E ftuar ne emisionin KAPITAL ne Vizion plus me Aleksander Furxhi, Kryetarja e Autoritetit te Dosjeve te Sigurimit Gentiana Sula tregon se si dhe perse kampi i internimit te Tepelenes erdhi ne qender te debatit publik.
Ajo thote se nuk pritej qe aq shume njerez te mbijetuar nga kampi, ose familjare te tyre, te vershonin me deshmi, rrefime dhe kujtime te dhimbshme per kushtet cnjerezore te kampit te ngritur 7 dekada me pare.
Lidhur me volumin e punes dhe dokumentacionit te Sigurimit te Shtetit, sot nen administrimin e Autoritetit AIDSSH, rezulton se aktualisht 14 mije dosje jane te inventarizuara ne menyre elektronike. Fjala eshte per dosje te personave te hetuar dhe denuar gjate komunizmit per veprimtari politike.
I gjithe dokumentacioni ne zoterim nga Autoriteti AIDSSH permban rreth 23 milion faqe te shkruara dhe te ruajtura ne 46 vite te regjimit komunist
Tashme Autoriteti zoteron rreth 30 mije dosje te punes per oficere, neoficere, punetore operative dhe civile te tjere bashkepunetore te Sigurimit te Shtetit
Znj. Sula thote se ka ardhur ne rritje numri I kerkesave nga publiku per informacion mbi dosjet. Rreth 280 kerkesa u paraqiten gjate vitit 2017, prej tyre rreth 50 kerkesa erdhen nga institucionet kushtetuese per verifikim te kandidateve per poste te larta shteterore.
Kane kaluar ne filtrin e verifikimit te pastertise se figures 821 zyrtare apo kandidate per poste publike, nga keta 795 kane rezultuar pozitive
Kane kaluar ne filter 197 kandidate per organet e vetingut
Ne dyert e Autoritetit te dosjeve u paraqiten 51 kandidate per KLGJ e KLP nga shoqeria civile e bota akademike, nder te cilet 4 kane mbetur ne “rrjete”.
Zonja Sula! Ne vitin 1989 Ish ministri i Brendshem Gramoz Ruçi me nje urdher te tij te mbeshtetur ne ligjin e kohes urdheroi asgjesimin e te gjitha dosjeve operative, te bashkepuntoreve etj qe nuk kishin vlere historike!!!!!!!!. Nje asgjesim te tille te dosjeve sekrete me keto permasa nuk kishte ndodhur kurre ne rregjimin komunist. Mund te na japesh nje informacion te detajuar se sa ishte sasia e dokumentacionit sekret qe u asgjesuan, dhe a jane proces verbalet e asgjesimit te detajuar?
PERSHENDETJE! SHUME PERPJEKJE PO BEHEN PER HAPJEN E DOSJEVE. POR DERI TANI ASGJE NUK KENI BERE. dUKE LEXUAR ATO PAKE DOSJE TE HAPURA NUK KUPTON SE CFARE ESHTE ZBARDHURE KURE NE VEND TE EMERAVE TE PERSONAVE VENDOSNI SHIRITA TE ZINJ DHE QE NUK LEXOHEN;
Ju lutemi bejuni serioze dhe hapni ose mbylleni pergjithmon por mos u tallni.per kampin e Tepelenes jane bere disa shkrime dhe vazhdon te shkruhen perseri ; NE SE DONI TE HAPNI DOSJET BEJENI ME PERKUSHTIM DHE TRASPARENT NDRYSHE LODHENI KOTE;Te krijohet pershtypja dhe ngandonje here bindja se do te shfrytezohen per qellime dhe interesa paesonale.
PERGJIGJUNI!
Znj.Suela, dosjet jane shume, ato tashme jane hapur, mos u shperndani shume ne te re ate lume dosjesh se ato nuk jane per te hapur lufte midis brezave apo midis klasave apo shtresave te ndryshme te shoqerise, por duhet ti sherbejne historianeve dhe studjuseve per te njohur te kaluaren tone. Mendoj se nuk eshte detyra juaj studimi I dosjeve, ju mendoj keni detyre vetem ti sistemoni ato dhe ti beni te aksesueshme per cilindo qe kerkon te dije dicka nga e kaluara. Ne keto kushte mendoj se grupi juaj I punes duhet te mos flasi vend e pavend por ti japi te drejte publikut te njihet me keto dosje.