvicra…..

  11. swiss says:

    I ndjeri Gadafi tha Zvicra duhet te shkrihet dhe kam frike se kishte te drejte !!!! Zviceranet jane me ate shprehjen ban cate thom vete e mos bon cka boj vete per kete punen e ktij helmit mund te jete e vertete!

  12. innocenti says:

    sviceranet nuk kane faj ato nuk e dine se kjo lende perdoret per sarin!!!!?????
    http://www.swissinfo.ch/eng/swiss…..isopropanol

  13. Samet says:

    Zot. Robeli, mos ja fute kote per Isopropanolin, mire paska bere Zvicrra qe paska exportuar Isopropanol ne Siri,
    ju paska ndihmuar shume Spitaleve te sirise dhe te Plgosurve te luftes qe nuk jane pake. klm

  14. de bruxel. says:

    Zvicra ka te mira dhe te kqija fatale.
    vende i bukur dhe pasunik e banka te njoftura,por nuk jane edhe te gjjthe te pasur,por vetem nje kategori..
    a eshte vendi me suvazhe per shume te drejta njeriu,ku edhe ekzekutohen njerze me medikamente,zyrtarisht,dhe fshehtas nga regjimi dhe dr kriminelel.
    rreziku me i madhe eshte nga dr medicine,qe fare apsolutikisht fare nuk kane te bejne me medicine logjike e normale,por dr kanibale.
    ku Suiside vetvrasje nga semudje qe kalojn ne padurim… dhe erroret qe i bejne dr kanibalat,eshtte vetvrasja me e madhe ne planet,por kokd banori dhe km2 shteti.
    edhe vet gazeta e kane thane,se zvicra ka triste rekorde per suicide,por kinse per tjera probleme,a faktori prancipal eshte regjimi i eger suvazh zviceran,ku qdogje maskohet e fshihet nga dr dhe shteti
    lexoni 365 gazetata e tyre ne portale elekronike,dhe kurre skeni shance ta lexoni nje titull gazeta per te drejtat e njeriut ne zvicer.por vetem flolin per shtetr tjera dhe per te huajte ne zvicer si ti kritikojn se pari shqipetaret a vete shteti zviceran ekzekuaton njerze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje